Connect with Us

Agravon situata e zjarreve në Greqi/ Evakuohen turistët

Kronika

Agravon situata e zjarreve në Greqi/ Evakuohen turistët

Publikuar

-

Zjarri i rënë dje në ishullin grek, Elafonissos, i cili dukej se po shuhej, ka rifilluar përsëri për shkak të erës së fortë.

Për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundëshme, autoritetet vendase kanë evakuar turistët.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan 90 zjarrfikës, gjashtë aeroplanë dhe tre helikopterë.

Elafonisos, një ishull rreth 19 kilometra katrorë, i njohur për plazhet me rërë, ka një popullsi prej rreth 350 personash, por vizitohet nga mbi 3 000 turistë çdo ditë gjatë verës.

LEXO EDHE:  Zjarri në Velipojë/ Niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës pronari i resortit

Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar rënien e dhjetëra zjarreve që nisën të premten në të gjithë Greqinë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U shpallën “Non Grata” tre ditë më parë/ Diplomatët iranianë largohen nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Dëbohen nga Shqipëria dy diplomatët iranianë që u shpallën “Non Grata” 3 ditë më parë.

Diplomatët Mohamad Ali Arz Peimanemati dhe Sejed Ahmad Hoseini Alast janë larguar sot nga Shqipëria dhe janë dërguar drejt Iranit.

Ministria e Jashtme deklaroi se iranianët ka kanë zhvilluar në vendin tonë, veprimtari që nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik.

Ata dyshohet se kishin organizuar akte terroriste në Shqipëri, në bashkëpunim me gjeneralin e vrarë Kasem Sulejmanin.

LEXO EDHE:  Bushati-Kotzias: Ndajmë të ardhme të përbashkët

LEXO EDHE:  Video- Të etur për patate/ Grekët hyjnë në librin Guinness për së dyti

Ndërkohë kujtojmë se ka shkuar në 4 numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga vendi jonë, pasi në vitin 2018 ambasadori Golamhosein Mohamadnia dhe përfaqësuesi i tij u shpallën “Non Grata” për të njëjtën arsye./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ka marrë 5 plumba”/ Mjekët flasin për të plagosurit në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Pas atentatit të mbrëmjes së sotme, mjekët kanë folur rreth dy të plagosurve Nikollaq dhe Roland Çepaj.

Mjekët kanë treguar për mediat se Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, ndërsa 36-vjeçari Nikollaq Çepaj ka marrë 5 plumba në kokë dhe në trup.

Ata thonë se 36-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë ndodhet në spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Nikollaq Çepaj, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu, dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën Transballkanike.

LEXO EDHE:  Kërkoheshin nga Interpoli/ Arrestohen shqiptarët në Greqi

LEXO EDHE:  Ndizet sipërfaqja e shkurreve/ Zjarri rrezikon banesat në Berat

Rreth dy orë pas të shtënave, në aksin Vlorë-Fier, në një rrugë dytësore, u gjet një makinë tip “Benz” e djegur dhe brenda saj një armë kallashnikov.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij atentati, me dy të plagosur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në kokë dhe trup/ Njëri prej të plagosurve në Vlorë, me urgjencë drejt Traumës

Publikuar

-

Nga

Nikollaq Çepaj, njëri prej të plagosurve në atentatin e mbrëmjes së sotme është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Tramës në Tiranë.

Mësohet se Çepaj është në gjendje të shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në kokë dhe disa të tjerë në trup.

36-vjeçari, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu, dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën Transballkanike.

Ai mbeti i plagosur së bashku me Roland Çepajn, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

LEXO EDHE:  Niveli i lartë i pesticideve/ Greqia asgjëson 4.6 ton domate nga Shqipëria e Italia

LEXO EDHE:  Marijuanë në tavanin e furgonit/ Ja kujt i përkiste

Rreth dy orë pas të shtënave, në aksin Vlorë-Fier, në një rrugë dytësore, u gjet një makinë tip “Benz” e djegur dhe brenda saj një armë kallashnikov.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij atentati, me dy të plagosur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE