Connect with Us

Koncesioni i Sarandës dhe politika kriminale e akcizës me jahtet

Opinione

Koncesioni i Sarandës dhe politika kriminale e akcizës me jahtet

Publikuar

-

Qeveria, e cila sot thote se po ben lufte me informalitetin ka instaluar ne Shqiperi nje nga sistemet me te padrejta te taksimit ne planet. Kjo e jona eshte qeveria e vetme ne bote, qe takson hallin por jo luksin.

Mjafton vetem nje shembull per ta ilustruar. Akciza e naftes. Shqiperia takson me akcize 35 leke (te reja) cdo liter nafte, qe perdorin ambulancat me te semure. Takson me 35 leke per liter, cdo liter nafte qe perdorin fermeret per te prodhuar, cdo liter nafte qe perdoret per ngrohje apo transport nga te pasur dhe te varfer.

Por ka nje kategori qe qeveria shqiptare ja u jep naften pa taksa. Keta jane miliarderet, qe kane jahte. Duket e pabesueshme, por eshte e vertete. Karburanti me te cilin furnizohen jahtet ne Shqiperi e ka akcizen zero. Nuk paguan asnje leke.

Kjo eshte arsyeja se pse ne brigjet e Shqiperise duken shpesh jahte te medha pasanikeve europiane apo dhe atyre rus. Sepse jemi i vetmi vend ne bote, qe ja u japim naften pa akcizes. Sepse jemi i vetmi vend ne bote, qe taksojme semundjen, taksojme buken e gojes, por jo lluksin.

Para dy vjetesh erdhi superjahti i nje miliarderi rus ne Sarande. Erdhi vetem per t’u furnizuar me karburant sepse po ta furnizonte ne Greqi, Itali apo ne Mal te Zi do te paguante 50 deri ne 100 mije euro me shume vetem per nje mbushje.

Shumica e jahteve mund te marrin deri ne 100 mije litra karburant me nje mbushje. Pra sa here qe nje miliarder vjen e furnizon jahtin me karburant ne Shqiperi, qeveria jone i fal 30 mije euro. Nuk i fal leket e veta, por parate e popullit me te varfer te Europes.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Të gjitha gënjeshtrat e qeverisë me taksën e naftës

E dini pse behet kjo? Po te pyesesh qeverine thote per te nxitur zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Por eshte genjeshter e poshter. Asgje nuk fiton ekonomia dhe turizmi nga jahtet qe vijne e marrin karburant ne bregdet. Vetem ndotet deti.

E gjitha behet per nje arsye tjeter. Qe te fitojne leke oligarket dhe tregtaret e karburanteve. Deri dje ishte Dulaku, qe kishte portin e jahteve ne Sarande dhe vuri takse private. E hoqen se po ja bejne gati nje tjetri me te fuqishem. Ja ka kopsitur letrat Ministria e Infrastruktures, vetem emrin nuk i ka vene te kriteret e tenderit.

Do kete koncesion 35 vjecar per portin e jahteve ne Sarande dhe me nje gure vriten dy zogj. Do grabitet toka publike, ne gjirin me te virgjer te bregdetit europian. Sepse per fat ate zone atje deri tani e ka patur ushtria dhe nuk ka lejuar asnje ndertim. Nga ana tjeter do instalohet koncesioni 35 vjecar per te furnizuar jahtet e miliardereve me karburant pa taksa. Ja kjo eshte vendimarrja kriminale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi BUSHATI/ Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Publikuar

-

Nga

Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare, ka ngritur sërish të njëjtën pyetje në publik: kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Haradinaj e cilësoi me këmbëngulje të enjten në mbrëmje në Open, homologn e tij në Tiranë, si një nga projektuesit e coptimit të Kosovës. Ai tha se ka dëshmitarë të huaj dhe shqiptarë, të cilëve Rama u ka folur për këtë gjë, madje ai pohoi se është gjendur edhe vetë në tryeza ku Rama e ka shtruar këtë temë.

Por, përkundrejt pohimeve se ai ka qenë një fanatik i shkëmbimit të territoreve, kryeministri shqiptar i cilësoi ato si “bërllog politik”. Me stilin e tij, ai shtoi batutën: “Unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore”.

Megjithëse këto qëndrime diametralisht kontradiktore nuk kanë më vlerë politike, pasi tani të gjitha palët e pranojnë varrosjen e idesë së çmendur të shkëmbimit të territoreve, zbulimi i së vërtetës i shërben më shumë historisë, për të kuptuar se kush ka qenë në anën e drejtë apo në atë të gabuar të saj.

E këtu, ndonëse nuk kemi ndonjë foto, ku Rama të jetë duke vizatuar harta e Ramushi duke i grisur ato, ndonëse nuk kemi dokumenta për të parë se ç’plane kanë hartuar treshja Vuçiç- Rama- Thaçi e me kë komplotoi Haradinaj për t’i penguar ato, ne mund të nisemi nga qëndrimet që kanë mbajtur palët gjatë këtij debati mbi dy vjeçar.

Dhe në këtë pikë shancet më të mëdhaja janë që si gënjeshtar të etiketohet kryeministri ynë. Sepse në mënyrë indirekte, por këmbëngulëse, ai është rreshtuar hapur pro partizanëve të shkëmbimit të territoreve.

Fillimisht në kulmin e debatit për këtë temë, kur Hashim Thaçi, i cili e artikuloi atë i pari në gusht të 2018, duke u vënë në qendër të akuzave, Rama i doli atij në mbrojtje me shprehjen tashmë të njohur: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar, është vetë gomar”.

Por, anësia e tij nuk përfundon këtu. Për t’i shkuar deri në fund kësaj aventure marroke, Edi Rama riskoi të prishej edhe me kancelaren Merkel. Shumë më parë se shefja e qeverisë gjermane të dilte publikisht, krahas kryeministrit të Bosnjes, Zvizdiç (gusht 2018), ajo e kishte thirrur në Berlin, Edi Ramën, për t’i marë premtimin se ai nuk do ta mbështeste këtë çmenduri. Rama ia dha premtimin në kancelari, sy më sy. Por më pas, atëhere kur llogariti se plani i ndarjes kishte mbështetje amerikane, ai u tregua i gatshëm ta tradhëtonte kancelaren: “Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim”, tha ai në mediat shqiptare.

bindur se mundësi të tilla të arta “vijnë vetëm njëherë”, ai e shkarkoi në janar ministrin e Jashtëm, Bushati, që kishte dalë publikisht kundër hapjes së Kutisë së Pandorës duke mbështetur opsionin gjerman.

LEXO EDHE:  “Do të ndëshkoheni”/ “Çmendet” Basha, shantazhon biznesin

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Aleksandri, pirati dhe KÇK-ja

Dëshmi se Rama ka qenë pro zgjidhjes të shkëmbimit të territoreve janë edhe shumë interlokutorë të huaj që kanë folur direkt me të.

Që në gusht të 2018, në një shkrim për Washington Post,  Carl Bild, pas një bisede me të, pohoi se kryeministri shqiptar është i hapur ndaj kësaj ideje. Të njëjtën gjë konfirmoi shumë më vonë edhe ish ministri gjerman, Christian Schëarz- Schilling, i cili pas një bisede me të pohoi se Rama e shihte këtë mundësi si një hap për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Që Rama ka qenë i përfshirë në këtë projekt të nisur në Beograd e konfirmon edhe fakti se ai nuk e goditi asnjë herë atë publikisht. Këtë gjë do ta bënte vetëm pasi kjo çmenduri kishte dështuar dhe vetëm pasi presidenti serb Vuçiç e shpalli publikisht në gusht 2019 se idetë e tij kishin dështuar dhe se plani i ndryshimit të kufijve kishte vdekur.

Vetëm pas kësaj, kryeministri mori lirinë të deklarohej prerë dhe pa ekuivoke në Real Story se “Unë jam kundër shkëmbimit të territorit dhe kundër përcaktimit të kufijve etnikë” .

Ky pra është historiku i këtij kalvari, i cili na lejon që, edhe pa qenë prezent në bisedat sekrete, edhe pa pasur fotot e hartave apo filmimet e tyre, t’i japim sot të drejtë, Ramush Haradinajt. Kryeministri i Kosovës që pati guximin ta denoncojë publikisht këtë aferë, që pas darkës në shtëpinë e Hashim Thaçit, në shkurt të 2019, pikërisht në kohën kur ajo dukej sikur kishte edhe mbështetjen e Uashingtonit, na ka thënë gjithmonë të vërtetën.

Dhe ne sot nuk kemi nevojë për një proces gjyqësor për të kuptuar se Edi Rama na ka gënjyer edhe dje edhe sot./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Armir Shkurti/ Kush e regjistroi kokainën e kryetarit në Bulqizë?

Publikuar

-

Nga

Kush ia futi? Kush do ta djegë? Këto janë pyetjet e para që lindin sa merr vesh meselenë e Bulqizës me kokainë.

Të kuptohemi që as kryetari i bashkisë e as partia që e ka vënë nuk më interesojnë. Por më gudulis pak skenari. Dhe po e shpjegoj sepse.

Që një kryetar bashkie të thithë rehat – rehat pluhur të bardhë me hundë doemos duhet që ambienti të jetë ose bosh ose me prani vetëm të një rrethi të besuarish.
Që një njeri të shkojë tek banaku i një lokali do të thotë se “është në shtëpi të vet”.

Edhe kamera e sigurisë, mbi banak, është e shtëpisë. Shih me kujdes pamjet e shfaqura të mërkurën e 22 janarit në televizione. Pa shumë zor dallon se dikush ndodhet atë çast në pult duke manovruar me kameran: ngri, ul, afro tek individi në banak. Pra njeriu që supozohet se po drogohet nuk është kapur rastësisht por dikush është në veprim pas kameras që regjistron ngjarjen.

Kthehemi tek ideja e “shtëpisë”. Duke qenë në një mjedis të besës, çfarë ka ndodhur që e kanë çuar tek banaku, nën një kamera që e ndjek dhe e filmon si në Big Brother, e më pas po kjo “shtëpi” e shpërndan regjistrimin?

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Aleksandri, pirati dhe KÇK-ja

LEXO EDHE:  "Do të ndëshkoheni"/ “Çmendet” Basha, shantazhon biznesin

Folloëwthe money (ndiq paratë) – është parimi amerikan i hetimit. Këtu unë ndaloj, se mes interesave të kromit, politikës që është përzjerë, leje a tendera … një shantazh i shkuar keq…? (pa përjashtuar as inatin shqiptar)… nuk di ç’të zgjedh sepse jam shumë jashtë historisë.

Ama si veteran i medias dhe emisioneve investigative nuk kam dyshim: është skenar i organizuar 99.99%. Ose 0.01% është një zinxhir i habitshëm e unik rastësishë./Shkruar për CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“S’ka lidhje me mua hiç droga”/ Lefter Alla përballë dy veprave penale

Publikuar

-

Nga

Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e “Byro Politike” në Abc News, ku po diskutohet video-skandali i kryebashkiakut socialist, u shpreh se Lefter Alla sot ndodhet përballë dy veprave penale, dhe për këtë policia dhe prokurori duhet të ngrenë akt akuzën.

“Jemi para dy veprave penale për të cilat duhet të ngre policia dhe Prokuroria duhet të ngrenë akt akuzën.

LEXO EDHE:  Arben Ahmetaj sulmon PD: Firmosët 22 kontrata dy ditë para ikjes

LEXO EDHE:  "Një muaj nga jeta e një rrogtari"/ Gazetari i përvishet qeverisë

Ajo qe duhet të provohet është video. Zotëria deklaron se është e montuar. Alla duhet ti nështrohet testit, është apo jo përdorues i lëndëve narkotike.

Se Alla në një deklaratë televizive shprehej se i vinte turp të përmende emrin e kokainës dhe që s’kish parë kurrë. Deri më tani nuk kemi konfirmim se kanë nisur hetimet.” u shpreh  Koka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE