Connect with Us

Lleshaj fsheh vilën në Gjirin e Lalzit/ Zëvendësministri i pastrehë i bën “fresk”

Kronika

Lleshaj fsheh vilën në Gjirin e Lalzit/ Zëvendësministri i pastrehë i bën “fresk”

Publikuar

-

Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj ne konference per mediat

Përveçse një Qeverie stërmadhe kemi edhe numër të madh zëvendësministrash. Pjesa më e madhe e zëvendësministrave për mos të thënë të gjithë, janë rehatuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

A thua, se Partia Socialiste nuk kishte kandidatë të tjerë për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.

Por, zëvendësministrat që i kemi me shumicë, përvçse përfitojnë nga buxheti i Shtetit dhe taksat tona nuk shërbejnë për asgjë.

Ata po përdoren, në mënyrë që të mos lejohet depërtimn i të tjerëve në institucionet, ku Qeveria ka interes.

CNA.al, ashtu si ministrat do të kalojë në filtër edhe zëvendësministrat e shumtë, që pa frikë mund të quhen zhvatës të takasave  të qytetarëve.

                                   Besfort Lamallari

Në Ministrinë e Brendshme janë katër zëvendësministra Rovena Voda, Romina Kuko, Julian Hodaj dhe Besfort Lamallari. Se çfarë ndrisin këta të katërt në Ministrinë e Brendshëm, e dinë ata që i kanë emëruar dhe ata që i kanë dërguar edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Shpesh herë në media zëvendësministrat shfaqen duke i bërë fresk Ministrit Sandër Lleshaj dhe dështimeve të tij.

Besfort Lamallari, nga këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, për çështje të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogave, radikalizmit dhe terrorizmit kaloi në zëvendësministër.

Lamallarin e kemi parë shpesh në media, duke mbrojtur me “dhëmbë,” shefin e tij, ndërkohë që realiteti është tjetër gjë.

Por populli thotë, kur është masha pse duhen djegur duart. Lleshaj, krihet dhe për skandalet, për krimin, nxjerr Lamallarin apo edhe ndonjë zëvendësministër të tjerë që të justifikohet në publik.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së Lamallarit, njeriut që del dhe bën sherre në studio televizive me gazetarë dhe përfaqësues politik të opozitës.

Ndryshe nga Lleshaj, i cili dyshohet se ka një vilë në Gjirin e Lalzit, por që se ka deklaruar, Lamallari rezulon pa shtëpi.

Ose ka shtëpi dhe njësoj si shefi i tij nuk e ka deklaruar. Ai deklaron një sërë të ardhurash, nga aktivitete të ndryshme dhe nga pjesëmarrja në komisione.

Tashmë Lamallarit do t’i shtohen të ardhurat edhe nga pjesëmarrja në Këshilli Bashkiak, ku do të jetë nën kontrollin dhe urdhrat e Veliajt.

Bashkë me të ardhurat, Lamallarit i shtohen dhe shefat. Përveç Sandër Lleshajt ai do të ketë shef edhe Veliajn, edhe pse jo në kuptimin e parë të fjalës.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij.

10 prill-2017/ 19 prill 2017 (Deklarata fillestare)

2.687 kuota në fondin e investimeve të blera me 26.09.2014. Vlera është 3 783 995 lekë.

Para në dorë cash, jashtë sistemit bankar në shumat 1 800 dhe 150 000 lekë.

Kontratë konsulence me Akademinë e studimeve politike, 59 500 lekë.

Pagesë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në shumën 20 400 lekë.

Kontratë shërbimi me fondacionin Mary Ëard Loreto në shumën 178 euro.

Ftesë nga OSBE dhe Universiteti i Milanos për të prezantuar gjetjen e studimit mbi  mbi krimin e organizuar në shumën 1 190 euro.

9 Tetor 2017/ 10 Tetor 2018 8 (Deklaratë fillestare)

Kuota në fondin e investimeve të blera që nga data 26.09.2014. Burimi i krijimit: “të ardhura nga puna si hulumtues dhe konsulent për organizata të ndryshme jo qeveritare dhe Këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Vlera është 4,345.128 leke

Para ne dore (CASH) jashte sistemit bankar. Burimi i krijimit: Kursime dhe të ardhura nga shërbime si shkrim raportesh, redaktim/përkthim materialesh, trajnime dhe prezantime studimesh, etj., deri para emërimit në detyrë. Shuma është 350 Euro.

Kontrate konsulence me Akademinë e Studimeve Politike për realizimin e studimit -Vlerësim i nevojave për edukim dhe informim nga KQZ”, në shumën 59,500 Lekë.

Pagesë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim për përkthimin e një materiali të shkruar në shumën 20,400 lekë.

Kontratë shërbimi me Fondacionin Mary Ëard Loreto e lidhur me 11.01.2017  në shumën 178 euro.

Ftesë nga OSBE dhe Universiteti i Milanos për të prezantuar në Itali gjetje të studimit mbi krimin e organizuar,  nga data 13-17 mars 2017, në shumën 1190 Euro.

Shkrim artikulli për PointPulse në shumën 120 Euro.

Kontratë shërbimi me Fondacionin Mary Ëard Loreto e lidhur me 15.06.2017 në shumën 160 Euro.

Kontratë si moderator për një event të IDM dhe FES në shumën 11,645 lekë.

Kontratë konsulence juridike për Institutin Shqiptar të Shkences 500 USD.

Kontrate konsulence me Akademinë e Studimeve Politike për realizimin e studimit “Vlerësim i nevojave për edukim dhe informim nga KQZ” në shumën  59.500 lekë.

9 Tetor 2017/ 12 Mars 2018

Para në llogari rrjedhëse, në shumën 476 350 lekë.

Interesat nga kuotat në fondin e investimeve në shumën 19 751 lekë.

Të ardhura nga paga në Ministrinë e Brendshme në shumën 441 178 lekë.

Dieta për shërbime jashtë vendit në shumën 1 730 euro.

22 Maj 2017/5 Qershor 2017 (Deklaratë pas largimit nga funksioni)

Paga si këshilltar në shumën 156 606 lekë.

Para në dorë cash jashtë sistemit bankar, të ardhura si autor i raport i Freedom House në shumën 1 739 dollarë.

Para në dorë cash jashtë sistemit bankar, të ardhura nga shërbimi si ekspert lokal  për këshillin e evropës, në shumën 670 euro.

Para në dorë cash jashtë sistemit bankar, të ardhura nga shërbime konsulence për Fondacionin Mary Ëard Loreto në shumën 400 euro.

15.143 lekë të ardhura shtesë nga kuotat në fondin e investimeve.

9 Tetor 2017/28 Mars 2019

Të ardhura nga paga në shumën 1 564 884 lekë.

Interesat nga kuotat në Fondin e Investimeve në shumën 210 000 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në Komisionin e mbrojtjes së dëshmitarëve në shumën 184 800 lekë.

Pagesë përfitim financiar, shërbim transporti në shumën 180 000 lekë.

Shpenzime për shërbime brenda dhe jashtë vendit , në shumat 10 000 lekë, 1 440 euro dhe 240 USD.

Të ardhura nga pjesëmarrja në komsionin e mbrojtjes së gjyqtarëve në shumën 21 250 lekë./CNA.al

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Krimi trondit Elbasanin/ Sandër Lleshaj “kyç” gojën

Skandal/ Lleshaj dekonspiroi operacionin e policisë?

Lleshi merr vendimin drastik/ Zbulohet urdhëri për “policët barkderra”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i frikshëm në Divjakë/ Makinat përfundojnë në pikën e karburantit

Publikuar

-

Nga

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Divjakë-Babunjë.

Mësohet se dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfundur brenda ambienteve të një pike karburanti.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar, ndërsa polica po punon për zbardhjen e shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të humbura prej 6 ditësh në Alpet shqiptare/ Gjenden turistet e huaja

Publikuar

-

Nga

Dy turiste të huaja që rezultonin të humbura që prej 13 gushtit në Alpet shqiptare, janë gjetur ditën e sotme pranë zonës së Vuthajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.

Dy vajzat, Laura Sophie Veronika Mayer dhe Agata Patyczek, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura pasi nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një farë kohe.

Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin vënë në kërkim të dy vajzave në Alpet Shqiptare, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore thuhet se është e mirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shoqëroi një natë më parë në Komisariat/ Të rinjtë i zënë pritë policit dhe tentojnë ta rrahin

Publikuar

-

Nga

arrestohet nga policia

Dy të rinj janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Gramsh pasi i kanë zënë pritë një punonjësi policie dhe kanë tentuar ta rrahin.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale E.SH 25 vjeç dhe K.B 24 vjeç.

Shtetasi E.Sh, mësohet se i ka zënë pritë punonjësit të policisë, pasi një natë më parë e kishte shoqëruar në komisariat pas një sherri me disa persona të tjerë gjatë një feste të organizuar nga Bashkia e këtij qyteti./CNA.al

LEXO TE PLOTE