Connect with Us

“Ne duhet të fitojmë kohën e humbur”/ Paralajmëron Monika Kryemadhi

Politikë

“Ne duhet të fitojmë kohën e humbur”/ Paralajmëron Monika Kryemadhi

Publikuar

-

Urimeve të ditës së sotme nga politika për besimtarët myslimanë, në këtë ditë të shënuar, iu është bashkuar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ndërsa e cilëson Kurban Bajramin si festën më simbolike të besimit të plotë te Krijuesi, e cila transmeton disa mesazhe esenciale mbi vlerat e jetës dhe mënyrën se si ajo duhet jetuar, Kryemadhi ka bërë thirrje për reflektim të këtyre parimeve në shoqëri.

“Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë, për të gjithë! Plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera!”, shkruan mes të tjerash kryetarja e LSI-së, ndërsa paralajmëron se duhet vepruar për të fituar kohën e humbur.

Postimi i plotë:

Gëzuar Kurban Bajramin! Nga zemra uroj një Bajram të begatë për çdo familje shqiptare! Kurban Bajrami është festa më simbolike e besimit të plotë tek Krijuesi, festë e cila na transmeton disa mesazhe esenciale mbi vlerat e jetës dhe mënyrën se si ajo duhet jetuar!

Qëllimi i kurbanit dhe besimit nuk qëndrojnë tek materialja, përkundrazi. Sakrifica në emër të Zotit, ndihma për nevojtarët, dashuria në familje dhe paqja janë urtësitë e kësaj feste!

Ne të gjithë kemi nevojë që ti reflektojmë këto parime në jetët tona dhe shoqëri! Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë, për të gjithë!

Plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera! Ne duhet të fitojmë kohën e humbur!/ CNA.al

foto galeri

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tahiri i vetëm në betejë/ Minxhozi: “Treshja e gjyqtarëve në presion”

Publikuar

-

Nga

Treshja e gjyqtarëve që do të japë vendimin për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është në një situatë të vështirë.” Kështu u shpreh analisti i njohur Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në “News 24”.

Sipas Minxhozit, gjyqtarët në njëfarë mënyre kanë presion, pasi çdo lloj vendimi që të marrin, do të ketë reagime.

 “Këtë çështje e shoh të lidhur me integrimin. Ata gjyqtarë po vendosin në një kontekst të Shqipërisë, kur është afër reforma në drejtësi. Unë besoj se ndërkombëtaret e kanë shitur kolektivisht Tahirit.

Saimir Tahiri ka sot valencë politike zero. Tahiri sot vlen zero, ai bën betejë personale e vetmitare në një sens. Elementët janë që vendimi po bëhet nën presion. Unë mendoj se ata gjyqtarë që janë aty për vendimin nuk janë të lumtur, sepse e dinë se çdo vendim do prodhonte reagim”, tha Minxhozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E gjithë jeta ime është në duart tuaja”/ Klodiana Lala tregon për gjendjen e rënduar të Tahirit

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me gjendjen emocionale të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë pritjes së vendimit. Sipas Lalës, gjendja e Tahirit ka qenë e rënduar teksa pret për vendimin e Gjykatës.

“Në mbështetje të Tahirit kanë ardhur edhe ish zyratërtë të policisë. Ata kanë ardhur në ambientet e Gjykatës që prej orës 15:45 pasi në orën 16:00 pritej të jepej vendimi. Tahiri ishte i tensionuar dhe në gjenjde të rënduar teksa i tha gjyqtarëve “e gjithë jeta ime eshtë në duart tuaja”. Hoqi syzet dhe filloi të fshinte sytë”, tha Lala në Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

5 orë heshtje në Gjykatë/ Paloka: Dikush të çlirojë gjyqtarët

Publikuar

-

Nga

Kanë kaluar pesë orë pritje për publikimin e vendimit të Gjykatës për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish deputeti demokrat, Edi Paloka e ka ironizuar këtë fakt duke shkruar në një status në rrjetet sociale: “Dikush të çlirojë gjyqtarët…”

Mesa duket Paloka ka dashur të thotë se gjyqtarët janë marrë “peng”. Ndërkohë holli kryesor i Gjykatës është i mbushur me gazetarë dhe operatorë, por edhe mbështetës të ish ministrit që vijojnë të jenë në pritje të vendimit. Trupi gjykues është mbyllur në dhomën e këshillimit, ndërkohë që ka dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, që po e ndjekin nga afër këtë proces./CNA.al

LEXO TE PLOTE