Connect with Us

“Gënjeshtrat propagandistike të Ramës”/ Tabaku “shigjeton” Kryeministrin

Politikë

“Gënjeshtrat propagandistike të Ramës”/ Tabaku “shigjeton” Kryeministrin

Publikuar

-

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kryemisnitri Edi Rama bën propaganda nëpërmjet gënjeshtrës.

Sipas Tabakut, Rama ka 6 vjet në qeverisje dhe ka çdo mundësi për të hetuar gjithçka por preferon të zgjedh propagandën. Ish-deputetja i kujton Ramës abuzimet me tenderat e rrugëve Milot-Balldren me vlerë 296 mln euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 mln euro.

Postimi i plotë i Tabakut

Episodet humoristike të qeverisë Rama nuk lidhen vetëm me mënyrën se paraqitjes së kryeministrit në takimet zyrtare apo konferencat. Ato shpesh zbresin edhe në zyrat e kryeministrisë ku anëtarë të qeverisë për të mbuluar koncesionet abuzive dhe kriminale (si fjala vjen PPP Milot_Balldren, Orikum-Porti jahteve apo Thumanë-Kashar) ngrenë gishtin akuzues ndaj atyre që i akuzojnë.

Një situatë e tillë qesharake vjen pasi qeveria Rama ka 6 vjet në qeverisje, ka marrë në dorë Prokurorinë e Pergjithshme përmes shpikjes PPP Marku, Prokurorinë e Krimeve të Renda dhe çdo institucion tjetër hetues në vend. Me gjithë këtë pushtet në dorë, me të gjitha mundësitë për të hetuar këdo nga qeveritë e shkuara, qeveria Rama zgjedh prapë gënjeshtrën propagandistike.

Ironia është se në vend që të hetohen ata që e ndanë Shqipërinë me traun 5 eurosh për interesa meskinë, ftohen të linçohen me akuza të dala boje ata që e bashkuan Shqiptarine. Heshtet për qeverinë dhe ministrat që kanë dhënë 2,2 mld lekë PPP për rrugë e shërbime që ende nuk kanë përfunduar dhe që i është fryrë kosto mbi dhjetë herë, ndërkohë që nuk janë dëgjuar të flasin kundër kontratave abuzive koncesionare të rrugës Milot-Balldren me vlerë 296 mln euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 mln euro.

LEXO EDHE:  8 kryeministra bojkotojnë panelin e Ramës në Tiranë, Aleksis Tsipras sfidon për herë të dytë

Ndërsa BE ka përllogaritur koston e 1 km rrugë në Autostradën Adriatiko-Joniane që të ketë vlerën 1.2 mln euro, qeveria shqiptare për rrugë shumë herë me kushte gjeoteknike më të lehta ka vlerësuar në kontratat kriminale koston e 1 km rrugë me një vlerë 16 mln euro.

Propaganda në këto kushte, tregon dëshpërimin që ka zënë mazhorancën dhe qeverinë.

Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Masat për koronavirusin/ Basha mbledh ekspertët dhe ish-deputetët në PD

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot një grup ekspertësh ku po diskuton lidhur me masat e marra në vendin tonë kundër koronavirusit.

Basha ka mbledhur në takim eskpertë të mjekësisë, si dhe ish-deputetë me profesion mjekë, të cilët mund të ndajnë opinione për menaxhimin e situatës në vendin tonë.

Mësohet se mes personave të pranishëm në takim janë: Halim Kosova, Tritan Shehu, Orjola Pampuri, Albana Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta nuk humbet kohë/ Depoziton sot kallëzimin penal për Gjonajn

Publikuar

-

Nga

Presidenca ka njoftuar se sot presidenti Ilir Meta do të depozitojë personalisht në ora 13:00, në  Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi.

Kujtojmë se tre ditë më parë, Meta akuzoi ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila sipas tij, ka konsumuar disa vepra penale në tentativën për një grusht shteti.

LEXO EDHE:  8 kryeministra bojkotojnë panelin e Ramës në Tiranë, Aleksis Tsipras sfidon për herë të dytë

LEXO EDHE:  Paloka i “përvishet” Ramës/ Qënie pa karakter dhe dinjitet

Sipas Metës, në këtë tentativë për grusht shteti bazuar mbi provat e bëra publike, të cilat do të dorëzohen SPAK, rezulton të jetë përfshirë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj por dhe funksionarë të lartë për llogari të kapjes së Gykatës Kushtetuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Boshatiset Italia/ Coronavirusi zbraz metrotë dhe trenat në Milano

Publikuar

-

Nga

Italia po kalon ditë të vështira për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Deri tani katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 210 janë prekur nga

Përhapja e coronavirusit në Itali ka bërë që njerëzit të izolohen nëpër shtëpitë e tyre dhe rrugët e qyteteve të jene boshatisur.
Metrotë dhe trenat në Milano janë bosh nga frika e coronavirusit.

Gjithashtu raportohet, se në Milano janë mbyllur edhe shkollat, palestrat, muzetë, kinematë etj.
Deri më tani në Itali janë të prekura 7 rajone ku kryeson Lombardia me 165 të prekur nga virusi i tmerrshëm dhe Veneto me 27 të prekur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE