Connect with Us

Karburant pa akcizë në treg/ 41 milion lekë detyrimi për të paguar

Sociale

Karburant pa akcizë në treg/ 41 milion lekë detyrimi për të paguar

Publikuar

-

Strukturat e Administratës Doganore gjatë ushtrimit të kontrolleve në zbatim të planit operacional, i fokusuar tek sektori hidrokarbur dhe produktet e akcizës, konstatuan mungesë të një sasie të madhe të produktit të benzines, në magazinat fiskale të Porto Romanos.

Gjatë një inspektimi të Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta, në këto magazina, është bërë e ditur, rezultati i kontrollit mbi një subjekt, ndër më kryesorët në tregun vendas.

Gjatë kontrollit të kryer ka rezultuar se ka pasur mangësi në deklarimin në depozitë me rreth 233 mijë litra benzinë. Vlera e munguar nga kjo shkelje dhe penaliteti që iu vendos subjektit është rreth 41 milionë lekë.

Drejtori i Përgjithshëm i Dogana z.Arlind Gjokuta tha se kjo është shkelje për herë të pare dhe për këtë arsye penaliteti që aplikohet është 1-fish mbi vlerën e detyrimit. Në rast përsëritje do të jetë 3-fish dhe për herë të tretë shkon deri në 5-fish të detyrimit dhe revokim të autorizimit për ushtrimin e veprimtarisë.

“Kjo është një nga pjesët e procesit që ne po kryejmë në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial. Ajo që po mundohemi të bëjmë është inventarizimi fizik i të gjithë gjendjes në magazinat fiskale. Krahasimi i gjendjes me sistemin, me deklarimet që kemi në sistem dhe më pas kryqëzimi i informacionit me të gjitha faturat e shitjes dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të kuptuar që nga momenti i importit dhe deri në pikën fundore gjithë informacioni është i përcjellë saktë dhe gjithë produkti është i fiskalizuar dhe i pasqyruar drejt kundrejt detyrimeve doganore fiskale ndaj shtetit”, tha z.Gjokuta.

Në muajin gusht fokusi i kontrolleve do të jetë sektori i produkteve të akcizës, duke filluar nga karburanti, pijet alkoolike, kafeja,etj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj.Anila Denaj theksoi se po bëhet një analizë e plotë me qëllim evidentimin e çdo shkeljeje.

“Ne do të monitorojmë çdo veprimtari ekonomike, në mënyrë që të kuptojmë deri në fund masën e evazionit dhe arritjen e objektivave për ta luftuar atë. Në Porto Romano jemi duke analizuar të gjitha pikat e magazinave doganore për të gjitha subjektet që kanë vendndodhje të depozitave. Gjithashtu do të zhvendosemi edhe në Fier, si dhe në çdo pike ku ka magazinë doganore. Kjo jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës”.

Ministrja Denaj i bëri apel bizneseve të vlerësojnë dhe të deklarojnë në mënyrë të plotë produktet që tregtojnë. Qëllimi i administratës fiskale nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi i subjekteve për të zbatuar me korrektësi legjislacionin fiskal në fuqi./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ditët e fundit të verës? Njihuni me parashikimin e “frikshëm” per motin në ditët në vijim

Publikuar

-

Vera po numëron ditët e fundit të saj dhe hyrja e vjeshtës është në prag. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve ndërkombëtarë kjo vjeshtë do të jetë me mot të paparashikuar. Stuhi të herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Shërbimi meteorologjik “AccuWeather” raporton se rajonet më të prekura nga një mot i tillë do të jenë në Europë, Italia, por dhe vendet e Ballkanit, ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Sipas këtij shërbimi, parashikohet që stuhitë me shi do të jenë të befasishme dhe të shpeshta përgjatë gjithë vjeshtës.

“AccuWeather” në parashimin për vjeshtën raporton se më së shumti reshje do të ketë në tetor dhe nëntor.  Me kalimin e muajit nëntor “Accuweather” njofton për mundësinë e depërtimit të ajrit të ftohtë nga lindja dhe veriu duke sjellë ulje ekstreme temperaturash dhe më shumë dëborë në Ballkan. Një mot i tillë nuk do e prek Europën Perëndimore. Kjo pjesë e Europës gjatë vjeshtës do të ketë mot të qëndrueshëm./Burimi:intv

LEXO TE PLOTE

Sociale

Memoriali turk/ Shoqëria Civile fillon protestën

Publikuar

-

Nga

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, aktivistë të shoqërisë civile sot po zhvillon një protestë kundër memorialit turk, në nder të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi.

Protesta po mbahet tek Kodrat e Liqenit, aty ku dhe është vendosur memoriali turk.

Kujtojmë këtu se vendosja e memorialit për të rënët e ushtrisë dhe policisë gjatë grushtit të shtetit para tre vjetësh në Turqi, është cilësuar një provokim i fortë për kombin shqiptar duke ngjallur edhe reagime të shumta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shtypi i ditës, 20 gusht 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 20 gusht 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me tiullin “Socialistët marrin Shkodrën, protesta”, ndërsa një tjetër titull vijon “PPP Milot-Balldren, si ndryshoi pazari”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Pronat, formulari për të përfituar kompensimin”, ndërsa një tjetër titull vijon “”Na turpëruat” zbardhet debati mes këshilltarëve të PD e deputetëve në Shkodër: Rama të na kërkojë falje”.

“Shekulli” ka si titull kryesor “Nuk respektuan kriteret në tendera, përjashtohen 18 kompani”, ndërsa një tjetër titull vijon “PS merr Këshillin Bashkiak mes protestave, Shkodra në krizë”.

“MAPO” ka si titull kryesor “Shkodra rikthen protestat dhe tensionet politike”, ndërsa një tjetër titull vijon “Merkel mesazh të fortë për integrimin, ja kush po përfiton që tani”.

LEXO TE PLOTE