Connect with Us

Tragjike/ Shpërthen cisterna e naftës, humbin jetën 60 persona

Bota

Tragjike/ Shpërthen cisterna e naftës, humbin jetën 60 persona

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lindje të Tanzanisë, ku si pasojë e shpërthimit të një cisterne me karburant, kanë humbur jetën 60 persona dhe janë plagosur 70 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur 200 kilometra larg  qytetit më të madh të vendit Dar Es Salaam.

Zyrtarët thonë se njerëzit po përpiqeshin të merrnin karburant nga cisterna e dëmtuar të shtunën, në kohën kur ndodhi shpërthimi.

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet / Njërit prej viktimave, atentat një vit më parë

Një ngjarje tjetër e ngjashme ndodhi në muajin maj në Niger, ku kishin humbur jetën 76 persona, ndërsa vendi kishte shpallur tre ditë zie./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Boris Johnson fiton zgjedhjet në Britani/ Cilat janë 5 arsyet e suksesit

Publikuar

-

Nga

Sipas një analize të bërë nga gazetari politik i gazetës Guardian, fitorja e Boris Johnson me partinë Konservatore në Britaninë e Madhe, i atribuohet pesë arsyeve konkrete.

Arsyeja e parë: Johnson përhapi një mesazh shumë të thjeshtë: Do t’i japim mënëfund zgjidhje Brexit, gjë të cilën qytetarët po e prisnin prej kohësh. Në të njëjtën kohë, paralajmërimi i tij se një fitore e mundshme e partisë Laburiste do të nënkuptonte një referendum të dytë duket se ka terrorizuar shumë votues.

Arsyeja e dytë: Johnson përhapi parrula dhe mesazhe me një thjeshtësi të madhe, pa zhurmë, në kontrast me premtimet kaotike elektorale të partisë Laburiste.

Arsyeja e tretë: Vetë manifesti i Konservatorëve ishte i shkurtër dhe tërheqës, pa propozime të diskutueshme siç është taksa famëkeqe e vdekjes e propozuar nga Teresa May në 2017.
Arsyeja e katërt: Partia Laburiste nuk kishte më impakt tek populli. Gjatë zgjedhjeve, Konservatorët dhe

LEXO EDHE:  FOTO-VIDEO. Shpërthim në një fast food në Athinë/ 1 i vdekur, 5 të plagosur

LEXO EDHE:  FOTO-VIDEO. Shpërthim në një fast food në Athinë/ 1 i vdekur, 5 të plagosur

partia e Brexit u shprehën se Partia Laburiste nuk e kishte marrë aspak në konsideratë ndihmën e dhënë nga klasa punëtore. Nga ana e tyre, deputetët tashmë të mposhtur të Laburistëve besojnë se problemi ishte vetë Corbin, si dhe qëndrimi i tij i paqartë ndaj Brexit.

Arsyeja e pestë: Strategjia jo e suksesshme e partisë Laburiste. Pritshmëritë e Laburistëve ishin që të fitonin bindshëm në zgjedhje dhe misioni i tyre ishte mjaft i zgjeruar./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Masakrohet me thikë i riu në banesë/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Një person është goditur për vdekje me thikë në Bolton të Anglisë.

Mësohet se i riu rreth të 30-ave, u gjet me plagë të rënda në trup në një banesë në Mornington Road, rreth orës 23:35 të mbrëmjes së djeshme.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht i riu ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

LEXO EDHE:  Sulmi terrorist në Sri Lanka/ Rritet numri i viktimave

LEXO EDHE:  Sulmi terrorist në Sri Lanka/ Rritet numri i viktimave

Autoritetet vunë në pranga autorin 31-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit, ndërsa policia i ka bërë apel qytetarëve të denoncojnë për çdo informacion që dinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“Ka të drejtë të ketë një çati mbi kokë”/ Një familje shqiptare “gjunjëzon” Kölnin në gjykatë

Publikuar

-

Nga

Gjykata gjermane detyron Kölnin të strehojë një familje shqiptare. Megjithëse kjo familje nuk ka të drejtë të qëndrojë në Gjermani, ajo ka të drejtë të ketë një çati mbi kokë, vendosi gjykata.

Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm. Kështu shkruhet në nenin 1 të Kushtetutës së Gjermanisë. Një familje shqiptare e vuri në provë këtë nen dhe fitoi në gjykatë. Qyteti i Kölnit është kështu i detyruar të strehojë përkohësisht familjen shqiptare në një qendër të të pastrehëve derisa ajo të largohet nga Gjermania. Sipas Gjykatës Administrative të Kölnit, të huajt megjithë detyrimin për t’u larguar nga Gjermania kanë të drejtë të strehohen në qendrën e të pastrehëve. Ky vendim u mor të enjten (12.12) pas një kërkese për trajtim të përshpejtuar nga familja shqiptare, që me sa duket nuk kishte parë rrugë tjetër, sepse ndryshe do mbetej e pastrehë e do duhej të flinte në rrugë bashkë me fëmijët.

Familja shqiptare donte që deri në pranimin një qendër pranimi, të strehohej diku tjetër. Autoritetet e Kölnit e kishin kundërshtuar këtë fillimisht. Sipas tyre, familja është e detyruar të largohet nga Gjermania dhe mund ta shmangë situatën e të qenit e pastrehë me kthimin në Shqipëri. Drejt Tiranës e marrin rrugën përditë autobusët, argumentuan autoritetet.

Gjykata Administrative, Köln

Gjykata i dha fund paqartësisë. Për shkak se familja shqiptare nuk është në gjendje me forcat e veta të sigurojë një strehë, qyteti, si autoritet i rregullit është i detyruar t’i strehojë në qendrën e të pastrehëve deri në pranimin në një qendër pranimi. Pretendimi për strehim nuk shfuqizohet me detyrimin për largimin nga vendi, por është i shkëputur nga problematika e së drejtës të të huajve, argumentuan gjykatësit. Për sa kohë personat janë të pastrehë dhe jetojnë në hapësirën, për të cilën është përgjegjës qyteti i Kölnit.

LEXO EDHE:  Aksident rrugor ne Podujeve, nje i vdekur, shtate te plagosur

LEXO EDHE:  Sulmi terrorist në Sri Lanka/ Rritet numri i viktimave

Familja shqiptare shkel afatin e largimit nga Gjermania

Sipas të dhënave të gjykatës, jo shumë ditë më parë kishte ardhur një çift nga Shqipëria bashkë me dy fëmijët në Gjermani. Agjencia e lajmeve dpa, shkruan, se familja shqiptare kishte në plan të qëndronte në Gjermani, pa bërë as kërkesën për azil. Dihet, se për shkak se Shqipëria është vend i sigurtë origjine, shanset për azil janë gati zero.

Qendra azili

Zyra e të Huajve reagoi dhe i dha familjes shqiptare një dokument detyrues për kalimin e kufirit. Me këtë dokument, personave që janë të detyruar të largohen nga Gjermania, se nuk kanë të drejtë qëndrimi iu vihet një afat i caktuar për largimin vullnetar. Por familja shqiptare nuk u kthye vullnetarisht. Zyra e të huajve veproi më tej duke e dërguar çështjen në një qendër shpërndarjeje të refugjatëve, por asgjë nuk ndodhi. Familjes nuk iu caktua një vend në qendrën e pranimit.

Kështu shqiptarët e mbetur pa mbështetje u detyruan të kërkojnë strehë në qendrën e të pastrehëve në Köln, ku edhe kaluan një natë. Por më pas familja duhej të largohej nga kjo qendër, për shkak të dokumentit detyrues për largim nga Gjermania. Në një situatë të tillë, familja shqiptare nuk pati rrugë tjetër dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë për trajtim të përshpejtuar të çështjes./ DW

LEXO TE PLOTE