Connect with Us

Italinë e kërcënon zhvendosja djathtas

Kosova & Rajoni

Italinë e kërcënon zhvendosja djathtas

Publikuar

-

Kryetari i Lega-s, Salvini do që të dështojë qeveria e koalicionit në Romë. Nëse radikali i djathtë fiton zgjedhjet, ai do t’i krijojë telashe BE-së, sepse sipas Salvinit për gjithçka fajin e ka Brukseli.

Ministri i Brendshëm italian dhe kryetari i Lega-s së djathtë, Matteo Salvini i dha fund që nga plazhi koalicionit me lëvizjen Pesë Yjet. Salvini bën pushime që prej 14 ditësh në bregdet, shkon me torsin e zhveshur nëpër baret e plazhit, poston fotografi me cocktail në dorë me kërcimtaret Go-Go me rroba banje me dizenjo leopardi dhe shfaqet si Discjockey. Këto fotografi ai i përhap në rrjetet sociale, mbrëmjeve Salvini organizon veprimtari elektorale në sheshe. Së fundi në Pescara ai nuk duroi më. Kërkoi zgjedhje të reja dhe shpalli, se “dua të bëhem kryeministër.” Me “ata që thonë jo” të pesë Yjeve nuk dua të kem të bëj më. Më duhet të jem i lirë për të arritur objektivat, tha ai. Italianëve u pëlqen stili i çlirët dhe popullor i ministrit të Brendshëm, i cili e ka kthyer në një hit të luftës elektroale mbrojtjen prej migrantëve.

Salvini në epërsi

Matteo Salvini pas fitores së zgjedhjeve europiane në maj si dhe disa zgjedhjeve rajonale ndihet i fortë për të guxuar kalimin e partisë radikale Lega në Palazzo Chigi, selia e kryeministrit në Romë. E pazakontë është që kriza qeveritare shpërthen në mes të gushtit, sezonin kryesor të pushimeve në Itali. Në fakt italianët janë të ambientuar me krizat qeveritare. Ky vend po lëviz tani drejt qeverisë së 66 pas Luftës së Dytë Botërore.

Giuseppe Conte (picture-alliance/dpa/ZUMAPRESS/V. Livieri)Giuseppe Conte

Me 14 muaj qeverisje koalicioni i të djathtëve dhe populistëve të majtë konsiderohet si një ndër më jetëgjatët në Itali. Kryeministri pa parti Guiseppe Conte ndihet i anashkaluar. Profesori, i cili asnjëherë më parë nuk ka pasur post politik dhe mori rolin e spirancës për këtë koalicion të përçarë, shprehet me indinjatë: “Nuk është kompetencë e ministrit të Brendshëm t’i japë fund qeverisë dhe t’i diktojë parlamentit, se si duhet të veprojë.”

Koalicionet e mundshme

Conte do të shtrojë në parlament, që tani ndodhet në pushimet e verës, çështjen e  votëbesimit. Për t’i dhënë një patericë kryeministrit, Lega e Salvinit ka deklaruar, se do të kërkojë votëbesimin. Pas kësaj deputetët e Pesë Yjeve dhe Lega duhet të pozicionohen qartë. Megjithatë kjo procedurë ka një kosto të lartë, sepse deputetët duhet të ndërpresin pushimet dhe të kthehen enkas në Romë. Për këtë Salvini ka moton: “Ata duhet të lëvizin nga vendi për të ardhur këtu.”

Nëse Giuseppe Conte nuk merr shumicën, presidenti Sergio Mattarella mund të mandatojë një tjetër politikan që të krijojë mazhorancën qeveritare. Nëse kjo lëvizje dështon, Mattarella mund të angazhojë një qeveri teknike, që ta qeverisë Italinë deri në vjeshtë. Kreu i shtetit, që më parë ka lënë të nënkuptohet, se nuk i preferon populistët e kalibrit të Salvinit, mund ta shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja. Zgjedhjet mund të zhvillohen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, por edhe në fund të vitit.

LEXO EDHE:  Itali-Kapen 1700 kg drogë/ Në pranga tre shqiptarë

Në sondazhe Matteo Salvini me Legan radikale të djathtë arrin të ketë një mbështetje prej 36%. Pesë Yjet, themeluar e drejtuar prej humoristit Luigi Di Maio, kanë rënë në vendin e tretë. Në zgjedhjet e vitit 2018 kjo parti ishte më e forta. Salvinit për qeverisje i duhej mbështetja e “Fratelli d’Italia”, që sipas normave gjermane mund të klasifikohet si parti fashiste apo neonaziste. Nuk përjashtohet as një koalicion me “Forza Italia” të Silvio Berlusconit. Ish-kryeministri mund të dalë si mbështetës i kryeministrit të ardhshëm. Por ka edhe mundësi që ai të jetë vet kandidati kryesor i partisë së tij nacional-konservatore.

Shqetësim për Italinë

Italien Regierungskrise | Innenminister Matteo Salvini in Rom (Reuters/R. Casilli)

Nga këndvështrimi i BE-së kriza që në Itali vjen – ashtu si gjothmonë në këtë vend, në një kohë të papërshtatshme. Vendi me ekonominë e tretë të fuqishme në Eurozonë, ndodhet në krizë ekonomike, reformat strukturore nuk mund t’i zbatojë as qeveria e dështuar populiste. Borxhet e shtetit, sipas mendimit të komisarit të BE-së për Financat, Pierre Moscovici me 2,3 miliardë Euro janë shumë të larta. Bankat italiane i kërcënon kriza e mezi po mbahen më këmbë. Në tetor qeveria do të duhej të paraqiste në Bruksel buxhetin për vitin e ardhshëm, prej nga do të duhej të sqarohej se si do të përballohet mali i borxheve dhe si do të respektohen normat e Komisonit të BE-së. Nëse kjo nuk ndodh, Italinë e kërcënon një proces formal deficiti.

Situatë e pafavorshme për BE-në

Keytari i Legas Salvini edhe më parë e ka deklaruar qartë, se nuk do t’i nënshtrohet më “dikatit” fiskal të Brukselit. Salvini preferon më shumë borxhe dhe madje edhe një lloj monedhe paralele për Italinë. Por ka edhe të tjera arsye, përse ai konsiderohet si i rrezikshëm prej shumë politikanëve në Bruksel. Kryeministri i mundshëm në të ardhmen në Itali ka shpallur nga brenda një “revolucion të BE-së”. Ai është fare pranë ideve dekonstruktive të Steve Bannon. Ish-këshilltari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump këshillon edhe kryetarin e Legas dhe e ndihmon atë në luftën e tij të vazhdueshme elektorale. Pas kryeministrit hungarez, Viktor Orban do të ishte Matteo Salvini i dyti kryetar qeverie i hapur si nacionalist në BE. Një zgjidhje për çështjet e hapura në BE lidhur me migracionin dhe shpërndarjen e refugjatëve me një figurë drejtuese radikale të djathtë si Salvini në Itali do të ishte e pamundur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Akoma s’ka marrëveshje/ Kurti: Po punojmë ditë e natë me LDK-në

Publikuar

-

Nga

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, u shpreh se me LDK-në po bëjnë përpjekje natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicion, pasi deri tani nuk ka pasur ende rezultate konkrete, raportojnë mediat kosovare, duke folur për të rejat më të fundit të negociatave pë krijimin e qeverisë.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha Kurti, i cituar nga “Kosova Press”, pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës. Të njejtën e përmend edhe kosovarja “Express”.

LEXO EDHE:  Moti i keq përfshin qendrën e Italisë, dy të vdekur

LEXO EDHE:  Moti i keq përfshin qendrën e Italisë, dy të vdekur

Gazetarët kosovarë janë shprehur se populli po pret me padurim Qeverinë e re, gjë që nuk po realizohet për shkak se Vetvendosja dhe LDK-ja nuk kanë arritur ende në një marrëveshje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pezullimi i ligjit të pagave/ Shëndetësia dhe arsimi në grevë

Publikuar

-

Nga

Sindikatat e shëndetësisë dhe të arsimit në Kosovë u hodhën të premten në një grevë paralajmëruese, kundër pezullimit të zbatimit të ligjit për pagat.

Pezullimi që do të jetë në fuqi deri më 30 mars të vitit 2020, u vendos nga Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së Avokatit të Popullit, për “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën.

Shumica e shkollave, çerdheve dhe universiteteve publike mbajtën dy orë grevë e cila ishte vendosur para vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një njoftim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës thuhet se në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98 për qind të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate, raporton kprespondenti i radios amerikane VOA. Sipas të cilit:

Edhe punonjësit shëndetësor të të gjitha niveleve kanë hyrë në grevë tërë ditore. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës tha se “greva ka filluar në ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha Institucionet Shëndetësore të Kosovës dhe deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur grevës së Përgjithshme”.

LEXO EDHE:  Operacioni i Policisë italiane/ Në pranga tetë shqiptarë

LEXO EDHE:  Moderatoret italiane "shokojnë" publikun/Puthje“lesbike” në TV (Foto)

Kandidati për kryeministër i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tyha se ligji i ri për pagat është i përshkuar nga pabarazitë dhe se do të ndryshohet dhe plotësohet në qeverinë e tij.

“Ne as si deputet sot dhe as si qeveri nesër, nuk mund t’i dalim përball vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe jemi në pritje të aktgjykimit të kësaj gjykate, me ç’rast të gjitha ato që do të thuhen aty do t’i adresojmë. Përndryshe, unë besoj, se kemi nevojë për projektligj të ri pra që e plotëson dhe e ndryshon këtë aktualin në mënyrë që pabarazitë e ngelura të eliminohen. Le të mos harrojmë se edhe me këtë ligjin e ri të pagave, shoferi i kryetarit të parlamentit e ka pagën më të lartë se drejtori i shkollës, andaj pabarazitë janë të papranueshme dhe duhet të adresohen në një projektligj të ri për pagat, të plotësohet dhe të ndryshohet ky aktuali e me ç’rast do të merren parasysh ato që do të na i thotë gjykata Kushtetuese me aktgjykimin përkatës”, tha zoti Kurti.

Në fillim të këtij muaji, Avokati i Popullit, bëri kërkesë për vlerësimin e ligjit të punës, i cili ishte miratuar në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa hyri në fuqi më 1 dhjetor.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

I zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë i riu

Publikuar

-

Nga

Një 32 vjeçar nga Ferizaj, me inicialet Sh.B i cili ishte shpallur i zhdukur para tre ditësh, është gjetur sot i pajetë.

Sipas mediave kosovare, trupi i të riut është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërkohë që trupi i të tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE