LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eunukët dhe dylberët e Erdoganit në Tiranë

10 Gusht 2019, 15:23, Aktualitet CNA
Eunukët dhe dylberët e Erdoganit në Tiranë

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, njihet si një person  me autoritet të fortë, por edhe një njëri që kërkon të jetë sulltani i ri i Turqisë dhe euro – azisë, duke shkelur jo pak mbi demokracinë, liritë dhe të drejtat e njeriut.

Erdogan, jeton në një pallat si sulltani dikur dhe tashmë ai ka nevoja të shumta. Haremet e tij duhet ti mbushë plot me eunuke e dylberë, përveç valltareve që do kënaqin sulltanin e ri.

Mesa duket eunukun dhe dylberë ka kërkuar të ketë edhe nga Shqipëria, që dikur i ngriti shpatën, por 500 vjen e mbajti nën thundër duke e robëruar dhe coptuar në fund.

Sulltani i ri Erdogan, stimuloi pak vite më parë një ?grusht shteti? të cilin u duk se e komandoi nga avioni i tij, por në fund ?grushti? dështoi dhe Erdogan thjesht forcoi pozitat e tij .

Për të kujtuar këtë ngjarje ?historike? sulltani duke përdorur eunukët dhe dylberët e tij në Tiranë gjeti një vend për përmendoren e dëshmorëve të ?grushtit të shtetit?.

Dhe ?djemtë? që ka në Tiranë menjëherë ja plotësuan porosinë.

Si pjesë e haremit të sulltanit të ri, stërniprit e Skëndërbeut do ngrinin një memorial për një ngjarje që nuk kishte ndodhur në vendin e tyre por tek Sulltani i ri i euro-azisë.

Memoral u quajt, por me Shqipërinë nuk ka asnjë lidhje, duket thjesht si varri i bimbashit të Gjirokastrës, vrarë nga djemtë e çetës të Çerçiz Topullit.

Eunukët dhe dylberët e Tiranës heshtin, disa festojnë e flasin, janë më shumë turq se shqiptarë. Por ?patrioti? ynë i madh që e kemi kryeministër, na doli pjesë e haremit, eunuk apo dylber ta zgjedhë vetë. Nuk ikën larg as kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që në fakt është i freskët për harem por ngelet shoqërues i kryeministrit tonë dhe ?qejfeve? të tij politike. Lali eunuk apo dylber?! Pas tyre shkon edhe Lulzim Basha, që nuk thotë një fjalë si kryetar opozite për këtë turp dhe skandal politik në Ssqipëri. Hesht edhe çuni nga skrapari Ilir Meta që e kemi president. Heshtin elitat e PS, PD, LSI etj etj, pa folur për ata që i mbështesin e flasin në emër të tyre.

Të gjithë së bashku nuk janë asgjë tjetër, thjesht eunukë, të tredhur, dylberë, të përdhunuar nga Erdogani dhe interesat e tij politike. Janë çunat e haremit të sulltan Erdoganit, janë ata që turpërojnë Shqipërinë.

Të paktën jemi të sigurt se sulltani e ka haremin plot me eunukë e dylberë, që pretendojnë se janë pasardhës të Skëndërbeut./Elvi FundoCNA.al

Lajmet e fundit nga