LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është kompania 'Gega Oil", e bllokuar sot nga Policia?

10 Gusht 2019, 08:28, Ekonomi CNA
Kush është kompania 'Gega Oil", e bllokuar sot nga

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e kompanisë “Gega Oil” dhe se ka shpallur në kërkim pronarin Paulin Gega.

Kush është kompania “Gega Oil”?

Kompania “Gega Oil” ushtron  veprimtarinë tregtare të shitjes me pakicë të hidrokarbureve në mbarë vendin me standardet më të larta,  duke u bërë kështu lider në tregun e brendshëm, me mbi 2800 klientë aktualë.

GENKLAUDIS Sha dhe Gega Center GKG shpk shitës me pakicë, është kompania e cila ka mbi 70 pika karburanti në të gjithë Shqipërinë, ato janë private, të pavarura, të krijuara në përputhje me legjislacionin dhe ligjet shqiptare.

Me seli në Tiranë, kjo kompani ka krijuar një bazë strategjike për marketingun e produkteve në rajon.

Bazuar në FOB dhe kushtet CIF, ata blejmë dhe depozitojnë produkte të naftës dhe benzinës?.

Kompania “Gega Oil” tregton dhe punon direkt me rafineritë, për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe masë ekonomike.

Kjo kompani furnizohet  100% nga importi, nga rafineri të huaja.

Politika e fortë që drejtuesit e kompanisë kanë zgjedhur, i kanë sjellë “Gega Oil”, një çmim të qëndrueshëm dhe cilësi produkteve që tregton.

Aktualisht, kjo kompani ushtron veprimtari me shumicë në Parkun Energjitik të Porto Romano, Durrës, Vrrinë-Durrës, Petrolifera-Vlorë, Beltoj-Shkodër.

Aktualisht eksportojn 28% në Kosovë, 10% në Mal të Zi dhe 7% në Maqedoni.

Terminali  i depozitave të produkteve të naftës dhe benzinës është i vendosur në Parkun Energjitik në Porto Romano, Durrës dhe ka një kapacitet prej 107?000 m3, duke thjeshtëzuar shpërndarjen lokale dhe rajonale. Terminali ka një sistem të dedikuar dhe personel të specializuar në menaxhimin e produkteve me siguri të lartë, duke bërë të mundur ruajtjen dhe shpërndarjen sipas kërkesës.

“Gega Oli” ka mesatarisht 38 përqind të tregut të brendshëm në fushën e hidrokarbureve në të gjithë Shqipërinë.

Cilësia e produkteve, sasia e saktë e kërkuar dhe shërbimi i kualifikuar kanë bërë që kërkesa e klientëve të rritet duke bërë që kompania të shtrihet në të gjithë Shqipërinë me stacione karburanti ku ofrohet shërbimi i shitjes me pakicë të naftës, benzinës, gazit ( GLN ) dhe vajrave lubrifikant, si dhe ambiente sociale si Bar-Restorant e kënde lojrash për fëmijë./CNA.al

Lajmet e fundit nga