Connect with Us

Panik në Elbasan/ Merr flakë nënstacioni elektrik, rrezikohen banesat

Kronika

Panik në Elbasan/ Merr flakë nënstacioni elektrik, rrezikohen banesat

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Elbasani, ku si pasojë e një defekti mësohet se nënstacioni elektrik në lagjen “29 nentori”, ka marrë flakë.

Për shkak se përreth nënstacionit elektrik ka mjaft shkurre, flakët kanë rrezikuar të përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur dy zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që mësohet se disa lagje aty pranë  kanë mbetur pa energji elektrike./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Pak çështje në duar, dhjetra dosje të shkatërruara”/ Klodiana Lala “masakron” Arta Markun

Publikuar

-

klodiana lala

Arta Marku ka shkatërruar një sërë dosjesh të rëndësishme.” Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala në studion e “Opinion”, teksa tha se në krye të Prokurorisë nuk ka bërë asgjë sa i takon detyrave.

“Në karrierën e saj ka hetuar vetëm disa dosje gjakmarrje, ka patur shumë pak çështje në duar për të hetuar. E ka përfaqesuar akuzën në shumë pak raste. Dy raste gjakmarrje dhe dy të tjera trafiqe. Pastaj ka qendruar në poste drejtuese. E pranoi dhe vetë.  Në krye të Prokurorisë nuk ka bërë asgjë.  Ka shërbyer vetëm për të shkatërruar një sërë dosjesh të rëndësishme.

LEXO EDHE:  Banorët e bregut të lumit dalin në rrugë/ Do lëmë jetën aty tek fadromat

Arta Marku deklaroi në KLP që unë nuk i kam përmbushur pritshmëritë sepse i kam patur të kufizuara kompetencat, por në fakt ka vepruar si prokurore e përkohshëm me kompetenca të plota. Pra me dy standarte.”, theksoi Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Del nga spitali Aleksandër Laho

Publikuar

-

Nga

18 ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit, Andi Maloku, dhe mbeti i plagosur vetë prokurori si dhe shoqëruesi i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Landi Muharremi, apo “Rrumi”, mësohet se ky i fundit ka lënë ambientet e spitalit.

Burime bëjnë me dije se, Muharremi u shoqërua drejt banesës së tij me autoambulancë, ndërkaq prokurori Arjan Ndoj vijon të qëndroi ende nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i Shijakut në atentatin ndaj prokurorit mbeti i plagosur me një plumb në  nofull, gjë e cila e bëri të pamundur që të jepte dëshminë e tij para policisë.

LEXO EDHE:  FOTO/ Makina shpërthen në flakë në parkingun e hotelit

Ndërkohë, përsa i përket atentatit të Durrësit,  policia ka arrestuar  si të dyshuar 34-vjeçarin Redjan Rraja. Ai u ndalua me urdhër të prokurorëve, Anton Martini e Besim Hajdarmataj, teksa tentoi të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Hanit të Hotit për në Malin e Zi, pas gjetjes së shenjave të gishtrinjëve në automjetin e përdorur për kryerjen e atentatit, të braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ 18-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Një tjetër aksidenti i rëndë është shënuar pak minuta më parë në autostradën Fushë-Krujë-Milot.

Mësohet se një motricikletë është përplasur me një makinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i motorit me inicialet A.Sh, 18 vjeç.

Nga informacionet paraprake, mësohet se 18-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

LEXO EDHE:  FOTO/ Makina shpërthen në flakë në parkingun e hotelit

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE