LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Theri me thikë adoleshentin/ Vetëdorëzohet 16-vjeçari

10 Gusht 2019, 18:52, Kronika CNA
Theri me thikë adoleshentin/ Vetëdorëzohet 16-vjeçari

Është zbardhur plagosjen e ndodhur më datë 6 gusht në rrugën ?Vaso Pasha? në kryeqytet.

Uniformat blu të Tiranës shprehen se kanë arritur të identifikojnë autorin, pas këqyrjes të kamerave të sigurisë.

Autori është një 16-vjeçar, i cili është vetëdorëzuar pranë Komisariatit të Policisë numër 2 në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur  mbrëmjen e datës 6 gusht, në rrugën ?Vaso Pasha?, ku pas një konflikti u plagos me thikë shtetasi O.T, 17 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike të siguruara nga kamerat  përreth ambientit ku ka ndodhur ngjarja, u bë i mundur  identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.R, 16 vjeç, banues në Tiranë, si autor i dyshuar për veprën penale ?Vrasja me dashje? mbetur në tentativë .

Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera për gjetjen e tij dhe bashkëpunimit me familjarët, mesditën e sotme  16-vjeçari është vetëdorëzuar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, ku dhe u bë ndalimi i tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar te vrasë me thikë shtetasin O.T.

Materialet hetimore shtesë do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ?Vrasja me dashje? mbetur në tentativë./CNA.al

Lajmet e fundit nga