Connect with Us

Brexit: T’i biesh murit me kokë

Bota

Brexit: T’i biesh murit me kokë

Publikuar

-

Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon që britanikët të dalin me çdo kusht nga BE, le të kushtojë sa të dojë. Motoja e tij: “luftë ose fundosje” nuk parashikon kompromise me Bashkimin Europian.

“Më gjeni gjithë verën”. Kështu shkroi Michel Barnier, kryenegociuesi i BE për Brexit në një E-mail për qeveritë e BE, madje në ditën, që filloi detyrën kryeministri i ri britanik, Boris Johnson. Barnier i bëri një ofertë për bisedime qeverisë së re në Londër. Por deri më tani kryenegociatori nuk ka takuar askënd nga shtabi i ri në Downing Street Nr. 10. Negociata të reja për marrëveshjen 600 faqëshe të mbyllur ndërkohë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Michel Barnier i ka përjashtuar që nga fillimi. “Tani duhet të jemi të qetë dhe solidarë”, ka thënë Barnier. Kërkesat bombastike nga Boris Johnson, si heqja e “Back stop”-it irlandez, diplomati francez i hodhi poshtë si “të papranueshme”. Me “back-stop” kërkohet të pengohet, që mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore të ngrihet sërish kufiri i BE me kontrolle doganore, kjo për sa kohë derisa palët të kenë gjetur një zgjidhje më të mirë.

Mesazhi i thjeshtë: Jashtë

Vizitori i vetëm nga Londra, që ka shkuar në Bruksel që nga ndërrimi i qeverisë është funksionari britanik, David Frost. Ai është i ngarkuari i posaçëm i kryeministrit për Brexit. Komisionit Europian dhe diplomatëve të BE ai u shpjegoi, se Britania e Madhe do të largohet pa mëdyshje nga BE më 31 tetor edhe pa një marrëveshje.

Si kusht për bisedime të reja me BE, Frost përmendi heqjen e “Back-stop-it jo demokratik”. Këtë kërkesë e kanë hedhur poshtë si BE ashtu edhe kryeministri irlandez, Leo Varadkar. Diplomatët nga BE, thanë se Davis Frost nuk ka sjellë asnjë alternativë për heqjen e Back stop-it. As tema të tjera, për të cilat Johnson do të negocionte në rast të një raundi të ri nuk janë përmendur. Para ngjitjes në postin e kryeministrit, Johnson ka thënë, se ai do donte t’i ruante pjesët e mira të marrëveshjes dhe të ndryshonte pjesën tjetër. “Ne mund të fluturojmë në hënë, pra mund t’ia dalim të organizojmë edhe këtë kufirin me Irlandën”, tha ai.

 Brexit i ashpër me shumë gjasa

Sipas pikëpamjes së Brukselit, Boris Johnson po merr drejtimin e një Brexit pa marrëveshje, pa afate kalimtare, pa paguar llogaritë e hapura me BE, pa një përfytyrim për marrëdhëniet e ardhshme me BE. Vërtet që kryeministri i ri britanik deklaron, se Brexit i “ashpër” nuk është objektivi i tij, por nëse më 31 tetor nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Britania e Madhe largohet edhe pa marrëveshje.

Ministrat në kabinetin britanik vazhdojnë ndërkohë me fajësimet. Michel Gove, ministër për përgatitjen e Brexit është shprehur për BBC, se “kemi nevojë për një raund të ri. Ne jemi gati të përballemi me BE. Por për mometin, duket se BE nuk ka interes për këtë. Ata thonë thjesht Jo. Kjo është e gabuar, e trishtë dhe jo në interesin europian.” Michel Barnier nga ana e tij këmbëngul, se as BE nuk e dëshiron një Brexit pa marrëveshje. Marrëveshja me BE nga ana tjetër është rrëzuar 3 herë nga parlamenti britanik.

LEXO EDHE:  Pas Brexit, drejt një partneriteti të privilegjuar BE-Britani

 Votë mosbesimi në Dhomën e Ulët?

Për shkak se qeveria e Boris Johnson po ecën drejt Brexitit pa marrëveshje, megjithë paralajmërimet e shoqatave ekonomike dhe Bankës së Anglisë, kundërshtarët duan që ta përdorin parlamentin e përçarë për të ndalur Johnsonin. Koalicioni i konservatorëve dhe partisë irlandezoveriore, DUP ka aty vetëm një mazhorancë të vogël me një votë. Në javën e parë të shtatorit, opozita laburiste mund të provojë një mocion mosbesimi kundër kryeministrit. Në rast se Johnson nuk e kalon mocionin, atëherë qeveria ka 14 ditë kohë për të siguruar mazhorancën. Kur nuk arrihet të krijohet një mazorancë e re, kryeministri duhet të japë një datë për zgjedhje të reja brenda 25 ditësh.

Por mbetet e diskutueshme, nëse Boris Johnson mund të detyrohet, të japë dorëheqjen në këtë kohë. Ligji zgjedhor i vitit 2011 nuk është i formuluar qartë për këtë, dhe nuk është praktikuar asnjëherë. Kryeministri mund t’i zhvendoste zgjedhjet edhe në nëntor. Brexiti më 31 tetor do të ishte bërë atëherë realitet. Të vetmin vendim që Dhoma e Ulët arriti të marrë në pranverë ishte ai i mosdaljes nga BE pa marrëveshje. Nga ana tjetër në fuqi është ligji që parashikon Brexitin automatikisht më 31 tetor, me ose pa marrëveshje. Parlamenti do të kishte mundësinë të ndryshonte këtë rregullore, por vetëm nëse e detyron qeverinë të vendosë në rend të ditës këtë ligj.” Peter Sloman, politolog nga Universiteti i Cambridge-it thotë se parlamenti mund të udhëzojë kryeministrin të kërkojë zgjatje të afatit. “Por nëse Boris Johnson do t’i qëndronte kësaj është me pikëpyetje”.

Kështu Boris Johnson është në një pozicion komod. Nëse nuk ndërmerr asgjë, Brexit vjen edhe pa marrëveshje. Teorikisht kryeministrin mund ta shkarkojë edhe mbretëresha, por kjo do të thyente traditën që monarkia nuk përzihet në politikën e përditshme, e prandaj konsiderohet e pamundur. Edhe spekulimi se BE mund të ndryshojë qëndrim në momentin e fundit nuk është shumë i qëndrueshëm. “Për këtë lojë jemi përgatitur”, thonë diplomatët francezë në Paris. “Ne nuk do t’i humbasim nervat të parët.” Ndërkohë që shumë konservatorë britanikë duan më në fund të dalin nga BE, le të kushtojë sa të dojë, e argumentet ekonomikë e racionalë nuk luajnë ndonjë rol të madh në këtë pikë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi!/ Çfarë po bëjnë ndërmarrjet italiane për të luftuar virusin

Publikuar

-

Nga

Pas më shumë se 150 rasteve të konstatuara me koronavirus në veri Italisë, ndërmarrjet, duke filluar nga Unilever e Casalpusterlengo (Lodi) ku u zbulua rasti i parë i prekur, ai i një 38-vjeçari, po vendosin një seri masash për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

Assolombarda po u siguron sipërmarrësve një seri informacionesh dhe një manual të sjelljes që do të miratohet, në përputhje me ato që tashmë po qarkullojnë nga Ministria e Shëndetësisë .

Këtu janë masat kryesore që kanë ndërmarrë të gjitha ndërmarrjet, duke filluar nga e hëna e 24 shkurtit.

LVMH

Lvmh, multinacionalja luksoze franceze, u ka kërkuar menaxherëve të saj që për disa ditë të mos udhëtojnë drejt dhe nga Italia në zyrat e tjera ndërkombëtare.

Armani dhe Todi

Giorgio Armani ka vendosur të mbyllë zyrat me qendër në Milano dhe vendet e prodhimit në Lombardi, Emilia Romagna, Veneto, Trentino dhe Piemonte për një javë. Përveç stafit që po merret me emergjencën e koronavirusit, të cilët nuk do të bëjnë pushim.

Nga Gucci ende nuk është marrë një vendim, si dhe nga Versace, ndërsa Tod’s ka preferuar të zgjedhë kufizime në oraret e punës dhe ndalimin e udhëtimeve për disa ditë.

Tim

Në rajonet që mbulohen nga ordinancat, Lombardia, Veneto, Piedmont dhe Emilia Romagna, Tim ka vendosur të “pezullojë ndërhyrjet teknike jo urgjente ndërsa për ndërhyrjet të domosdoshme do të miratohen të gjitha masat dhe pajisjet e nevojshme që teknikët të operojnë në sigurinë totale”.

Ndër masat e vendosura për t’u marrë me emergjencën e Koronavirus, Tim gjithashtu “favorizoi punën nga shtëpia dhe këshilloi përdorimin e mjeteve të komunikimit virtual në mënyrë për të shmangur udhëtimet në rajonet e prekura”.

Enel

Enel ka porositur të punojë “smart” (punë inga shtëpia) deri në caktimin e një date për të gjithë kolegët që punojnë ose kanë vendbanim në njërën prej komunave të prekura nga ordinancat publike” në lidhje me koronavirusin. Këto dispozita do të zbatohen gjithashtu për personelin e palëve të treta që punojnë në zyrat e Enel.

Unilever (Casalpusterlengo, Lodi)

Aktivitetet e qendrës kërkimore ndërkombëtare, ku rezultoi i prekur me koronavirus një 38-vjecar, është ndaluar të kryejë testet e nevojshme dhe është në pritje të indikacioneve të autoriteteve shëndetësore, raporton Ansa. Kantina është mbyllur. Protokollet e planifikuara ministrore tashmë janë aktivizuar. Menaxhimi i kompanisë është përgjegjësi e Rajonit të Lombardisë.

Mae (Fiorenzuola d’Arda, Piacenza)

Rreth shtatëdhjetë punonjës janë kontrolluar në orët e fundit. Departamenti i Higjienës Publike të Piacenza tashmë kishte kontaktuar mjekun kompetent të MAE për të filluar kontrollin e punëtorëve. Më 21 shkurt kompania u mbyll me kërkesë të pronarit.

Eni (San Donato Milanese, Milano)

Rrjeti ndërkombëtar i energjisë i lë punonjësit që banojnë në komunat Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione d’Adda në shtëpi për një javë. Ata do të punojnë nga shtëpia.

LEXO EDHE:  Pse Brexit nuk do të shkaktojë shpërbërjen e BE-së

LEXO EDHE:  Pse Brexit nuk do të shkaktojë shpërbërjen e BE-së

Saipem (San Donato Milanese, Milano)

Kompania e kontrolluar nga Eni tashmë ka dërguar në shtëpi të gjithë punonjësit që banojnë në komunat Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione d’Adda. Nga 21 shkurti, ajo ka aktivizuar punën “smart’. Departamenti i personelit është duke kontaktuar një nga një me punonjësit që banojnë në komunat në provincën e Lodi, të listuara në mesin e atyre që janë në rrezik. Këshilla që u jepet atyre është të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet sociale sa më shumë që të jetë e mundur.

Arcelor Mittal

“Për të mbrojtur më mirë shëndetin e të gjithë kolegëve tanë – thuhet në një letër nga drejtori i burimeve njerëzore – konsiderohet e domosdoshme, me efekt të menjëhershëm, që të gjithë punonjësit” në Komunat e Castiglione d’Adda, Casalpusterlengo dhe Codogno, ose edhe ata punonjës që kanë shkuar dhe janë shoqëruar me persona të këtyre zonave në 14 ditët e funidt, duhet që menjëherë dhe deri në një urdhër të dytë të ofrojnë punën nga shtëpia, të lënë vendet e punës dhe të shmangin kontaktet sociale”. Kompania gjithashtu ka pezulluar udhëtimin në shumë zona aziatike.

Të njëjtat rregulla kanë ndjekur pothuajse të gjitha kompanitë, sic janë Trenord, Luxottica (selia ne Milano), Vodafone, Etra (Padova), Intesa San Paolo, Trenitalia, si edhe Mediaset.

Po ashtu edhe Bashkia e Milanos ka vendosur të pezullojë punonjësit e administratës dhe të filialeve që vijnë nga bashkitë “aty ku ka shpërthyer infeksioni”, siç thuhet nga kryebashkiaku, Giuseppe Sala. Deri tani 14 punonjës janë pezulluar nga puna.

Task-Forcë e Konfindustria

“Konfindustria ka vënë në dispozicion për të siguruar mbështetje dhe informacion për kompanitë që përballen me vështirësi logjistike dhe të menaxhimit të burimeve”, shpjegon nënkryetari për ndërkombëtarizimin, Licia Mattioli.

“Ne gjithashtu kemi ngritur – thotë ai – një Task Forcë për Koronavirusin”për t’iu përgjigjur kërkesave të sistemit në një mënyrë efikase dhe në kohë.

“Është ende shumë herët për të llogaritur dëmet e shkaktuara nga Koronavirus në ekonominë italiane,” tha nënkryetari i Confindustria, “por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm që këto pasoja do të ndërthuren me një skenar ekonomik tashmë të vështirë. Duke parë veçanërisht sektorin e luksit, nuk ka dyshim se ndikimet do të jenë të rëndësishme”.

Leonardo dhe Pirelli

Të dy grupet pezulluan transferimet kombëtare dhe ndërkombëtare “si një masë paraprake dhe me efekt të menjëhershëm”.

