LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse jemi përgjysmë të ngjashëm me bananen, dhe fakte të tjera të mahnitshme mbi trupin e njeriut

10 Gusht 2019, 10:38, Lifestyle CNA
Pse jemi përgjysmë të ngjashëm me bananen, dhe fakte të

Trupi i njeriut, është shumë më i çuditshëm por edhe mbresëlënës nga sa mund ta mendoni. Për të ekzistojnë kaq shumë fakte të mahnitshme, sa që shumë prej nesh thjesht nuk i dinë. Ja cilat janë 10 nga faktet më të habitshme mbi organizmin tonë, sipas “The List Love“:

 1.ADN-ja

E dinit, që nuk ka shumë ndryshim midis jush dhe një bananeje. Dhe kjo nuk është një shaka! Përkundrazi është vërtetuar që njerëzit ndajnë 50 për qind të ADN-së së tyre, me këtë frut të shijshëm dhe shumë të konsumuar.

2.Gjatësia 

Keni pasur ndonjëherë ndjesinë,  kur shiheni ndonjëherë në pasqyrë në mëngjes, që gjëja e parë që ju bie në sy është se sikur jeni paksa më i gjatë? Në fakt më shumë sesa ndjesi, bëhet fjalë për një të vërtetë. Për shkak të mungesës së ndikimit të forcave gravitacionale kur jemi shtrirë duke fjetur, njerëzit janë afërsisht 1 cm më të gjatë në mëngjes sesa në mbrëmje.

3.Thonjtë e duarve dhe këmbëve

E keni menduar ndonjëherë se sa kohë i duhet thoit të gishtave të dorës dhe të këmbës, që të rriten nga baza në majë? Nëpër duar keni shumë kohë:ky proces zgjat plot 6 muaj.

4.Sinestezia

A keni parë ndonjëherë ngjyrën jeshile, dhe të jeni ndier sikur po përtypni në tufë me bar? Nëse po, mund të keni përjetuar një gjendje të quajtur sinestezi, ose mbivendosja e shqisave. Pra disa njerëz mund të shijojnë fjalë, dhe të ?dëgjojnë? ngjyra.

5.Koefiçenti i inteligjencës

A jeni një tip që ëndërroni shumë gjatë natës? Nëse po, jeni me shumë fat! Një studim, ka arritur në përfundimin se sa më i madh është koefiçenti juaj i inteligjencës, aq më shumë do të ëndërroni gjatë gjumit.

6.Acidi i stomakut

Nuk po ju sfidojmë që ta provoni këtë në shtëpi, pasi mund të jetë tepër e rrezikshme. Por është e provuar që acidi që ndodhet në stomakun e njeriut, është aq i fortë sa të tretë edhe briskun, që është prodhuar nga çeliku. 

7.Fshikëza

A ju ka ndodhur që të urinoni ndonjëherë për një kohë vërtet të gjatë? Kjo ndodh për shkak se fshikëza juaj ka qenë ndoshta shumë e mbushur. Në fakt, një fshikëz e mbushur plot, besohet të jetë afërsisht e njëjta madhësi sa një top bejsbolli.

8.Nuhatja 

Hunda e njeriut mund të dallojë 50.000 aroma të ndryshme. Kjo është arsyeja pse ne shpesh mund të kujtojmë aroma nga e kaluara jonë, gjë që na kthen për disa momente pas në kohë.

9.Gudulisja 

Të gjithë e duam një kruarje apo një gudulisje të mirë pas shpinës, apo jo? A e keni provuar ndonjëherë edhe vetë, dhe keni dështuar? Dhe kjo e ka një shpjegim: është e pamundur që një njeri të gudulisë veten.

10.Qelizat

Njerëzit në thelb janë mutacione. Rreth 90 përqind e qelizave në trupin tonë, nuk janë me origjinë ?njerëzore?, përkundrazi ne jemi kryesisht baktere dhe kërpudha. 

Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga