LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti ynë do hisen e tij

10 Gusht 2019, 11:37, Aktualitet CNA
Presidenti ynë do hisen e tij

Presidenti Ilir Meta, i cili gatuan çorba me çdekretime dhe dekretime na i shfaqet i shqetësuar, ndërkohë që pushon bashkë me shpurën e tij.

Përfitimet për pushime sipas qejfit ia jep posti i Presidentit, por përfitimet përgjatë këtyre 30 viteve që është në politikë, ia kanë dhënë paratë e shqiptarëve.

Sot, Meta, i cili ka marrë malet, hiqet i shqetësuar se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat me 18 Tetor.

Bën sikur apelon opozitën dhe mazhorancën për zgjidhjen e krizës politike, ndërkohë nuk është se i nuk i digjet barku për qytetarët.

Metës nuk i digjet barku për parime, po për tepsinë e pushtetit, për tepsinë ku mund të vijojë të përfitojë dhe të zhvasë shqiptarët ashtu siç ka bërë deri më tani.

Nuk mund të ndryshojë Ilir Meta, nga mëngjesi në mbrëmje. Është i njëjti Ilir Metë, i cili njihet për prostituimet politike.

Është i njëjti Ilir Metë, i cili solli Rilindjen në pushtet dhe që Rilindja ia shpërbleu me postin e Presidentit.

Është Ilir Meta, i bllokut të zi, që u amnistua nga drejtësia. Është Ilir Meta i floririt të Krrabës, që dikur e denoncoi hapur ish kryeministri Sali Berisha.

Pra, është po aq hajdut sa Qeveria, të cilën e akuzon sëbashku me bashkëshorten e tij,  vajtuesen e halleve të qytetarëve, Monika Kryemadhi.

Tashmë, kur dëgjohet me kilometra larg kërcitja e prangave, Meta ka marrë malet dhe po bën viktimën.

Por, halli i tij i vetëm dhe më i madh është tepsia e pushtetit, pasi jo vetëm që merr hisen e tij, por e shpëton edhe nga prangat.

Kështu, Meta do të vijojë të gëzojë pasurinë e korrupsionit, do të vijojë të hedh kthetrat për ndonjë grabitje tjetër, pasi ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron.

Ky është Ilir Meta, që koha ka treguar se i pëlqen prostituimi, vetëm e vetëm që të ketë pak pushtet, por jo se i bëhet vonë për qytetarët./CNA.al

Lajmet e fundit nga