Zurich

Kompania e sigurimeve u kërkoi punonjësve të Milano, Brescia, Modena, Rimini, Padova dhe Torino që të punojnë nga shtëpia edhe nëse nuk ka raste të infektimit mes punonjësve. Dhe mbledhjet janë kthyer në konferenca online, për të shangur udhëtimet në 4 rajonet e përfshira./Ilsole24ore

LEXO TE PLOTE

Bota

Zgjedhjet lokale në Hamburg/ Triumfojnë SPD-ja dhe Të Gjelbrit

Publikuar

-

Nga

Pas zgjedhjeve lokale në Hamburg, Partia Socialdemokrate, SPD mbetet forca kryesore politike, e pasuar nga Të Gjelbrit. CDU pësoi humbje të thellë, kurse AfD duhej të priste gjatë për futjen në parlamentin e qytetit.

Pas zgjedhjeve në Hamburg të dielën (23.02) socialdemokratët (SPD) dhe Të Gjelbrit janë entuziastë. Vërtet që socialdemokratët pësuan një rënie me 6,6%, por ata dolën forca kryesore me 39,0% të votave, një rezultat zgjedhor, që SPD-ja nuk e ka më në asnjë land tjetër gjerman. Triumfues mund të quhen edhe Të Gjelbrit në Hamburg. Vërtet që ata nuk e arritën qëllimin të dilnin forca kryesore në Hamburg, por me 24,2% ata gati e dyfishuan rezultatin krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Katharina Fegebank, kandidatja e Të Gjelbërve

“Opcioni i afërt”

Kryebashkiaku i Hamburgut, Peter Tschentscher, (SPD) e fituesi i zgjedhjeve bëri të ditur, se shpejt do të ketë bisedime me Të Gjelbrit për përsëritjen e koalicionit si “opcioni i afërt”. Të dyja partitë do të arrinin në Hamburg gati një shumicë dy të tretat. Por Tschentscher do të zhvillojë bisedime edhe me humbësin e zgjedhjeve, CDU. Sepse teorikisht në bazë shifrash mund të arrihej një shumicë edhe me një koalicion të konservatorëve me socialdemokratët.

Marcus Weinberg, kandidati i CDU

LEXO EDHE:  “Brexit”/ Britania e Madhe kthen vizat për qytetarë e BE-së

LEXO EDHE:  Pse Brexit nuk do të shkaktojë shpërbërjen e BE-së

Në zgjedhjet e Hamburgut, partia populiste e djathtë, AfD duhej të priste gjatë për futjen në parlament. Në fund ajo arriti të kalojë pragun e 5% me një rezultat 5,3%. Edhe liberalët e FDP-së arritën të kalojnë pragun zgjedhor dhe janë prezentë në parlamentin e ardhshëm pas rezultatit 5,0%. Zgjedhjet në Hamburg shënuan një pjesëmarrje të lartë zgjedhore, 63,3%, gati 7% më shumë se në zgjedhjet e vitit 2015./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi shënon viktimën e katërt në Itali

Publikuar

-

Nga

Italia vijon të jetë në gjendje emergjence për shkak të frikës nga Koronavirusi. Numri i viktimave ka arritur në katër, ndërsa numri i personave të prekur deri tani ka arritur mbi 150.

Viktima e fundit është një burrë 84 vjeçar nga qyteti Bergamo.

Ndërkohë, mësohet se qeveria Italianë ka izoluar 11 komuna në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar.

Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.

Mediat italiane raportojnë se Lombardia, Liguria, Emiglia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Veneto janë në gjendje karantine, ku janë pezulluar eventet publike, shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë. Nga dje janë pezulluar edhe ndeshje të Seria A të cilat më tutje mendohet të zhvillohen pa praninë e spektatorëve.

LEXO EDHE:  Pse Brexit nuk do të shkaktojë shpërbërjen e BE-së

LEXO EDHE:  "Brexit"/ Britania e Madhe kthen vizat për qytetarë e BE-së

Si masë e nevojshme parandaluese janë anuluar edhe karnavalet e famshme të Venecias dhe deri më 1 mars edhe të gjitha ngjarjet rekreative dhe sportive, të cilat përfshijnë grumbullime në vende publike ose private dhe dezinfektimin e trenave rajonalë dhe jo-rajonalë.

Po ashtu, katedralja ‘Duomo’, në Milano, e cila është simbol i kryeqytetit Lombard, si edhe kinematë, teatrot, pubet dhe diskotekat, janë mbyllur.

Italia renditet tashmë e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

LEXO TE PLOTE