Connect with Us

Memoriali turk në Tiranë/ Apltekin i mbyll gojën Bashës

Politikë

Memoriali turk në Tiranë/ Apltekin i mbyll gojën Bashës

Publikuar

-

Në Tiranë është ngritur një memorial për viktimat që kanë lidhje me grusht-shtetit të 15 korrikut 2016, në Turqi.

E gjithë është bërë në heshtje, me miratimin e Qeverisë dhe zbatimin e  Bashkisë së Tiranës.

Vendosja e memorialit në Tiranë është bërë i njohur për publikun vetëm pas një marshimi që ndodhi të enjten në Tiranë, i nisur nga sheshi “Nënë Tereza” dhe ka vazhduar në kodrat e Liqenit, ku është vendosur memoriali.

Reagimet kanë qenë të ashpra, madje debati është përshkallëzuar deri në rrjetet sociale, ku qytetarët i janë përveshur kryeministrit Edi rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Përballë reagimeve të ashpra, të cilët e quajnë turp vendosjen e memorialit turk në Tiranë, Rama dhe Veliaj heshtin.

Ekim Alptekin

Në të njëjtën linjë po qëndron edhe kreu i PD -së Lulzim Basha.

Heshtja e tij është e turpshme, ose të dalë e të flasë hapur ose njerëzit duhet të dinë se cili është pozicioni i tij.

Basha është kthyer në memec për skandalin e radhës të prodhuar nga Qeveria dhe Bashkia, të cilët kanë lejuar ndërtimin e një memorali skandaloz.

Kjo është njësoj si në Turqi, të kishte memorial për viktimat e grushtit të shtetit në Greqi në vitin 74.

Për, këtë rast minimalisht PD, duhet të mbajë një qëndrim si dhe duhet të sqarojë pozicionin e saj.

Lulzim Basha duhej të fliste, por në fakt, delegoi ish kreun e departamentit të marrëdhënieve me jashtë, Kreshnik Çollakun.

Luli duhet të thotë është pro apo kundër këtij memoriali, megjithëse mesazhin e tij e ka dhënë nëpërmjet vartësit.

Basha nuk ka pse të fshihet, mund të dalë, të flasë hapur dhe të na tregojë lidhjet me Erdoganin.

Mos vallë është Ekim Alptekini, njeriu i hetuar nga FBI për disa punë të pista të Erdoganit në SHBA, ku me shumë gjasa është përfshirë edhe Basha?

Akti i Bashës është dhe më i tuprshëm se ai i Ramës dhe Veliajt. Luli e miraton me heshtjen e tij, duke u sjellë sërish si një dylber i vogël i haremit të sulltanit Erdogan./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Jemin Gjana si alternativë e Lulzim Bashës, nga fitorja në fitore

Publikuar

-

Nga

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha është kaq qesharak, kaq i pabesueshëm dhe kaq i konsumuar politikisht sa edhe kur do të bëjë diçka, ka frikë ta bëjë vetë.

Vërsul “zagarët” e tij të përhershëm, ata të rrjeteve sociale që shajnë e fyejnë apo disa nga ata qejfmbeturit e qeverisë së Berishës, që ishin në nivele të ulëta zyrtare, por edhe ata ofiqemëdhenjtë, që të dalin dhe ta mbrojnë Lulin me të madhe dhe të thonë se ata që kanë kritikuar Lulzim Bashën janë pjesë e Rilindjes, apo ata që sulmojnë kryetarin e PD-së nuk kanë të drejtë, sepse opozita është në kauzën e saj të drejtë etj.

Jemin Gjana është një nga ish-ministrat katër vjeçar të Berishës, që iku duke qarë dhe duke u qurravitur, sepse ai e hoqi si ministër, nuk e la më në pozicione. I përfolur për shumë e shumë gjëra, Jemin Gjana sot ka dalë në mbrojtje të Lulzim Bashës dhe ka sulmuar ata që e kritikojnë.

Në fakt, Jemin Gjana nuk është asgjë më shumë sesa falsifikatori i shifrave zyrtare dhe vjedhësi i votave të demokratëve, në garën brenda PD-së. Dy herë apo më shumë çertifikues i tyre.

Por, përtej kësaj ai është një ish-ministër i përfolur, për një mijë e një gjëra, por këto nuk kanë rëndësi sot. Ajo që është e pafalshme është se Lulzim Basha, ai që pretendon se është me fytyrë perëndimore dhe sheh tek e ardhmja e PD-së dhe do të ecë përpara duke e hapur atë, alternativë ka Jemin Gjanën, avokat ka Jemin Gjanën, votat ia numëron Jemin Gjana. A thua se ky është një korifejtë e mëdhenj të demokracisë dhe na duhet së tepërmi. Megjithëse kudo që ta dërgosh nuk mbledh dot më shumë se dy vota.

E kanë parë në Pogradec, në Kukës e gjetkë, kudo që ai ka qënë. Pa folur pastaj për historitë e tij të verdha, rozë apo jeshile, brenda dhe jashtë PD-së. Këto nuk kanë rëndësi.

Por, sot Jemin Gjana na thotë se kritikët e Lulit janë në rrugë të gabuar dhe alternativë e Rilindjes. Por, nuk na thotë:

-A i ka kërkuar llogari apo a e ka pyetur ndonjëherë Lulzim Bashën për marrëveshjen e tij me Edi Ramën?

-A e ka pyetur ndonjëherë Lulzim Bashën sesi i fali 61 bashki në tavolinë Edi Ramës?

-A e ka pyetur ndonjëherë Lulzim Bashën sesi i shiti mandatet e deputetëve në vitin 2017?

-A e ka pyetur Lulzim Bashën ndonjëherë, sesi në vitin 2013, punoi që Edi Rama të vinte në pushtet, duke regjistruar katastrofë elektorale të padëgjuar ndonjëherë për PD-në në kryeqytet? Dhe atë e përsëriti në 2017.

-A e ka pyetur ndonjëherë Jemin Gjana për bizneset e kunatit dhe të familjes.

-A e ka pyetur Jemin Gjana, Lulzim Bashën për 16 milion eurot e pallatit në Vlorë?

-A e ka pyetur Jemin Gjana për një milion dollarët e financimeve të fotos me presidentin e SHBA, Donald Trump dhe lobimet e tij?

-A e ka pyetur ndonjëherë Jemin Gjana, Lulzim Bashën pse i përjashtoi themeluesit e PD-së? Pse e përçau Partinë Demokratike?

-A e ka pyetur ndonjëherë Lulzim Bashën, Jemin Gjana pse PD-ja sot është më e dobët se kurrë? Pse PD-ja sot ka më pak mbështetës? Pse në bazë nuk ka struktura? Pse në degë nuk bëhen zgjedhje? Pse në qendër u mor një elitë nga rruga, u mbajt katër vjet dhe u hodh e gjitha në kosh të plehrave?

-A e ka pyetur ndonjëherë Jemin Gjana për këto Lulzim Bashën?

Apo duke i ditur këto, mjafton që ai të nxjerrë inatet dhe mllefet e tij, pse Sali Berisha në mandatin e dytë nuk e bëri ministër, megjithëse për shumë kohë u bë edhe nënkryetar i partisë dhe kryetar i grupit parlamentar, një post që nuk e meritoi dhe nuk e mori kurrë me votim. Por, iu dha sepse iku dikush tjetër.

Gjithësesi, pa i hyrë më thellë analizës direkte me Jemin Gjanën apo atij hartimi të dobët që një nxënës i klasës së katër e shkruan me mirë, mjafton të ketë lexuar apo të ketë parë një film me politikanë, sot kupton një gjë të vetme. Që sot alternativa politike e Lulzim Bashës është Jemin Gjana.

Sa vlen, sa vota mbledh, çfarë vlere ka për PD-në, Lulzimi le ta kandidojë Jemin Gjanën ku të dojë, kur të dojë dhe si të dojë. Atje ia shohim dhe rezultatet. Le ta vërë gishtin në zonën e tij Jemin Gjana, atje ku do ai të kandidojë dhe të shkojë tek bastionet e PD-së, për të parë sesa vota ka dhe sesa i vlen “lëkura” politikisht.

