LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam derdhur lot”/ Salianji flet për sakrificat e demokratëve

11 Gusht 2019, 20:05, Politikë CNA
“Kam derdhur lot”/ Salianji flet për sakrificat e

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një intervistë për RTV Ora ka folur për lënien e mandateve dhe sakrificat që sipas tij po bën PD në interes të popullit.

Për Salianjin lënia e mandateve e ka rritur besueshmërinë tek Partia Demokratike, ndërsa thekson se Rama po qeveris si një despot dhe jo si një kryeministër i një vendi demokratik.

?Në momentin kur isha në bashkinë e Devollit dhe shihja demokratë, qytetarë dhe njerëz që mbështesnin prej kohësh kauzën e PD dhe dridheshin nga uzurpimi apo nga pushtimi, pa diskutim që nga përmbajtja edhe vetë kam lëshuar lot. Kjo është një sakrificë që bëjnë demokratët, por është një sakrificë që i shërben në fund interesit publik. I gjithë aksion opozitar do të matet në ditën kur të arrijë apo jo suksesin.

Në parlamentin aktual nuk ishte një parlament i cili i shërbente interesave të qytetarëve. Në momentin kur ne si përfaqësues të qytetarëve ishim kthyer në fasadë sepse asnjë mekanizëm ligjor nuk funksiononte, asnjë pushtet nuk kishte, por vetëm fjala e kryeministrit, padiskutim që i shërben interesit publik lënia e mandateve dhe qëndrimi jashtë sistemit, për t?ia lënë të gjitha kostot e këtij sistemi, qeverisjes së Edi Ramës dhe Edi Ramës personalisht, i cili po qeveris si despot dhe jo si një kryeministër i një vendi demokratik.

Kështu që jo vetëm nuk e ka ul skepticizmin lënia e mandateve, por e ka rritur entuziazmin dhe besueshmërinë tek PD, sepse nuk po lufton për pushtet apo për karrige, sepse ato karrige që kishim i lamë me vullnet, por po sakrifikon njësoj si çdo qytetar shqiptar.?, theksoi Salianji./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga