Connect with Us

Dokumentari i ‘Rai 3’ për kanabisin/ Rama: Flasim kur llafet t’i ketë marrë era

Politikë

Dokumentari i ‘Rai 3’ për kanabisin/ Rama: Flasim kur llafet t’i ketë marrë era

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dokumentarin e transmetuar në televizionin italian Rai3, i cili tregonte për fuqizimin e grupeve shqiptare në trafikun e drogës dhe kanabizimin e 1/3 së territorit.

Kryeministri thotë se kjo nuk është gazetari, por shton se ajo që ka sot nevojë vendi, janë reformat, puna dhe veprat. Ai pohon se do të flasë me të gjithë kritikët kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës.

“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje😢Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat.Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës👍”-shruan Rama, ndërsa shpërndan edhe reagimi e Ministrit të Brendshë, Sandër Lleshaj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryebashkiaku duke marrë kokainë/ Vjen reagimi nga qeveria: Nëse është e vërtetë, agjencitë ligjzbatuese të veprojnë

Publikuar

-

Nga

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e ftuar në emisionin “Byro Politike” ku po diskutohet rasti i kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla, i cili shfaqet duke pirë kokainë në një video, u shpreh se nëse kjo vërtetohet, agjencitë ligjzbatuese duhet të veprojnë dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm.

“Nuk mund të hedhësh baltë mbi qeverinë pas operacioneve të mëdha antidrogë që ne kemi bërë. Djali i tij është arrestuar për drogë, dhe kjo tregon që Policia sot nuk ka frikë nga fëmijët e politikanëve.

E para vlen të analizohet kjo video. Ai është i zgjedhur vendor dhe ka plotësuar formularin e dekriminalizimit. Unë besoj se agjencitë ligjzbatuese duhet të merren me këtë rast. Unë përvete nuk kam dijeni për këtë rast, tani po e shoh si video. Por e them dhe njëherë që organet ligjzbatuese duhet të merren me të.

LEXO EDHE:  Analiza e Rames, reagon Basha: Do ishte e udhes te fliste per ndryshim kursi te Qeverise

LEXO EDHE:  Vizita e Kryeministrit në Itali / Rama pritet nga homologu italian Gentilioni

Historitë me video tregojnë që kanë një frymë të keqe te ne. Sipas meje duhet parë nëse video është e vërtetë, dhe nëse po, agjencitë ligjzbatuese do të veprojnë dhe ne do të shohim hapat që ato do të ndërmarrin”, tha Voda./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KRERËT E BASHKIVE ME REKORDE KRIMINALE, ANALISTËT: PD-PS NDESHEN ME MUSKUJ

Publikuar

-

Nga

Videoja e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, që shfaqej duke konsumuar kokainë, është bërë temë debati në emisionin “Real Story”, në News24. Të ftuarit në studio, Aleksandër Furxhi dhe Eduard Zaloshnja, mendojnë se vitet e fundit partitë politike kanë pasur tendencë t’iu besojnë pushtetin lokal “të fortëve”. Por, për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, “të fortët” janë arrogantë dhe përçojnë energji negative, ndaj dhe sipas tij, njerëzit nuk i votojnë.

Furxhi: Përderisa në vende si Shkodra, Vora, Vau i Dejës, Mallakastra janë bastione të PD, kjo flet, për atë se si do të mposhtej kundërshtari në zona, ku nuk ka pasur zgjedhje, por i vendos “i forti” i lagjes. Kjo tregon se pesë vitet e fundit dy partitë kryesore të ballafaqohen dhe të ndeshen me muskuj dhe jo me njerëz që kanë kapacitete për të drejtuar. Ata i kishin hipotekuar vendet, ku s’do të kishte garë, i kishin parashikuar që më parë, se kush do të jenë njerëzit që do kandidojnë. Në rastin e Shkodrës, PS është mashtruar nga individi. Kam informacion që ai individ, pasi kishte kaluar disa filtra, kishte punuar në administratë, kishte kaluar disa filtra dhe mendonte se e shkuara e tij nuk do të zbulohej. Pra, PS është mashtruar.

LEXO EDHE:  Video-I burgosuri komandon Ramën/ Bën emërime në Polici

LEXO EDHE:  “80 mijë dollarë për foton me Obamën”/ Rama: Lojë politike e PD

Zaloshnja: Gjithë historia elektorale ka treguar se fitorja e një njësie të vogël është premisë për të fituar dy vite më pas partia në zgjedhjet lokale, pra shërben si trampolinë. Në fund të fundit, për katër mandate u bë fjalë në zgjedhjet e fundit.

Manjani: E kam bindje që asnjë parti nuk fiton me “të fortë”, në rezultat e kam fjalën.

Zaloshnja: Nëse partia në pushtet fiton një komunë, që nuk e kishte pasur, rritet probabiliteti, që të fitojë më shumë vota në atë komunë apo qytete të vogla. Për qytete të mëdha nuk ekziston ky korrelacion.

Manjani: “Të fortët” provokojnë arrogancë në komunitet dhe njerëzit nuk janë budallenj. Njerëzit reagojnë kundër “të fortit” dhe sa më shumë të përcaktohesh me “të fortin”, aq më keq. “I forti” është arrogant, emeton energji negative.

Zaloshnja: “Të fortët” mund të jenë pas tyre, se “të fortë” si Vangjushi s’ka qenë ndonjë./realstory

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Arroganca luftohet me zgjedhje”/ Ish ministri Drejtësisë: 30 qershori demostrim force

Publikuar

-

Nga

Ish ministri Drejtësisë, Ylli Manjani është pjesë e emisionit “Real Story” ku po diskutohet mbi aktin e marrjes së drogës nga kryebashkiaku socialist, Lefter Alla, lirimi nga burgu I të fortëve të dënuar me burgime të gjata, por edhe situate politike dhe qeverisja e vendit nga Rama.

Në vlerësimin e bërë lidhur me mënyrën e qeverisjes nga Rama, Ylli Manjani, u shpreh se arroganca është sjellja e pavlerë e Kryeministrit. Ndërkohë lidhur me përdorimin e të fortëve nga politika, Manjani e quajti kartë që të ul reputacionin.

“Arroganca luftohet me zgjedhje, luftohet me demokraci. Ky sistem zgjedhor eshte komod per partine, por nuk eshte komod per demokracine e vendit.

E kam bindje, qe asnje parti nuk fiton asgje me te fortet. Ata provokojne arrogance ne komunitet. Njerezit thone po, por kur vjen tek kutija, ata reagojne kunder te fortit.

LEXO EDHE:  Julian Deda zbulon “sekretin”/Ja kujt i telefonoi Rama në mëngjes

LEXO EDHE:  “80 mijë dollarë për foton me Obamën”/ Rama: Lojë politike e PD

Ne 30 Qershor nuk ishin zgjedhje. Ishte nje demostrim force. Nuk ka asgje te keqe qe te behen zgjedhje te parakoheshme. Na jane bere zgjedhjet si makth”, ka artikuluar Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE