LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos e besoni!/ Meta, Rama, Basha dhe Veliaj porosisin picën "Erdogan"

11 Gusht 2019, 12:32, Politikë CNA
Mos e besoni!/ Meta, Rama, Basha dhe Veliaj porosisin picën

Në Shqipëri po zien debati për vendosjen e memorialit turk tek kodrat Liqenit.

Emrat e viktmave të grushtit të shtetit në Turqi, që ndodhi në vitin 2016 janë gdhendur në një pllakë përkujtimore në kryeqytetin shqiptarë.

Aq sa është skandal është edhe e turpshme sepse Shqipëria nuk është varrezë për të rënët e grushteve të shtetit.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta që ka marrë malet, kryeministri Edi Rama që po pushon në Vlorë, kreu i PD -së Lulzim Basha që s’ka vendndodhje, heshtin.

Por nga ana tjetër nuk kanë munguar kargjozllëqet e kreur të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili paturpësisht thotë se Tirana ka vend për të gjitha.

Por, kjo është e vërtetë, derisa ka vend për skandalet e Veliajt, e mban dhe një tjetër skandal pro Erdogan.

Ky fundit dhe veprat e tij i kanë tejkaluar kodrat Liqenit. Ai është zgvendosur në Durrës, i emërtuar “Piza Rexhep Taip Erdogan”.

Pasi vendosjes së memoralit dhe pranimit të skandalit, bijtë e tij, të bindurit e haremit të tij, Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj të porossin pica tek “Piza Rexhep Taip Erdogan”, në plazhin e Durrësit.

Katërshja nuk mund të dalë jashtë haremit të Erdoganit. Sulltani i do në çdo kohë të pranishëm, për t’i shuar epshet e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga