LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrjeti i Sorosit në drejtësi/ Si u zhdukën hetimet për gjyqtarin e Apelit?

11 Gusht 2019, 11:01, Aktualitet CNA
Rrjeti i Sorosit në drejtësi/ Si u zhdukën hetimet për

Gjyqtarët dhe prokurorët, nuk fshehin vetëm pasurinë, por edhe të kalurën e tyre të errët profesionale.

Të ndihmuar nga politika, një pjesë prej tyre ia kanë dalë mbanë në këtë grup, dyshohet se bën pjesë edhe gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Kalaja.

Kalaja ka qenë pjesë e trupës gjykuese,e  cila u dha pafajësinë anëtarëve të bandës ?Hakmarrja për drejtësi”, në vitin  2017.

Vendimi ngjalli shumë debat atëherë, gjë që çoi edhe në reagimin e strukturave të larta shtetërore

Bujar Nishani, që në atë kohë,  President me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i kërkoi KLD-së që të niste hetimet për gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda që vendosën pafajësi për gjithë anëtarët e bandës ?Hakmarrja për Drejtësi?.

Me 14.02.2017, Inspektorati i KLD-së filloi hetimin për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

“Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes së transmetuar dhe nga shqetësimi i ngritur nga Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatua se ka vend që Inspektorati i KLD-së, të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale”, thuhej në njoftimit e KLD.

Në media ishte raportuar se hetimi kishte si bazë me akuzën se Kalaja sëbashku me një koleg tjetër, kanë dhënë pafajësi për grupin ‘Hakmarrja për drejtësi” , duke zhdukur nga dosja penale, fashikuj zyrtar e dëshmi, akte eskpertimi e prova të tjera fizike.

Sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë ka ndodhur me hetimet në fjalë, por ajo që dihet është se gjyqtari Kalaja nuk ka ndonjë procedim disiplinor dhe vijon punën normalisht.

CNA.al ka bërë një  vëzhgim mbi pasurinë e tij, sipas të dhënave ta marra pranë ILDKPKI dhe rezulton se deri në vitin 2009 të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes.

Kalaja rezulton pronar i një apartamenti 2+1, përfituar sipas Ligjit të Privatizimit, ndërsa bashkëshortja është bashkëpronare në dy pasuri të patundshme, në një shtëpi të dhuruar nga nëna e saj dhe një apartamenti 2+1.

Në vitin 2009, bashkëshortja ka përfituar një ambjent zyre me sipërfaqe 20 m2 si dhe ka një veturë tip Mercedes Benz në vlerën 14 000 euro.

Në vitin 2014, gjyqtari Kalaja ka deklaruar të ardhura të paguara nga “SOROS”, si ekspert në projektin “Reforma Kushtetuese”, 900 dollarë.

Deri më tani të gjithë ata që kanë pasur lidhje me Soros e kanë kaluar Vettingun dhe janë vënë në pozicione kyçe, pavarëoshst të kaluarës së tyre apo dyshimeve mbi pasurinë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Artur Kalaja.

Viti 2003

Apartamen 2 plus 1 plus 1, përfituar në bazë të ligjit ‘Për privatizimin e banesave shtetërore’.

Bashkëshortja, Flora Kalaja, pronare me 20 % e një apartamenti 2 plus 1 plus 1 përfituar në bazë të ligjit ‘Për privatizimin e banesave shtetërore’.

Bashkëshortja, Flora Kalaja pronare e 1/12, në një shtëpi 2-katëshe dhe një trualli 800 m2, dhuruar nga e ëma Kudrete Hado e cila e ka përfituar sipas vendimit të KKKP-së, nr. 5, dt. 14.11.2001. Trualli është dhënë për ndërtim sipas kontratës së sipërmarrjes së vitit 2002.

Gjendja e depozitës bankare, në shumën 256 448 lekë.

Gjendja e depozitës bankare, në shumën 1 500 000 lekë.

Gjendja cash në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, 734 000 lekë.

Bashkëshortja, Flora Kalaja, të ardhura nga paga si juriste në Drejtorinë Juridike, Bashkia Tiranë, 405 557 lekë bruto.

Viti 2004

Paga vjetore Artur Kalaja 795 926 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 432 000 lekë.

Para Cash në vlerën 100 000 lekë.

Veturë tip Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë

Viti 2005

Paga vjetore Artur Kalaja 967 840 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 432 000 lekë.

Para Cash në vlerën 300 000 lekë.

Llogaria e pagës gjendje 100 000 lekë.

Viti 2006

Paga vjetore Artur Kalaja 1 364 328 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 694 800 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 400 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të djalit shtuar me 200 000 lekë.

Para Cash në vlerën 300 000 lekë.

Viti 2007

Paga vjetore Artur Kalaja 1 141 452 lekë.

Pagesa si ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës në vlerën 30 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 694 800 lekë.

Bashkëshortja marrë nga nëna para të fituara nga shitja e një shtëpie në vlerën 400 000 lekë.

Para Cash në vlerën 700 000 lekë.

Viti 2008

Paga vjetore Artur Kalaja 1 159 536 lekë.

Pagesa si ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës në vlerën 30 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 694 800 lekë.

Para Cash në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2009

Paga vjetore Artur Kalaja 1 159 536 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 694 800 lekë.

Para Cash në vlerën 800 000 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 500 000 lekë.

Viti 2010

Paga vjetore Artur Kalaja 1 159 536 lekë. Bashkëshortja paga në vlerën 694 800 lekë.

Bashkëshortja qira zyre në vlerën 2 400 euro.

Para Cash në vlerën 250 000 lekë.

Shitur apartamenti me sip. totale 130 m2 në vlerën 6 200 000 lekë.

Bashkëshortja përfituar ambient zyre me sip. 20 m2.

Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 14 000 euro.

Viti 2011

Paga vjetore Artur Kalaja 1 154 645 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 694 800 lekë.

Para Cash në vlerën 600 000 lekë.

Viti 2012

Paga vjetore Artur Kalaja 1 471 910 lekë.

Para Cash në vlerën 500 000 lekë.

Viti 2013

Paga vjetore Artur Kalaja 1 152 156 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga aktiviteti i noteres në vlerën 760 819 lekë.

Bashkëshortja përfituar certifikatë pronësie për apartament banimi me sip. 171.75 m2.

Bashkëshortja përfituar certifikatë pronësie për një njësi me sip. 20.2 m2.

Bashkëshortja përfituar certifikatë pronësie për një garazh me sip. 31.72 m2.

Para Cash në vlerën 1 000 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 230 609 lekë.

Të ardhura të paguara nga “SOROS”, si ekspert në projektin “Reforma Kushtetuese”, 900 dollarë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si notere, 1 596 194 lekë.

Gjendja cash, 800 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 000 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 218 863 lekë neto.

Bashkëshortja, Flora Kalaja, të ardhura nga interesat bankare në një bankë të nivelit të dytë.

Djali, Rei Kalaja, të ardhura nga bursa si student i ekselencës në Universitetin Publik të Tiranës, 8 900 lekë/ muaj.

Bashkëshortja, Flora Kalaja, të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë si notere, 1 668 380 lekë. Nga ky fitim 534 324 lekë është në llogari pa interes në një bankë të nivelit të dytë për realizimin e aktivitetit të përditshëm të noterit.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime të familjes gjatë vitit 2015 dhe vitit deklarues, 9 500 euro.

Gjendja cash, kursime familjare, 500 000 lekë.

Përfaqësues me prokurë i babait, Sadik Kalaja për një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumë 24 000 000 lekë, derdhur nga AKKP nëpërmjet shërbimit përmbarimor, në ekzekutim të vendimit dt. 10.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 225 912 lekë neto.

Të ardhura nga interesat bankare të depozitave të deklaruara më parë.

Djali, Rei Kalaja, të ardhura nga bursa si student i ekselencës në Universitetin Publik të Tiranës, 8 900 lekë/ muaj.

Bashkëshortja, Flora Kalaja, të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë si notere, 1 697 483 lekë.

Bashkëshortja, Flora Kalaja, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime të familjes gjatë vitit deklarues, 7 500 euro.

Gjendja cash, kursime familjare, 700 000 lekë.

Bashkëshortja, Flora Kalaja, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë si person fizik, hapur në vitin 2013, shtesë 6 630 lekë. Gjendja totale, 540 954 lekë.

Viti 2017

Gjendje cash, jashte sistemit bankar, në shumën 800 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, në shumën 1 251 071 lekë.

Bashkëshortja, fitimi si notere, në shumën, 649 101 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes në shumën 3 600 lekë.

Djali, depozitë bankare, në shumën 150 000 lekë.

Djali, gjendje në karten e parapaguar Visa në shumën, 715 99 euro.

Viti 2018

Gjendje cash në shumën 700 lekë.

Paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, në shumën 1 270 461 lekë.

Bashkëshortja, depozita, në shumën 3 000 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja e zyrës 139 000 lekë.

Bashkëshortja, fitimi si notere, në shumën, 709 882 lekë.

Bashkëshortja, llogaria rrjedhëse, në shumën 25 200 lekë.

Djali, shtuar depozita, me 7.028 lekë.

Djali, gjendje në karten e parapaguar Visa në shumën 533 84 euro.

Djali, llogari bankare në shumën 227 009 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga