Connect with Us

Pushtohet nga flakët ishulli me turistë në Greqi

Bota

Pushtohet nga flakët ishulli me turistë në Greqi

Publikuar

-

Pushtohet nga flakët ishulli me turistë në Greqi

Ishulli grek, Elafonissos është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.

Zjarri ka rënë në një zonë të pyllëzuar, ndërkohë që për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi.

Sipas mediave fqinje, mësohet se në ishull ka shumë pushues që kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet aty.

Ndërkohë që për të vënë në kotroll flakët janë mobilizuar mbi 20 makina zjarrfikëse si dhe një helikopter për të vëzhguar situatën nga lartë.

LEXO EDHE:  U arratis nga burgu grek/ Kapet pas dy muajsh 48-vjeçari

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkohë që kampet dhe hotelet në Elafonissos janë evakuar.

Kujtojmë se verën e një viti më parë Greqia u përballë me një nga zjarret më shkatërrues ku gjetën vdekjen 103 njerëz dhe gati 200 të tjerë u dërguan në spital me plagë./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Pakica serbe në qeverinë e re?/ Ja si përgjigjet kandidati për Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Trajtimi politik i pakicave serbe në Kosovë dhe përfshirja e njerit prej përfaqësuesve të partisë së tyre “Lista Serbe”në kabinetin e ri qeveritar “Kurti”, ka qenë një tjetër çështje për të cilën kandidati për kryeministër i Kosovës ka folur nga tryeza e emisionit “Real Story”.

“Unë nuk kam problem me “Listën Serbe”, unë nuk kam asnjë problem pse është serbe, por sepse nuk është parti. Në fakt është shtet, instrument i Beogradit. Parregullsi të mëdha ka pasur në vendbanimet me shumicë serbe. Trysnia ndaj serbeve për të votuar “Listën Serbe” ka qenë e tmerrshme. Një ministër duhet të jetë serb, jo detyrimisht nga “Lista Serbe”. Por ata duhet ta miratojnë. Nuk do të jetë e lehtë. Unë do ti shërbej si Kryeministër komunitetit serb pa asnjë dallim,” ka thenë Albin Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Negociatat me LDK-në/ Albin Kurti jep ultimatumin, zbulon qeverinë e re

Publikuar

-

Nga

Kandidat për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, është pjesë e studios së emisinit” Rela Story” të mbrëmjes së sotme, ku po flitet lidhur me negociatat e LVV me LDK, si dy forca politike fituese të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 6 tetorit, por dhe për formimin e qeverisë së re.

Ndërsa ka folur me nota vlerësimi maksimal për kandidaten konkurente të tij për postin e kryeministrit, Vjosa Osmanin, Kurti ka dhenë si ultimatum qënien e tij kryeministër dhe ka zbuluar strukturën e paramenduar të qeverisë së tij.

“Kandidatura dhe fushata e Vjosa Osmanit i ka inkurajuar shumë vajza që të merren me politikë. E falenderoj për këtë dhe dua të bashkëpunoj me të në çdo kapacitet që ajo dëshiron.

LEXO EDHE:  Greqia nuk gjen qetësi/ Rikthehet makthi i tërmeteve

LEXO EDHE:  Dhuna e anarkistëve në Athinë/Dy policë të plagosur

Me LDK-në deri më tani kemi dakordësuar që të kemi 12 ministri, që të kemi vetëm një ministër serb dhe që të kemi 30% gra. Do kemi vetëm nga dy zv. ministra. Eshte destin i yni që ne të qeverisim bashkë me LDK. Ose VetëVendosje në Qeveri dhe unë Kryeministër, ose zgjedhje te parakohshme”, ka artikuluar Albin Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmet ndaj kurdëve në Siri/ SHBA-Turqi bien dakort për armëpushim

Publikuar

-

Nga

Nënpresidenti amerikan Mike Pence u takua sot me Presidentin Tayip Erdogan në Turqi si pjesë e një misioni për të bindur Ankaranë të ndalë ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë verilindore.

Sipas raportimeve të VOA, sulmi ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri. 200 mijë civilë po largohen nga vendi, ndërsa ka krijuar gjithashtu shqetësim të madh mbi sigurinë e mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik të braktisur në burgjet kurde. Situata në Siri ka nxitur kritika ndaj presidentin Donald Trump. Zoti Trump është akuzuar për braktisje të luftëtarëve kurdë, partnerët kryesorë të Uashingtonit në betejën për të çmontuar kalifatin e vetëdeklaruar të Shtetit Islamik në Siri, me vendimin për të tërhequr trupat nga kufiri ndërsa Ankaraja nisi ofensivën e saj më 9 tetor.

LEXO EDHE:  Në kërkim prej 6 vitesh/ Ja kush është i riu i ekstraduar nga Greqia

LEXO EDHE:  U arratis nga burgu grek/ Kapet pas dy muajsh 48-vjeçari

Zoti Trump i doli në mbrojtje vendimit të tij të mërkurën të cilin e cilësoi “të shkëlqyer nga pikëpamja strategjike”. Ai tha se besonte se zoti Pence dhe Presidentin Tayip Erdogan do të zhvillojnë një takim të suksesshëm, por paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh do të ketë sanksione e tarifa që “do të jenë shkatërruese për ekonominë turke”.

LEXO TE PLOTE