Connect with Us

“Kriza politike në Shqipëri s’duket mirë në sytë e ndërkombëtarëve”/ Gjonaj: Diaspora s’mund të bëjë spektatorin

Politikë

“Kriza politike në Shqipëri s’duket mirë në sytë e ndërkombëtarëve”/ Gjonaj: Diaspora s’mund të bëjë spektatorin

Publikuar

-

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe personalitet aktiv i komunitetit shqiptar u bën thirrje udhëheqësve politikë në Shqipëri dhe Kosovë që ta përqafojnë diasporën, pasi ajo është një pasuri e madhe. Në një intervistë nga Nju Jorku me kolegun tonë Ilir Ikonomi, zoti Gjonaj thotë se diaspora nga ana e saj duhet të angazhohet, kur mes politikanëve në rajon ka grindje për arsye egoiste dhe të përpiqet të bashkojë të dyja palët në të mirë të vendit.

Zëri i Amerikës: Z. Gjonaj, si Shqipëria ashtu edhe Kosova po kalojnë disa momente të vështira. Sidomos Shqipëria përballet me një krizë të shumëfishtë politike. Komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë aktiv në të kaluarën kur vinte fjala për vendin amë, por tani duket se është më pak aktiv. Si e shihni rolin e tij?

Mark Gjonaj: Nuk mendoj se jemi më pak aktivë. Ajo që po ndodh në Shqipëri, trazirat politike janë padyshim shqetësuese për shumë prej shqiptarëve në të gjithë botën, pa folur pastaj për shqiptarët e Amerikës. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar, por kemi nevojë për një marrëdhënie me Shqipërinë, pra që qeveria ose partitë dhe udhëheqësit politikë ta përqafojnë më në fund diasporën si një pasuri, ashtu siç është në të vërtetë. Pasuria më e madhe kombëtare e Shqipërisë janë shqiptarët, sidomos kur kemi më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë se sa brenda kufijve. Kjo është një pasuri e vërtetë, e prekshme. Por ne nuk jemi përqafuar prej tyre.

Zëri i Amerikës: Dhe si planifikoni ta luani këtë rol të ri?

LEXO EDHE:  Sezoni i plazhit/ 46 mijë persona në 24 orë, hynë nga Kosova në Shqipëri

Mark Gjonaj: Nuk është një rol i ri. Diaspora nuk mund ta vëzhgojë këtë që po ndodh si spektatore, sikur të ishte një ndeshje futbolli. Ne duhet të jemi të angazhuar dhe të marrim pjesë aktive në formësimin e drejtimit ku shkon vendi. Për hir të popullit dhe vendit tonë, ne gjithmonë kemi qenë një partner i gatshëm, por thjesht duhet të përqafohemi si partner i vërtetë. Ka disa hapa që qeveria mund të ndërmarrë për ta forcuar urën që ekziston aktualisht midis vendeve tona, në mënyrë që të luajmë një rol më të mirë. Ne kemi arritur aq shumë gjatë dekadave të fundit, dhe kur shikojmë krizën me të cilën përballet aktualisht Shqipëria, kjo nuk ngjan aspak mirë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare dhe as të shqiptarëve kudo në botë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ekonomia shqiptare në krizë/ Bizneset e kunatit të Bashës, lulëzojnë

Publikuar

-

Nga

Një nga kompanitë kryesore në fushën e reklamimit dhe organizimit të eventeve në tregun shqiptar prej disa vitesh është Landmark Comunications.

Aktiviteti i saj filloi në vitin 2012 dhe në kohën e Rilindjes të Socialistëve ajo kapi shifrat refkord të xhiros dhe punëve që kryente. Nga një biznes me disa punonjës Erion Isufi, pronari i saj dhe kunati i Lulzim Bashës, u kthye në pronar i një grupi kompanish në fushën e reklamimit, organizimit të eventeve, printimit etj.

CNA.al ka sjellë edhe më parë të dhëna për këtë kompani pasi është një nga më të veçantat në treg. Erion Isufi pronari i saj duhet shpallur “gjeni” pasi në pak vite qarkullon në bizneset e tij gati 2.5 miliardë lekë, këto sipas deklarimeve të tij në tatime.

Sipas burimeve zyrtare në vitin 2012 Landmark Comunications ka një xhiro prej 730 milionë lekë, por edhe një fitim marramendës të deklaruar 210 milionë lekë, të dy kompanitë e tij, pasi në këtë kohë ka filluar aktivitet dhe Landmark Premium Print. Dhe kanë bërë një xhiro totale prej 1 miliard lekësh, me fitim gati 280 milionë ose afërsisht 30% të xhiros.

Nga e majta Erjon Isufi, Odeta Male ne qender, Aurela Basha (Isufi) djathtas

Në kohën kur Lulzim Basha, kryetari i Republikës së Re dhe kunati i Erion Isufit, deklaron se bizneset po shkatërrohen dhe të rinjtë po ikin, kompanitë e familjarëve të tij me Rilindjen në pushtet vetëm zgjerohen dhe shtojnë xhiron e tyre. Por ka një ndryshim, fitimet deklarohen gjithmonë dhe më të ulta.

Kulmin e fitimit kompanitë e kunatit të Bashës e kanë në vitin 2013, kur me një xhiro 1.6 miliard lekë, fitimin e deklaruar e ka mbi 300 milionë lekë.

LEXO EDHE:  Monstra Soros/ “Mbështetësi i mafias në Shqipëri”

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: 3 orë kokë më kokë/Rama dhe Basha arrijnë marrëveshjen

Por pas 2013 biznesi vazhdon të shtojë xhiron e tij dhe të ulë fitimet. Në vitin 2017 kap një xhiro prej 2.1 miliard lekësh, por deklaron fitim vetëm 46 milionë lekë të vjetra.

Viti që lamë pas 2019-ta, mund të quhet dhe suksesi spektakolar i bizneseve të Erion Isufit, ai ka mundur të arrijë një xhiro prej 2.4 miliardë lekë duke e shtuar xhiron e tij me mbi 500 milionë lekë krahasuar me vitin 2018, ku xhiro totale ka qenë 1.9 miliard lekë dhe fitimi vetëm 27 milionë lekë të vjetra.

Tabela e mëposhtme tregon të vërtetën e deklarimeve të bizneseve të kunatit të Lulzim Bashës, të cilat asistohen 24 orë nga bashkëshortja e tij Aurela Isufi Basha. Kur të gjitha bizneset lëngojnë, kompanitë e kunatit të Bashës shtojnë xhiron, por nga ana tjetër deklarojnë edhe fitime më të ulta.

CNA.al në vazhdim do të sjellë edhe të tjera detaje në lidhje me aktivitetin e kompanive të familjarëve të Lulzim Bashës, ku brenda detajeve lehtësisht kuptohet se kush janë punëdhënësit e saj dhe pse kreu i Republikës së Re, “rastësisht” e mbyll gojën atëherë kur duhet të ulërasë dhe flet kur duhet të heshtë./ CNA.al

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

Denoncoi falimentimin e bizneseve/ Kunati i Bashës lulëzon

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve”/ Meta tjetër mesazh të fortë, tregon 8 hapat e grushtit të shtetit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta vijon t’iu bëjë thirrje qytetarëve shqiptarë për t’iu bashkuar tubimit të paralajmëruar në 2 mars. Në një postim në rrjetet sociale, Meta tregon tetë hapat, që sipas tij tregojnë grushtin e shtetit nga ana e mazhorancës.

“Hapat e grushtit të shtetit

Hapi i parë
Vjedhja e zgjedhjeve të 2017-ës, duke përdorur çunat problematikë, sipas dosjeve 184 të Dibrës dhe 339 të Shijakut, që lëvizin si top ping-pongu nga një zyrë e prokurorisë në tjetrën.
Përdorimi i Policisë së Shtetit në manipulimin e zgjedhjeve, siç rezulton në këto dosje, e frymëzuar edhe nga thirrja publike e Kryeministrit Edi Rama ndaj çdo polici për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Hapi i dytë
Kapja në mënyrë anti-kushtetuese e Prokurorisë me 69 vota (nga 84 vota të sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me unanimitet me 140 vota), dhe bashkë me të edhe hetimin për të siguruar pandëshkueshmërinë totale të tyre, për të mbyllur çdo çështje penale që rëndon mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre, për ta përdorur si mjet shantazhi ndaj kundërshtarëve politikë.

Hapi i tretë
Provokuan braktisjen e Parlamentit nga opozita dhe vrapuan për të zëvendësuar 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës, në mënyrë anti-kushtetuese e të paligjshme, vetëm me një akt administrativ. Edhe sot pas një viti, Parlamenti është në gjendje të rëndë anti-kushtetuese (122 deputetë me letra nga 140 që kërkon Kushtetuta).

Hapi i katërt
Përmes Parlamentit monist miratuan Rezolutë kundër dekreteve të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e 30 qershorit. Organizata rilindase e partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve arriti deri aty sa rrëzoi edhe dekretet e Presidentit duke dhunuar haptas Kushtetutën.
Mosbotimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin në Fletoren Zyrtare në kundërshtim me ligjin.
Organizuan zgjedhje të paligjshme njëpartiake, kapën 100% pushtetin lokal dhe të 61 Bashkitë u bënë moniste, bashkë me Këshillat e tyre.

Hapi i pestë
Miratuan KÇK për të asgjësuar totalisht drejtësinë e për ta futur plotësisht në thundrën e qeverisë dhe të policisë, për të mbyllur çdo mundësi për ndëshkimin e kriminalizimit dhe korrupsionit të Rilindjes, si dhe për të përgjuar në mënyrë mafioze e të paligjshme këdo që i denoncon dhe thotë të vërtetat për ta.

Hapi i gjashtë
Për të kapur përfundimisht median dhe AMA-n, miratuan ligjin e ashtuquajtur “Anti-shpifje”, megjithëse Këshilli i Europës ishte totalisht kundër, aq sa u detyrua që po vetë ta çojë në Komisionin e Venecias.

LEXO EDHE:  Intervista e Spahiut për Çim Pekën/ Po survejojmë prej 2 muajsh Ramën. Do e godasim në publik

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Përgjysmohet Gjykata e Lartë në Shqipëri, në vështirësi serioze!

Hapi i shtatë
Tentativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve dhe shkeljes së Kushtetutës e ligjit nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë, duke bërë pjesë të grushtit të shtetit të gjithë institucionet e kapura totalisht nga qeveria. Ky hap kishte për qëllim asgjësimin përfundimtar, jo vetëm të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, por edhe të çdo mundësie për llogaridhënie në Republikën e Shqipërisë, duke vënë në pikëpyetje edhe sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Hapi i fundit
Miratimi anti-kushtetues i ligjit të betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (pa pritur Komisionin e Venecias që e kërkuan vetë), për të futur si anëtarë të saj Dvoranët, Artat dhe Etildat e Rilindjes.”-shkruan Meta.

Më tej, ai thekson se u ka mbetur edhe hapi final, që është sipas shkarkimi i presidentit.

“Më pas u ka mbetur edhe hapi final: shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar.
Por shqiptarët kanë 100 vjet që janë ndarë nga Esat Pashë Tradhëtari.”-thekson Meta.

Po ashtu, i drejton një mesazh të fortë qytetarëve, sipas tij për tu bashkuar kundër puçistëve.

“Të dashur qytetarë, Ju ftoj të gjithëve në 2 mars, në ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit dhe mbrojtjes, jo vetëm të integritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës, por të vetë shtetit tonë, kombit dhe interesit kombëtar.
Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar!”-përfundon postimin e tij Ilir Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paketa Anti-KÇK/ Përmeti akuza qeverisë: Peshën më të madhe e kanë syzet e diellit, jo lufta kundër krimit

Publikuar

-

Nga

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka diskutuar sot paketen e ashtuquajtur “Anti-KÇK”, të qeverisë.

Mbledhja është shoqëruar me debate, mes deputetit të Bindjes Demokratike, Andi Përmeti dhe relatorit në Komision, deputetit socialist, Adnor Shameti.

Deputeti Andi Përmeti ka ironizuar deputetin Shameti, ndërsa tha se “Si fillim kam një vërejtje për relatorin, jam i bindur që me relatimin e sotëm nuk përmbushi pritshmërite dhe kërkesat ligjore të kryeministrit mbi këtë akt normativ sepse gjatë relatimin nuk përdori syze të errëta dielli dhe relatimi i këtij akti pa syze të errta dielli shpërbën të gjithë qëllimin primar të kryeministrit për këtë akt”.

Më tej, Andi Përmeti theksoi se ky akt normativ është pretenduar si urgjent për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar Vettingun dhe lirojnë nga burgu personat e përfshirë në krime të rënda, por deri tani “peshën” më të rëndë e kanë zyzet e diellit dhe jo lufta ndaj krimit.

LEXO EDHE:  Kim Kardashian i vjen në majë të hundës:”Mos më shihni më nga të pasmet”

LEXO EDHE:  Kim Kardashian i vjen në majë të hundës:"Mos më shihni më nga të pasmet"

“Së dyti ky akt normativ është pretenduar si urgjent për arsyen se gjyqtare dhe prokurore që akoma nuk kanë kaluar Vettingun lirojnë nga burgu persona të përfshirë në krime të rënda, por ky akt nuk përfshin zyrtarët e lartë të shtetit të cilët ndërhyjnë publikisht zyrtarisht me shkresa për të liruar subjektet e këtij akti normativ. Prandaj besoj se të pakten deri sot peshën më të madhe në këtë akt normativ e kanë syzet e diellit dhe jo lufta ndaj krimit”.

LEXO TE PLOTE