Connect with Us

Pse shteti ka dështuar?

Lajm i Rekomanduar

Pse shteti ka dështuar?

Publikuar

-

Shteti ka dështuar, institucionit kanë rënë. Nuk është përceptim por fakt.

Ministra, drejtorë janë derdhur rrugëve bizneseve, duke inspektuar dhe kontrolluar punën në terren.

Në fakt, kjo nuk është detyrë e ministrave, pasi në çdo Bashki dhe qytete duhet të funksionojnë administratat përkatëse.

Ministrat janë për të hartuar politika dhe administrata, vartësit e tyre për t’i zbatuar në praktikë.

Por një gjë e tillë, duket se nuk ka ndodhur. Institucionet kanë dështuar dhe me dështimin e tyre ka rënë shteti.

Kupola që i udhëheq institucionet ka dalë të marrë vetë situatën në kontroll, ndërkohë që një administratë e terë paguhet për të bërë punën që ata po bëjnë sot.

Ka dalë në terren, tavolinë më tavolinë, e biznes më biznes, Ministrja e Financave Anila Denaj, nëpër pika të karburanteve ka zbritur Drejtori i Përgjithëm i Doganave, Arlind Gjokutaj, për inspektimin e rrugëve, Ministrja e Infrasktrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku e të tjetrë.

Kjo do të thotë se adminsitrata është e pabesueshme për ta dhe diçka nuk funksionon.

Pra kemi një kupolë që si hije merimgane po mundohet të mbulojë dështimet e vartëseve të tyre

Ndonëse, ndonëse kemi dhe zëvendëskryeministër që del herë pa here dhe kërcënon, shteti ka rënë.

Nuk është parë në asnjë vend të botës, që Ministrja e Financave, të mbledhë kuponat Tatimor apo zëvendëskryeministri të merre me biznese të caktuara, duke “kërcitur’ dhëmbët bë media, gjoja se po i tremb.

Në vend që ta kërkojnë problemi tek vetja, e tyre, tek administrata e tyre, kërcënojnë bizneset,duke treguar kështu se situata iu ka dalë nga duart.

Duke treguar hapur se insitucionet kanë rënë, dhe ata po tentojnë t’i mbledhin. Por, e kanë të vështirë, derisa kanë arritur në këtë pikë, ku institucionet kanë mbetur vetëm në qendër./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

RD shpall armike Jozefina Topallin dhe mbron Kaç Islamin

Publikuar

-

Nga

Jozefina topalli partia demokratike

Disa ditë më parë, ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli mbajti një qëndrim publik, ku i drejtonte kritika kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Por, sikurse ndodh gjithmonë, Lulin e tmerrojnë ata që e kritikojnë dhe menjëherë urdhëroi “ushtarët” e tij, t’i kundërvihen Jozefina Topallit, një ndër figurat elitë të Partisë Demokratike.

Gjithçka, pas një qëndrimi të Jozefina Topallit në lidhje me Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut, pas akuzave se ishte i dënuar në Itali për trafik droge.

Në qëndrimin e saj, Topalli tha se Basha ka qenë në dijeni të dosjes së Valdrin Pjetrit, por nuk e kishte publikuar më parë, por mbante atë, ashtu sikundër kishte bërë edhe me dosjen 184 në Dibër, të cilën njëherë e aministoi pas marrëveshjes me Ramën në vitin 2017  dhe më pas e hodhi në treg, pasi dogji mandatet e deputetëve dhe u fut në një rrugë pa krye, i shumë kritikuar nga ndërkombëtarët, por pa zgjidhje dhe pa alternativë, njësoj veproj dhe këtë herë.

Por, pas këtij qëndrimi Jozefina Topalli është sulmuar nga partia ku kontribuoi për më shumë se 20 vite dhe drejtoi opozitën e parë, atë opozitë të përgjakshme, të një lufte për mbijetesë, të asaj partie të cilën sot e ka marrë Lulzim Basha, bashkë me familjarët e tij dhe e përdor për interesa personale dhe pazare.

Lulzim Basha përdori zërin zyrtar të Partisë Demokratike, Rilindjen Demokratike për të sulmuar Jozefina Topallin.

Në shkrimin e RD, theksohej se personi që promovoi Valdrin Pjetrin në pushtetin e PD ka qenë Jozefina Topalli për shkak të lidhjeve me të atij e tij.

Gjë e cila në fakt nuk ishte aspak e vërtetë. E vërteta është se ai që solli Valdrin Pjetrin në PD, ishte anëtari i kryesisë së sotme të kësaj force politike Alfred Rushaj. ( lexo këtu).

Por, përtej kësaj ka edhe një tjetër detaj. Rilindja Demokratike sulmon Jozefina Topallin, dhe duket se mbron Kastriot Islamin.

Dy ditë më parë, zëri zyrtar i Partisë Demokratike, RD-ja publikon një shkrim të gjatë të ish-deputetit të PS-së, Kastriot Islamit, i cili pasi u përjashtua nga socialistët shkoi tek PD.

Ndër të tjera, në shkrimin në fjalë thuhet se “Qëllimi i këtij shkrimi është të ndriçojë shqiptarët, por veçanërisht ndërkombëtarët, lidhur me mashtrimin e radhës së Ramës për ‘distancim’ nga të korruptuarit, kriminelët, trafikantët, të cilët personalisht i kishte përzgjedhur, promovuar dhe mbrojtur fuqimisht para strukturave dhe forumeve të PSSH duke i shpërfillur të gjitha dhe më tej i kishte paraqitur në publik si të talentuar e të përkryer, duke u tallur e bërë gallatë me qytetarët apo akuzuar kundërshtarët.”.

Por, kush është Kastriot Islami që sot mbrohet dhe promovohet nga RD-ja?

Kastriot Islami është një ndër ish-funksionarët e lartë të Partisë Socialiste. Ai ka mbajtur poste të larta në PS që prej vitit 1991, që nga anëtar kryesie, deputet, kryetar komisioni, kryetar Kuvendi e deri te ministër.

Prej vitit 1996-2013: ishte anëtar i PS-së;

Në vitet 1996-1999: anëtar i Kryesisë së PS-së;

Në 1996-2005: anëtar i KPD të PS-së;

Nga 1996-1997: Kryetar i Departamentit të Medias dhe Informacionit në PS;

Në 1991-1992: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë;

1992-1998: Kryetar/anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektushtetutës;

1998-2001: anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese;

2001-2002: Sekretar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme;

1991: Ministër i Arsimit;

1997-1998: Ministër i Shtetit; 1998: Zëvendëskryeministër;

2002-2004: Ministër i Financave;

2004-2005: Ministër i Punëve të Jashtme;

1999: Koordinator për Krizën e Kosovës./ CNA.al

Luli, pse të tremb Jozefina?

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Shkaktoi tërmet në Kuvend/ Ish-kreu i PD-së numëron gabimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” me fjalimin që mbajti në Kuvendin e PD, në një postim në rrjetet sociale shkruan se kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet minimumi të kërkojë votëbesimin nga anëtarësia.

Elezi numëron 10 gabimet që sipas tij ka bërë Lulzim Basha dhe për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi.

Gjithashtu Elezi ka shigjetuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Bujar Nishani, ndërsa thekson se “Mosreagimi deri më tani i drejtuesit te Keshillit Kombetar Z.Nishani, i ish-kryetarit te PD z.Berisha apo cdo anetari kryesie te PDSH per nje analize urgjente, ne te gjithe strukturat e saj, eshte i pafalshem dhe i ngarkon ata ne bashkefajsi per shkaterrimin e PD.”

Postimi i plotë:

Cfare “Gabimesh” duhet te beje me teper “Lideri” per te kerkuar te pakten votebesimin nga antaresia.
Jane shume por po ju rendis10 kryesoret, per mendjet e shendosha do mjaftonte nje.

1- Sapo erdhi ne krye te PD vendosi rregullin ‘e renies ne rezultat” ku cdo kryetar seksioni e me lart, qe ka renie te rezultatit te mos rikandidoje, rregull te cilin e theu sa ke desht, perfshi edhe veten. (u fshi)
2- Bojkotoi pa filluar reformen territoriale ne 2015 dhe e la Ramen te bej si deshi e cfare deshi. (u harrua)
3- Humbem zgjedhjet lokale te 2015, justifikimi ndaj kritikave ishte se “zgjedhjet lokale nuk jane tregues”
4- I mbajti demokratet 3 muaj ne cader dhe e mbylli me marrveshjen e fshehur te 17 majit. (justifikimi: na detyruan nderkombetaret)
5- Zgjodhi 140 deputet liste (si proces familjare) pa u konsultuar dhe respektuar asnje institucin brenda PD (u mjaftua me: mbaj pergjegjesi per gabimin)
6- Humbi zgjedhjet me rezultatin me te dobet ne historine e PD dhe i certifikoj ato. (justifikimi : ma hodhe nje here e ke fajin ti…)
7- Zhvilloi zgjedhjet me fasad per kryetar te PD ne korrik-2017, i realizoj per 2- jave, maipuloj perqindjen ne pjesmarrje nga 20 ne 60 %.
8- Zhvilloi zgjedhjet me te turpshme per drejtuesit e degeve (duke i emeruar brenda nje nate) dhe strukturave drejtuese, duke mos zbatuar statutin dhe duke mos bere asnje verifikim figure, si rrjedhoje u mbush me drejtues ish-sigurimasa dhe Sorosjan( G.Bardhi, E.Paloka, E.Spaho, Gjata, Kaso etj)
9- Dorzoi mandatet dhe beri 10 protesta, kur puna duhet te mbyllej me 1 proteste te panderprere. (u harruan)
10- Nuk bllokoj zgjedhjet dhe humbi 61 bashki ku te pakten duhet te ruanim ato qe kishim (justifikimi : na detyruan nderkombetaret)
*Kuksianet kane nje sa per te gjitha, i mashtori dhe tradhetoi per traun, per ca pune qe ka ashtu me Ramen dhe 1300m2 te Kunatit te Hajat Hotel.
Nuk po shtoj akuzat e Doktorrit, se nje grup njerzish te futur nga Soros (ne bashkepunim) kane si qellim shkaterrimin e PD dhe me pas hesht.
Kjo situate deshtimeh te aksioneve politike, mosrespektimit te rregullave baze statutuore dhe humbjesh te thella, minimalisht te cojne ne votebesimin e antareve te partise demokratike.
Kjo rruge do e coj situaten dejt konflikteve dhe percarjes me te thelle.

PS: Mosreagimi deri me tash i drejtuesit te keshillit kombetar Z.Nishani, i ish-kryetarit te PD z.Berisha apo cdo anetari kryesie te PDSH per nje analize urgjente, ne te gjithe strukturat e saj, eshte i pafalshem dhe i ngarkon ata ne bashkefajsi per shkaterrimin e PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës/ Balla u kërkon falje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Ndër të tjera, Ballau ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Shkodrës për situatën e krijuar pas dorëheqjen së Valdrin Pjetrit.

“Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkiksë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situaten e krijuar pas doreheqjes se detyrueshme te Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne cdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.

Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkiksë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.

Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE