LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tatimet "me dorë të hekurt"/ Braçe: Nuk do të kursehet askush

10 Gusht 2019, 09:50, Politikë CNA
Tatimet "me dorë të hekurt"/ Braçe: Nuk do të

Zëvendës kryeminstri Erion Braçe, në një konferencë për mediat ka folur në kuadër të luftës kundër informalitetit.

Braçe tha se në kontrollin që është bërë nëpër karburante janë vënë re shkelje të shumta ligjore duke qenë se nuk maten në mënyrë korrekte litrat që i jepen qytetarit duke e vjedhur atë.

Braçe theksoi se nuk do të tolerohet askush, sado i rëndësishëm të jetë dhe sado njohje të ketë, nëse nuk paguan detyrimet fiskale ndaj shteti.

Në kompanitë e karburanteve janë vënë re diferenca prej mijëra tonësh në deklarime që kanë bërë duke vërtetuar kështu se kanë kryer evasion fiskal dhe se kanë vjedhur konsumatorin.

?Diferenca në litra në çdo pompë do i ushtrohet  detyrimeve fiskale deri në pikën e fundit.

Të gjithë do ti jepen drejtësisë pavarsisht emrit të kompanisë, emrit të pronarit, lidhjeve që kanë me miq e me shokë.

Ndërkohë që administrata doganore ka shtrirë kontrollin edhe në magazinat e mëdha dhe janë zbuluar shkelje të rënda ligjore.

Kjo po bëhet për t?i dhënë fund evaziont, kjo është një formë e grabitjes së qytetarve ku shitet ky produkt.

Janë bllokuar 22 kompani të mëdha që kanë akumuluar borxhe apo që kanë detyrime fiskale, disa prej tyre kanë reaguar kanë shlyer detyrimet ose kanë slyer pjesërish detyrimet

Harxhoni kohën kot me telefonata, nuk do ju ndihmojë askush, ndohmoni veten, paguani borxhin dhe mos krijoni borxhe të reja. Ne nuk ka vlen as gjoba as mbyllja e biznesit të tyre, ne na duhet që të jenë në rregull conform ligjeve. Çdokush do të dënohet pa mëshirë. Të bëjnë kujdes, çdo kërcënim ndal punonjësve të shtetit do të ndëshkohet dhe ata do të përballen me ligjin deri në një. Çdo kërcënim do të konsiderohet si krim. ka thënë Breçe për mediat.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga