Connect with Us

Krerët e narkoshtetit/ Berisha i nxjerr me foto

Politikë

Krerët e narkoshtetit/ Berisha i nxjerr me foto

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale, një foto të kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Pas tyre është monstuar një parcelë me hashash.

“Foto e dites! Një miremengjes për krerët e narkoshtetit, nga qytetari dixhital”, shkruan Berisha./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Negociatat me BE-në/ Greqia ende e pavendosur

Publikuar

-

Nga

Ndërsa dy ditë na ndajnë nga përgjigja përfundimtare e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur për raportet midis dy vendeve.

Sipas Dendias, Shqipëria duhet të plotësojë kushtin kryesor të vënë nga Athina me qëllim që të marrë mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me BE, të jap t’i drejta minoritetit grek.

“Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të mos jenë objekt që duhet mbrojtur” – ka deklaruar kryediplomati grek në prenoncimin e tij për “Kathimerini”.

LEXO EDHE:  Karikatura e vitit/ Berisha tallet keq me Ramën dhe Cakajn

LEXO EDHE:  Kate Hudson, tregon reçipetat në rrugë

Referuar dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dendias deklaroi se “ne do të donim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre dhe në të njëjtën kohë, interesi i Greqisë dhe BE-së. Por ata duhet të plotësojnë kushtet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U nxorri gishtin e mesit protestueve/ Qytetarët “masakrojnë” Borchardt

Publikuar

-

Nga

Pas veprimit aspak të denjë të ambasadorit të OSBE-së, në vendin tonë, Berndt Borchardt, teksa i nxorri gishtin e mesit protestuesve pas thirrjes së këtyre të fundit “Rama ik”, qytetarët kanë reaguar mjaft të irrituar.

Për kameran e Fax news” ata kanë dënuar këtë veprim të ulët.

 “Ti vije, që vjen nga një vend Europian dhe shan qytetarët që pse po protestojnë. Atë gishtin jam femër dhe nuk kam qef ti them më gjatë. Kur këtë e bën një ambasador i Bashkimit Europian, çfarë presim nga i birti i xhelatit, nga i biri i Kristaq Ramës, nga komunistat?”, tha një qytetare.

LEXO EDHE:  Kryebashkiakë socialistë nën hetime/ Rama “lan duart” me të inkriminuarit

LEXO EDHE:  "Bombat" e Ramës e Thaçit për konsum politik/Na e kanë prishur imazhin

Ndërsa një qytetare tjetër shprehet se  “Me këto sjellje mbase janë mësuar me gratë e Parlamentit. Por ne nuk jemi gratë e Parlamentit, jemi gratë e Unazës dhe nuk e tolerojmë këtë sjellje nga ai.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Iu nxjerr gishtin e mesit/ Ambasadori i OSBE-së poshtëron protestuesit

Publikuar

-

Nga

Ndërsa qytetarët të shoqëruar edhe nga përfaqësues të opozitës vijojnë protestën e tyre përballë ambjenteve të Drejtorisë së Policisë, një situatë jo e hijshme ka ndodhur në prezencën e kamerave mbrëmjen e sotme.

Pretagonist i kësaj situate është bërë ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchardt.

Ne vend që të kalonte në heshtje, ose të përshëndeste protestën, ambasadori Borchardt ka zgjedhur të bëjë një veprim më të ulët, duke përshëndetur me  gishtin e mesit protestuesit.

LEXO EDHE:  Grabitja e Rinasit/ Berisha zbulon fajtorët

LEXO EDHE:  Grabitja e Rinasit/ Berisha zbulon fajtorët

Pamjet skandaloze, jo të denja për një qytetar, e sidomos një diplomat perëndimor po bëjnë xhiron e rrjetit.

Per më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme të siguruara nga Syri.net./ CNA.al


LEXO TE PLOTE