“Arroganca u ka zënë sytë”/ Leonard Olli “shuplakë” dyshes Rama-Veliaj
Anëtari i Partisë Bindja Demokratike, Leonard Olli, e ka qua...
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se sa herë që në një shtet të varfër mblidhen me ethe taksat dhe vendosen gjoba masive do të thotë se shteti ka mbetur pa para.
Kjo mënyrë të bëri politik nuk ka ndryshuar që nga koha e Enver Hoxhës, shkruan Ngjela ndër të tjera.
Ngjela ka shkruar ndër të tjera se “ky kryeministër është një zhvatës pa asnjë mendim për tregun dhe për prodhimin,”
Postimi i plotë i Spartak Ngjelës
Sa herë do të shikoni që në shtetet e varfëra, kryeministrat do të hidhen me ethe te taksat dhe te gjobat masive, duhet ta dini se shteti ka mbetur pa para. Dhe, sa herë kryeministrat shesin interesin kombëtar, sërish janë nën trysninë psikike të pushtetit patologjik.
Ky është në Shqipëri karakteri skizofrenik i politikës shqiptare që ka ecur, nga Hoxha e deri tani…
l.
Një i tillë shtet është edhe ky yni sot: një shtet që ka mbetur pa para. Dhe ky është shkaku që kryeministri Rama u kujtua për taksat. Por, edhe gjoba do të ketë vazhdimisht.
Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që ky kryeministër është një zhvatës pa asnjë mendim për tregun dhe për prodhimin, dhe punon si feudal dhe asfare si kryeministër i një vendi europian. Dhe nuk ka se si, sepse i ka hyrë një pune që nuk ka ditur ta bëjë.
Po si mund ta nxjerrin nga kriza një shtete pa para taksat dhe gjobat kundër qytetarëve? Shkencat e tregut e zgjidhin këtë lloj krize me investime për rritjen e prodhimit. Po, ku i lë skizoftenët pasioni patologjike i pushtetit që të zhvillojnë një politikë të tillë!
Është fatkeqësi kombëtare kur shtetet drejtohen me konceptet feudale të të dhjetës së mbledhur me dhunë nga feudali. Po ku do t’i gjejë konceptet e tregut Edi Rama! Iu duk i lehtë pushteti kur u zhyt në një lëvizje me llomotitje dhe më përdorimin e lejeve të ndërtimit si valutë në Tiranë për të shtënë në dorë me to Partinë Socialiste. Po tani?
Tani, si kryeministër, vë gjoba se nuk ka para për shtetin, dhe del e flet në emër të ligjit. Po paratë që kanë grumbulluar pushtetarët e korruptuar të këtij shteti, a i di Rama?
I di, sigurisht, që i di, por ato para Rama i quan pronë private, të fituar me drejtësi politike, paçka se janë para të grabitura nga mundi i popullit, ose nga spekullimi me pronën shtetërore.
Si pasojë, sot, dy janë ingredientët që rrezikohen dhe po kërkojnë të bllokojnë Shqipërinë: të korruptuarit e mëdhenj të korrupsionit të lartë shtetëror të ish opozitës, dhe pushteti i rrezikuar i Edi Ramës.
A janë bashkë? Bashkë janë, sigurisht, por nuk kanë fare forcë përpara politikës amerikane që po drejton Reformën në Drejtësi në Shqipëri.
ll.
Rama, asgjë nuk do të arrijë dot. Dhe kështu do të vijojë me balloma feudale, duke menduar: “ta shtyj sa ta shtyjë”; por ndërkohë i ka hipur edhe besim që, me lëshime osmane, të marrë ndonjë shumë qyl nga Erdogani.
Pse, si mendoni ju, nuk ka lidhje halli i shtetit pa para, me memorialin e “dëshmorëve” yurq që Rama iu vendosi shqiptarëve në Tiranë? Dhe, nga ana tjetër, a ka gjë më të rëndë për historinë e një kombi kur kryeministri i tij, për të mbajtur pushtetin, shet interesin kombëtar, se nuk pranon të dorëzojë pushtetin!
Këta kryeministra fatalë shqiptarë, në 100 vjet, edhe nuk kanë ditur të bëjnë gjë, por kanë qenë edhe të sëmurë për të pasur pushtet. E ç’mund të bësh me ta, përveçse të presësh vijimin e jetës në feudalizëm!
Dhe është për të qeshur se, Rama mendon që me Erdoganin, një tiran osman ky, të mundë Amerikën në Shqipëri për hesap të pushtetit të tij. U kthye realisht Haxhi Qamili sërish në historinë tonë.
Po politika amerikane kështu do ta lerë, që, një aventurier të na vendosë këtu me memorial dëshmorët e puçit kundër Erdoganit në Ankara, sepse kërkon të gjejë para për të mbajtur pushtetin?
Po shqiptarët çdo të bëjnë pas atij turpi me flamuj të Turqisë, a thua se Shqipëria është një provincë Turke?
Nuk e kishim dëgjuar një paturpësi të tillë që, datën e puçit të dështuar në Ankara kundër Erdoganit, ta kemi në Shqipëri memorie historike kombëtare në shesh, në memorial dhe në një rrugë.
Nëse ky kryeministër nuk merr masa për ta hequr këtë turp kaq antikombëtar, një burg i gjatë e pret.
Po Parlamenti, do të heshtë përpara kësaj paturpësie antikombëtare?
lll.
Sot spikasin se dy janë forcat që duan të shpërbëjnë Shqipërinë: kryemgritjet erruptive të ish opozitës antiamerikane në Shqipëri, dhe flamujt turq të Edi Ramës. Sigurisht që të dyja këto forca janë bashkë, dhe po kërkojnë të krijojnë një ortek politik orienralo-turk në Shqipëri për të mos lejuar vijimin e Reformës në Drejtësi, domethënë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Po politika perëndimore dhe në veçanti politika amerikane, ç’duhet të bëjnë?
Politika amerikanë duhet të hedhë në veprim opozitën e re parlamentare në mënyrë që kjo të marrë në dorë në Parlament drejtpërsëdrejti vijimin e Reformës në Drejtësi, sepse mazhoranca nuk e dëgjon Ramën në kundërvënie ndaj Amerikës.
Në anën tjetër, duhet të kuptojmë se mungesa e theksuar e parasë që ka shteti shqiptar sot, nuk mund të riparohet as me taksa dhe gjobëvënie, por as edhe me flamuj turq. Kurse ky kryeministër nuk është i aftë që ta zgjidhë këtë krizë. Atëherë çdo të bëjë Partia Socialiste?
Kjo pritet për t’u parë, por kjo çështje nuk duhet lënë deri në atë pikë kur qeveria shqiptare të mos ketë para për të paguar rrogat e administratës./CNA.al
Anëtari i Partisë Bindja Demokratike, Leonard Olli, e ka qua...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me em...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një v...
Policia e Durrësit arrestoi sot një punonjës të Kadastrës në...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, me anë të një postimi ...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur të praktik...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri...
Zëvendës kryeminstri Erion Braçe, në një konferencë për medi...
Gazetari Denis Dyrnjaja është shprehur se memoriali i ushtar...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar sot ekzekutimin e Havz...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale...
Javën e fundit, Presidenti Ilir Meta është angazhuar me kthi...
Ngritja e monumentit përkujtimor në nder të 251 qytetarëve t...
Banorët e “Unazës së Re”, vijojnë të protestojnë, duke kërku...
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer për shqyrtim Kuvendit një ...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur akuzave...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka r...
Në konferencën e sotme, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dekl...
Partia Demokratike i është përgjigjur sërish kryebashkiakut ...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...