LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Memoriali turk në Tiranë/ Reagojnë të rinjtë: “ Shqipëria ende nën pushtim”

11 Gusht 2019, 15:34, Politikë CNA
Memoriali turk në Tiranë/ Reagojnë të rinjtë: “

Ngritja e monumentit përkujtimor në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit në korrik të 2016 në Parkun e Liqenit nga Bashkia e Tiranës, ka shkaktuar polemika të shumta.

Ndërkohë që figurat kryesore politike e kaluan në heshtje, një grup të rinjsh kanë vendosur të protestojnë. Në shenjë revolte ata kanë shkuar sot përpara monumentin dhe kanë ngjitur një tabelë me fjalët: ?Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve. I përket pushtuesve tanë. Bërë në datë 11/ 08/ 2019. Paqësisht në vend demokratik?.

Të rinjtë shprehen për  se ndihen në pushtimin modern të turqve dhe se kjo për ta është e tepërt.

?Jemi të ngopur me turqit. Jemi në pushtimin modern të tyre, përveç investimeve strategjike, uniformave të policisë dhe ambulancës të falura nga Turqia (dhe të njëjta me to) të cilat na identifikojnë si të tillë, çdo kanal me telenovela turke (duke ngulitur turqishten në trurin e çdo shqiptari), xhaminë mu në derën e parlamentit (duke u prezantuar si shtet fetar) kjo ishte e tepërt?, thonë të rinjtë për NewsBomb.al.

Kujtojmë se ceremonia për memorialin e ngritur në respekt të viktimave për grushtin e dështuar të shtetit ndaj Erdoganit, u mbajt pa pranine e medias nga ambasada turke dhe nënkryetari i Bashkisë tek Parku i Liqenit artificial./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga