Connect with Us

Sulm në një xhami në Oslo

Bota

Sulm në një xhami në Oslo

Publikuar

-

Policia në Norvegji arrestoi autorin e një sulmi, i cili hapi zjarr në një xhami në Oslo të shtunën, duke lënduar një person që e frenoi atë. Sipas policisë, personi është një norvegjez në të 20-tat dhe se jeton në afërsi të xhamisë ku e kreu sulmin që po hetohet si një sulm i mundshëm urrejtjeje. Më pas në shtëpinë e tij, u gjet trupi i një gruaje të re. Deri tani i dyshuari ka refuzuar të flasë rreth motiveve të sulmit.Kryeministrja norvegjeze Erma Solberg, mori pjesë në lutjet e së dielës në një ambient të improvizuar të një xhamie në një hotel në Oslo, një ditë pas sulmit.

“Mendoj se duhet të vazhdojmë përpjekjet për të luftuar gjuhën e urrejtjes. Kemi një plan të veçantë veprimi, jo vetëm për islamofobinë por gjithashtu edhe shumë çështje tjera ku kemi gjuhë urrejtjeje. Duhet të punojmë në shkolla, që të rrisim ndjeshmërinë e tyre, të kuptojmë njëri-tjetrin. Më vjen keq ta them, por nëse shoh faqen time në Facebook, nuk janë të rinjtë problem, janë të moshuarit që kanë mendime dhe pikëpamje që janë ekstreme kundër islamit. Ne po mundohemi ta luftojmë këtë, por është e vështirë. Është sfidë jo vetëm për ne, por gjithandej në botë”, tha kryeministrja Solberg.

Një zëdhënës policie tha se i dyshuari jeton në afërsi të xhamisë që e sulmoi ndërsa personi që u lëndua lehtë nga sulmi në xhami, po përpiqej që ta ndalonte sulmuesin, gjë që edhe e kishte arritur. 75 vjeçari po lexonte Kuranin kur sulmuesi hapi zjarr.

“Sulmuesi hyri nga dera e pasme. Filloi të gjuante dhe pastaj unë kërceva mbi të. Ia mora pistoletën dhe e hodha. Ai më lëndoi pasi më futi gishtin në sy.”

Pastaj reagoi edhe udhëheqësit fetarë të xhamisë, i cili e mbajti sulmesin të shtrirë në tokë derisa erdhi policia.

“Unë isha ulur mbi sulmuesin. Pashë bluzën e tij me mbishkrimin NATO. Kishte veshje ushtarake dhe këpucë të zeza. Në rrip kishte shumë plumba. Ishte i përgatitur. Kishte veshur një jelek anti-plumb. Pashë shumë gjak në tokë dhe isha i shqetësuar për heroin tonë, i cili arriti ta pengojë sulmuesin dhe të shpëtojë shumë jetë”, tha njëri nga udhëheqësit e kësaj xhamie, Irfan Mushtaq.

Ai kërkon marrjen e masave që sulme si këto të mos përsëriten dhe thotë se Islami nuk është problem për shoqërinë, ndonëse sot perceptohet si i tillë.

“Për shumë vite, është thënë se myslimanët janë rreziku më i madh për vendin, por nëse i shikon dy incidentet e fundit terroriste, nuk janë kryer nga myslimanët. Kjo po ndikon në jetët e fëmijëve tanë. Çdo ditë na bien në qafë”, tha njëri nga udhëheqësit e kësaj xhamie, Irfan Mushtaq.Policia njofton se deri tani, i dyshuari për sulmin ka refuzuar të flasë mbi motivet që e kanë shtyrë të sulmojë në xhami.

Pasditen e së dielës, autoritetet e sigurisë kanë gjetur trupin e një gruaje të re në shtëpinë e tij, por nuk kanë dhënë më shumë hollësi lidhur me këtë./VOA/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

14-vjeçarja nga Britania është “përdhunuar nga një punonjës shqiptar”, teksa pushonte në Korfuz me familjen

Publikuar

-

Një vajzë 14 vjeçare nga Britania  supozohet të jetë përdhunuar nga një punonjës shqiptar, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e saj në Korfuz.

32 vjeçari u arrestua ditën e djeshme, pasi prindërit e të miturës kanë denoncuar rastin në polici, në Dassia, në lindje të ishullit grek, të mërkurën.

Mendohet se burri ka rrëfyer se ka tentuar të dhunojë seksualisht dhe është identifikuar menjëherë nga vajza, raporton The Sun.

Një burim është shprehur se: ” Ai është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer për përdhunimin. Kundër tij është hapur një çështje në polici.”

Vendasit janë shprehur se janë të shokuar nga ky incident dhe drejtoria e sigurisë në Korfuz po heton mbi ngjarjen.

Të tilla ngjarje ku një fëmijë përdhunohet nga një punonjës i hotelit janë të padëgjuara më parë në këtë zonë, raporton Keep Talking Greece.

Detajet për krimin e supozuar nuk janë shqyrtuar ende nga autoritetet në Greqi, por adoleshentja është mbështetur nga familjarë dhe zyrtarë të policisë.

Oficerët e policisë nuk e kanë zbuluar ende në cilin prej hotele po qëndronin 14 vjeçarja me prindërit e saj në ishull.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme konfirmoi se ata po ndihmojnë familjen britanike dhe janë në kontakt me policinë greke.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tragjedi në Bangladesh/ Zjarri shkrumbon 2500 shtëpi

Publikuar

-

Një zjarr i madh është përhapur me një shpejtësi të madhe duke shkrumbuar 2500 shtëpi në kryeqytetin e Bangladesh. Qindra banorë të kësaj zone kanë mbetur në rrugë pasi zjarri ka shkatërruar çdo gjë. Fatmirësisht nuk ka raportime për të vdekur apo të humbur, por shumë prej tyre kanë marrë lëndime të ndryshme në trup.

Zjarri nuk u ndal për 6 orë dhe ka djegur të gjithë zonën e Xhilparit. Shkaku ende nuk është bërë i ditur.

Një nga banorët u shpreh se epiqendra e zjarrit ishte në njërën nga njësitë shumë pranë kryeqyetit dhe më pas ka përfshirë të gjithë zonën.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Jam gati të marr frerët e qeverisë”/ Një tjetër kandidat për tu bërë kryeministër i përkohshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Publikuar

-

Ken Clark është shprehur mbrëmjen e kaluar se është i gatshëm të bëhet kryeministri i përkohëshëm për të ndalur Britaninë të dalë nga BE pa një marrëveshje në 31 Tetor. Kancerlari i Torit deklaroi se qeveria e kombeve të bashkuara se kjo është e nevojshme sepse ai beson se vendi po përballet me një krizë të ngjashme me atë të viteve 1930 dhe dy luftrave botërore.

Deputeti dëshiron të ndalë një Brexit pa marrëveshje dhe po kosiderojnë të largojnë Boris Johnson nga Doëing Street duke mos e votuar, por shumica prej tyre shprehen se ende nuk kanë gjtur një emër për ta zëvendësuar. Lideri i Partisë Labouriste Jeremy Corbyn u vetëofrua të bëhej kryeministër i përkohshëm, por kjo u refezua nga lideri demokrat Jo Swinson, i cili sugjeroi një figurë si Ken Clarke ose Harriet Harnan.

Ken ka deklaruar për Radio BBC se nëse kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën e krijuar ai është gati të marrë frerët e drejtimit të qeverisë.

LEXO TE PLOTE