LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat/ Zbulohet marrëzia e fundit e Ramës

10 Gusht 2019, 10:44, Politikë CNA
Negociatat/ Zbulohet marrëzia e fundit e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama ka bërë një marrëzi tjetër duke thënë se  dëmtohet rajoni nëse BE çel negociata me Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë.

Sipas Berishës, në intervistën e tij për Euronews, Rama paralajmëron dëme që planifikon t?i shkaktojë vet në rajon, në rast se BE guxon të çel negociata me Maqenoninë e Veriut të parën.

Postimi i plotë i Berishës

Marrezia me e fundit e Edvin Kristaq Mafise!

Miq, ?demtohet rajoni ne qoftese Bashkimi Europian çel negociatat me Maqedonine para Shqiperise?.

Kjo eshte deklarata skandaloze qe ka bere dje ne Euronews krye kreu i meduzes Edvin Mafia. Marrezia me e madhe e ketij paralajmerimi te Edvin Mafise per kancelarite europiane eshte nenteksti i kercenimit direkt ndaj tyre. Me gjuhe kercenuese, shefi i narkoshtetit te vetem ne Europe paralajmeron me deme qe ai vet do ti shkaktoje ne rajon ne rastese ata guxojne dhe hapin negociatat vetem me Maqedonine. Me nje fjale deklaron se po hapet negociatat vetem me Maqedonin une do te çart rajonin.

Lidhur me kete kercenim idiotesk dhe banal miq, dua t?iu rikujtoj ketu reagimin e 15 viteve me pare te nje zyrtari serioz te Komisionit Europian ndaj kercenimeve te qeverise se atehershme socialiste dhe korruptokrateve miq te saj, se mos firmosja me Shqiperine e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit mund te sjelle destabilizim te rajonit. Gjermani gjakftohte ndaj ketij kercenimi vulgar pergjigjej thjesht dhe shkurt: ?nuk keni fuqi ta beni?!
Perveç kesaj, me nje kercenim te tille trashanik dhe qesharak, Shqiperia ?jo vetem nuk imponon afrim por thellon kanionin qe e ndan me BE dhe largon edhe me shume horizontin e çeljes se negociatave te pranimit te vendit ne BE.

Veçimi i Maqedonise dhe hapja e negociatave me kete vend ne BE eshte plotesisht i merituar. Sikunder theksoj se paveresisht se vendi yne nuk ka plotesuar asnjerin nga 13 kushtet e vendosura ne qershor te vitit te kaluar nga keshilli i ministrave te BE, une bej thirrje per hapjen e negociatave edhe me Shqiperine dhe perfshirja e kushteve te cilat jane te domosdoshme per tu plotesuar ne agjenden e negociatave.

Ne te vertet, veçimi i Shqiperise eshte krykeput nje ndeshkim i saj per shkak te Edi Rames dhe rregjimit te tij te Kakistokracise. Ne me shume se nje vit Shqiperia jo qe nuk ka permbushur asnje nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtem te BE por ajo ka shenuar perkeqesime te medha krahasuar me nje vit me pare. Konkretisht, kete vit nje e treta e vendit, sipas matjeve te sakta italiane eshte plote me kanabis elektoral dhe Shqiperia per ?merite? te Edvin Mafise vleresohet gjeresisht sot si narkoshteti i pare ne historine e kontinentit tone dhe si qender operacionale e organizatave kriminale qe veprojne ne Europe, Ameriken e Veriut dhe Ameriken e Jugut, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Kete vite per here te pare ne historine e Europes se pas renies se perdes se hekurt, Edvin Mafia zhvilloi ne kundershtim flagrant me kushtetuten dhe Karten Europiane te te Drejtave te Njeriut zgjedhje moniste. Perveç ketyre, kete vit vendi jo vetem vazhdon te mbetet pa Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte si asnje vend tjeter i globit, por doli qarte perfundimisht se Edi Rama me reformen sorosiane te drejtesise, ne kundershtim flagrant me parimet nderkombetare te drejtesise se pavarur ka kapur te gjitha institucionet e emerimeve dhe kontrollit te ketij sistemi dhe ka shnderruar ate ne dege te ekzekutivit.

Perveç sa me siper, Shqiperia ne qeverisjen e Edvin Mafise eshte vend kryesor i azilkerkuesve ne Europe dhe numri i tyre kete vit eshte me i madh se sa nje vit me pare.

Duke perfunduar mund te themi se Maqedonia megjithe problemet qe ka nuk eshte cilesuar kurre si ?narkoshtet i vetem ne Europe? siç cilesohet sot gjeresisht Shqiperia. Vendi fqinj nuk ben zgjedhje moniste por para skadaleve shume me te vogla se keto te Shqiperise, kryeministri dhe qeveria dhane doreheqjen, krijuan me konsensus qeveri tranzitore dhe zhviluan zgjedhje dinjitoze.

Maqedonia arriti edhe me fqinjin e vet Greqine te mbylli me Marreveshjen e Prespes nje diskutim dhjetra vjeçar duke ulur tensionet midis dy vendeve. Per te gjitha keto, me Edvin Mafine ne qeveri, çelja per Shqiperine e negociatave per anetaresim me BE eshte nje date qe largohet gjithnje e me shume. Sb/CNA.al

Lajmet e fundit nga