LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Aksidentohet për vdekje 35-vjeçarja në Fier

11 Gusht 2019, 16:58, Kronika CNA
E rëndë/ Aksidentohet për vdekje 35-vjeçarja në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Mësohet se një automjet tip ?Benz? ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Viktima është identifikuar si Emanuela Koçiaj 35-vjeç ka qenë duke ecur në rrugë në momentin e ndodhjes së aksidentit, ndërkohë policia ka mundur të shoqëroi drejtuesin e mjetit shtetasin E. A., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ndërsa polica po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.


Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip ?Benz? me drejtues shtetasin E. A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35-vjeçaren E. K. (këmbësore).

Është bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E. A., dhe po kryen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./CNA.al

Lajmet e fundit nga