LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Të shitur tek Edi Rama"/ Aleati i Bashës shpërthen në akuza

10 Gusht 2019, 10:58, Politikë CNA
"Të shitur tek Edi Rama"/ Aleati i Bashës shpërthen

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur të praktikojë servirjen e aktiviteteve politike me kaseta, përzgjatë ditëve që ai nuk ndodhet fare në Shqipëri.

Pasi i mbarojnë kasetat, Basha ridel sërish në publik për të realizuar të tjera.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, pavarësisht manipulimeve që Basha iu bën demokratëve, thotë se sot për sot mbetet kryeopozitari dhe demokrati më mirë që ka opozita joparlamentare.

Me tone të ashpra, Shehi është shprehuar ndaj aleatëve, që shkuan dhe u regjistruan për zgjedhjet 13 Tetorit.

Jo, jo! Zoti Basha mund të ketë shumë difekte por sot për sot mbetet demokrati më i mirë, nuk kemi të tjerë. Pjesa tjetër është shitur tek Edi Rama. Në vjeshtë opozita fillon aksioni opozitar. Kush ka mundësi, kush është kundër Edi Ramës do t?i bashkangjitet si gjithmonë. Ata që janë me Edi Ramën, që i lëpijnë edhe njëherë çizmet Edi Ramës le të vazhdojnë me të. Ky është pozicioni ynë, s?kemi tjetër sot për sot”, është shprehur Shehi për CNA.al.

Lajmet e fundit nga