Connect with Us

Memoriali turk/ Reagon ashpër Gerti Bogdani: Njerëz të shitur po cënojnë sovranitetin e vendit

Politikë

Memoriali turk/ Reagon ashpër Gerti Bogdani: Njerëz të shitur po cënojnë sovranitetin e vendit

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me vendosjen e memorialit të ushtarëve turq nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenit.

Bogdani kritikon përfaqësuesit politik, ndërsa shkruan se memoriali i inaguruar nga nën kryetari i Bashkisë së Tiranës, edhe me prezencën e ndonjë përfaqësuesi tjetër politik, është thjeshtë një gafe e rëndë diplomatike dhe cënim i sovranitetit kombëtar.

Sipas Bogdanit, në këtë vend vazhdojnë të qeverisin palaço mediokër e njerëz të shitur.

Postimi i plotë

Ate pak park artificial qe kemi vazhdojne ta mbysin e ta kafshojne. Njehere e kafshuan duke bere kulla, pastaj e mbyten duke hedhur beton me ato qe kryetari i bashkise i quan ‘lodra’, tani me memoriale e pas pak muajsh perseri me betonin e kullave te oligarkeve reth e rrotull universitetit.

Por me lajmin dhe inagurimin e sotem problemi eshte me i madh se thjeshte shkaterrimi i parkut. Ne kete rast eshte cenimi i sovranitetit!

Per te qene i qarte qe ne fillim, sepse jam i sigurt qe etiketimet nuk do te mungojne; se pari vleresoj miqesine dhe marredhenien e shkelqyer mes popullit shqipetar dhe atij turk keto 100 vite e kusur pavaresi te Shqiperise; se dyti ky qendrim nuk ka lidhje as me mbajtjen ane ne nje konflikt rrymash e individesh, sepse nuk eshte problem shqiptar; dhe se treti cdo shqiptar i ndershem, patriot dhe jo i shitur kete qendrim do mbante (te shprehur me ze, apo menduar ne heshtje).

Memoriali i inaguruar nga nen kryetari i Bashkise se Tiranes, edhe me prezencen e ndonje perfaqesuesi tjeter politik, eshte thjeshte nje gafe e rende diplomatike dhe cenim i sovranitetit kombetar! Nderimi i te reneve per mbrojtjen e demokracise se nje vendi duhet te ngrihet ne ate vend, jo gjetiu. Ndaj, eshte gabim ngritja e tij ne Tirane, sepse nuk tregon nivelin e larte te marredhenieve mes dy vendeve, por vasalitetin mes tyre.

LEXO EDHE:  Astrit Veliaj, ky palaço i pavarur

Per kete gafe te Kryetarit te Bashkise duhej te ishte shprehur menjehere ministri yne i jashtem z.Rama, por duket qe gojen ia kane kycur me kohe. Ose, duhej te ishte shprehur se paku ministri i jashtem ne detyre, i cili edhe pse mezi i reciton i ka per zemer Rilindasit, por edhe ky duket se nga hera e ka ngrene lugen e çorbes gatuar me miell serbie.

E meqe permenda Rilindasit, para disa kohesh dikush shprehej se po te shihte Skenderbeu Shqiperine ne 600 vjetorin e tij, do t’i mbusheshin syte me lot; besoj se po ta shihnin dhe ata qe mbaruan ate qe nisi Skenderbeu, pra Rilindasit, edhe atyre do t’u perloteshin syte! Por kjo nuk do te thote qe kete vend te vazhdojne ta qeverisin palaço medioker e njerez te shitur, ka ende kohe dhe shprese qe dinjitetin e ketij vendi ta çojne ne vend ato qe realisht i thone vetes SHQIPETAR!

Sidoqofte shashka si keto nuk mund t’i mbulojne kurresesi aferat dhe zullumet disa qindra milioneshe te korrupsionit te kesaj qeverie./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Masat për koronavirusin/ Basha mbledh ekspertët dhe ish-deputetët në PD

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot një grup ekspertësh ku po diskuton lidhur me masat e marra në vendin tonë kundër koronavirusit.

Basha ka mbledhur në takim eskpertë të mjekësisë, si dhe ish-deputetë me profesion mjekë, të cilët mund të ndajnë opinione për menaxhimin e situatës në vendin tonë.

Mësohet se mes personave të pranishëm në takim janë: Halim Kosova, Tritan Shehu, Orjola Pampuri, Albana Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta nuk humbet kohë/ Depoziton sot kallëzimin penal për Gjonajn

Publikuar

-

Nga

Presidenca ka njoftuar se sot presidenti Ilir Meta do të depozitojë personalisht në ora 13:00, në  Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi.

Kujtojmë se tre ditë më parë, Meta akuzoi ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila sipas tij, ka konsumuar disa vepra penale në tentativën për një grusht shteti.

LEXO EDHE:  Reforma për pronën/ PD: S’mund të vendosë shteti për cmimin

LEXO EDHE:  Emërimi i Arben Kashahut/ Ironizon gazetari: “Seç më vjen një përzierje në stomak”

Sipas Metës, në këtë tentativë për grusht shteti bazuar mbi provat e bëra publike, të cilat do të dorëzohen SPAK, rezulton të jetë përfshirë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj por dhe funksionarë të lartë për llogari të kapjes së Gykatës Kushtetuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Boshatiset Italia/ Coronavirusi zbraz metrotë dhe trenat në Milano

Publikuar

-

Nga

Italia po kalon ditë të vështira për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Deri tani katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 210 janë prekur nga

Përhapja e coronavirusit në Itali ka bërë që njerëzit të izolohen nëpër shtëpitë e tyre dhe rrugët e qyteteve të jene boshatisur.
Metrotë dhe trenat në Milano janë bosh nga frika e coronavirusit.

Gjithashtu raportohet, se në Milano janë mbyllur edhe shkollat, palestrat, muzetë, kinematë etj.
Deri më tani në Itali janë të prekura 7 rajone ku kryeson Lombardia me 165 të prekur nga virusi i tmerrshëm dhe Veneto me 27 të prekur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE