LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E kishte kthyer lokalin në qendër lojërash fati/ Pranga 64-vjeçarit

11 Gusht 2019, 18:51, Aktualitet CNA
E kishte kthyer lokalin në qendër lojërash fati/ Pranga

Një 64-vjeçar, pronar i një lokali, ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi dyshohet se tregëtonte mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe organizonte lotari të palejuara në aktivitetin e tij privat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit ky shtetas nuk posedonte dokument tatimor, gjithashtu iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale pije kontrabandë dhe një laptop i cili dyshohet se përdorej për organizimin e lotarive të palejuara.

Njoftimi i plotë i policisë

Tregëtonte mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe organizonte lotari të palejuara në aktivitetin e tij privat të paregjistruar në organet tatimore, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.

Në kuadër e zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë,bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në ambjentet e lokalit në pronësi të tij në lagjen nr.8 në Korçë, për të cilin ky shtetas nuk posedonte dokument tatimor, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-Një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë.

– Një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” , ”Organizimi i lotarive të pa lejuara” dhe ”Ushtrimi i aktivitetit tregëtar të pa regjistruar në organet tatimore”./CNA.al

Lajmet e fundit nga