Megjithëse ndoshta në një moshë të thyer dhe gati një “kufomë” politike, Jemin Gjana nuk ka ctë bëjë tjetër, tani kërkon të mbijetojë, duke na treguar sesa vlen Luli dhe sa të mira janë kauzat e tij.

Megjithëse PD e marrë prej tij në vitin 2013, sot nuk ka as deputetë, as kryetar bashkishë, as këshilltarë, as struktura, as parti. Asgjë prej gjëje. Jemin Gjana këto nuk i shikon. Jemin Gjana shikon sesi t’i bëjë qejfin Lulit apo si të nxjerrë inatin e tij për bëmat dhe gjëmat e djeshme, të cilat e ndëshkuan dhe e lanë pa karrige.

Tani, rrugë të mbarë Lulzim Basha me alternativën tënde Jemin Gjana dhe siç e kë zënë të dy bashkë do të shkoni nga “fitorja në fitore”./ CNA.al

Skandali/ Jemin Gjana manipulon rezultatet

Jemin Gjana çertifikon manipulimin e zgjedhjeve/ Basha fsheh listën

Jemin Gjana e pranon publikisht/ Kryesia e PD-së është jo legjitime

LEXO TE PLOTE

Politikë

Organizata Botërore e Shëndetësisë kazan?/ Vasili “kryqëzon” Ramën

Publikuar

-

Nga

klreu i grupit parlamentar i lsi, petrit vasili dhe kryeministri edi rama

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar sot nga mediat, sipas të cilit Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar qeverisë së Edi Ramës të mos japë me koncesion laboratorët e spitaleve.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama nuk pyet më as për OBSH, e jo me për institucionet financiare dhe i dha laboratorët me koncesion.

Sipas Vasilit, “As vendet me te prapambetura dhe diktatoriale te globit per problemet e shendetesise nuk kane guxuar kurre ta sfidojne e ta kundershtojne OBSH per shkak te autoritetit absolut profesional qe ajo dhe orientimit mbareboteror te politikave shendetesore qe OBSH ben.

I vetmi ne glob qe e refuzon OBSH- në eshte nje i paditur dhe shkollepaket si Edi Rama.”.

Postimi i plotë:

Organizata Boterore e Shendetesise i ka kerkuar qeverise se Edi Rames qe te mos i jape laboratoret e spitaleve me koncesion.

Edi Rama nuk pyeti as per Organizaten Boterore te Shendetesise e jo me per institucionet financiare dhe i dha laboratoret me koncesion.

As vendet me te prapambetura dhe diktatoriale te globit per problemet e shendetesise nuk kane guxuar kurre ta sfidojne e ta kundershtojne OBSH per shkak te autoritetit absolut profesional qe ajo dhe orientimit mbareboteror te politikave shendetesore qe OBSH ben.

I vetmi ne glob qe e refuzon OBSH- në eshte nje i paditur dhe shkollepaket si Edi Rama.

Pyetjet qe shtrohen per Edi Ramen.

1.A mos eshte edhe Organizata Boterore e Shendetesise kazan?

2.Apo mos eshte qeveria e tij grabitqare e paskrupullt e parave te shqiptareve ndaj nuk pyet as per OBSH?

Pergjigja eshte shume qarte per te gjithe shqiptaret: arsyeja e vetme eshte e dyta pra qeveria e Edi Rames si grabitqare e parave te popullit.

P.S Megjithate edhe per kete turp te padegjuar Edi Rama i ka marre masat se nuk ka firmosur vete po ja ka lene zv.kryeministrit./ CNA.al

Koncesionet PPP për laboratorët në spitale/ OBSH jep alarmin

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Përplasje të përgjakshme”/ Ngjela paralajmëron Metën: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës aktuale politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela sot ka shigjetuar presidentin e vendit, Ilir Meta, i cili sipas tij është në hall por nuk do të mundet t’i shpëtojë drejtësisë.

‘Meta është në hall. Por nuk ka intelekt për t’i shpëtuar drejtësisë.

Naiviteti për t’i shpëtuar Reformës në Drejtësi, e çoi Metën të nxirrte dy dekrete fantazmë të paligjshëm, sepse mendoi që, me to, mund të sillte destabilizimin e shoqërisë shqiptare me anë të “elokuencës Basha”. Por ajo elokuencë, sallatë fjalësh, e degdisi Metën drejt akuzës penale dhe shkarkimit. Kurse tani, ai po vërtitet e vjen vërdallë në Kosovë e nëpër Shqipëri…”-shkruan Ngjela.

Më tej, ai paralajmëron se në shtator në Tiranë do të vijë delegacioni i Venecias, i thirrur nga Komisioni Parlamentar i Hetimit të Ilir Metës.

Sipas Ngjelës, Meta ka shpresë për një përplasje të përgjakshme në Tiranë e kudo në shtator, por sipas tij kjo nuk do të lejohet nga SHBA.

‘Jemi përpara komedisë Meta tani, sepse Meta po kërkon gjak nëpër rrugë, kurse Ambasada Amerikane sot shpjegonte goditjen penale të rangut Meta me skemën e SPAK-ut.
“Do këtë gjak në shtator”, tha Meta dje.
“SPAK- u jemi ne”, thanë sot amerikanët, flakë për flakë, me anë të ambasadës së tyre në Tiranë.

Kjo tregon se lufta antikorrupsion ka filluar.”-shkruan Ngjela.

Më tej, ai paralajmëron se goditja penale për Metën është e afërt dhe se ai është edhe kushti për hapjen e negociatave.

“Po goditja penale e Metës kur vjen?
Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas goditjes që duhet t’i vijë Metës në shtator, hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor të këtij viti. Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat.”-shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela.

Postimi i plotë:

Meta është në hall. Por nuk ka intelekt për t’i shpëtuar drejtësisë.

Naiviteti për t’i shpëtuar Reformës në Drejtësi, e çoi Metën të nxirrte dy dekrete fantazmë të paligjshëm, sepse mendoi që, me to, mund të sillte destabilizimin e shoqërisë shqiptare me anë të “elokuencës Basha”. Por ajo elokuencë, sallatë fjalësh, e degdisi Metën drejt akuzës penale dhe shkarkimit. Kurse tani, ai po vërtitet e vjen vërdallë në Kosovë e nëpër Shqipëri…

Në fillim të shtatorit vjen në Tiranë delegacioni i Venecias, i thirrur për krimin e Metës nga Komisioni Parlamentar i Hetimit të Ilir Metës.
Delegacioni ka kërkuar dokumentacion se çfarë ka sjellë realisht në shoqërinë shqiptare dekreti Meta.

“Ka sjellë përplasje shoqërore”, thonë dokumentat që i paraqiti komisionit hetimor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Kurse Meta nuk kupton dot asgjë.
Dhe po i drejtohet Bashës, domethënë Saliut, që ata të vijojnë protestat e dhunshme në shtator.
Indirekt Meta iu thotë: “unë dekretet për ju i bëra “, dhe indirekt iu shpreh hidhur faktin që ai po shkon drejt burgut për ata.
“Po, a kam ndonjë rrugë shpëtimi?” – pyet Meta.
Dhe mendja i shkon drejt e te Saliu. Kur i thotë “dua përplasje shoqërore me gjak, që të shpëtoj nga burgu”.
Po Saliu? Eh, mor Metë, nuk e di ti që Saliu është i kërcënuar ndërkombëtarisht!
Por Meta vazhdon rrugën e tij të shëtitjeve të egra. Dhe ka shpresë në shtator për një përplasje të përgjakshme në Tiranë e kudo
Po Basha, a do ta këndojë sërish Himnin Kombëtar? Të vështirë e ka. Kurse Meta e pret. Por, a e di Meta që edhe Basha është i kërcënuar ndërkombëtarisht?

Jemi përpara komedisë Meta tani, sepse Meta po kërkon gjak nëpër rrugë, kurse Ambasada Amerikane sot shpjegonte goditjen penale të rangut Meta me skemën e SPAK-ut.
“Do këtë gjak në shtator”, tha Meta dje.
“SPAK- u jemi ne”, thanë sot amerikanët, flakë për flakë, me anë të ambasadës së tyre në Tiranë.

Kjo tregon se lufta antikorrupsion ka filluar. Po goditja penale e Metës kur vjen?
Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas goditjes që duhet t’i vijë Metës në shtator, hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor të këtij viti. Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE