Connect with Us

Basha mbledh urgjentisht strukturat e PD/ “Populli të marrë në dorë zgjidhjen me të gjitha mënyrat”

Politikë

Basha mbledh urgjentisht strukturat e PD/ “Populli të marrë në dorë zgjidhjen me të gjitha mënyrat”

Publikuar

-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, në një takim me strukturat e PD-së në Mallakastër, deklaroi se kapja me dhunë, thyerja e dyerve, uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Edi Ramës është e paligjshme dhe kriminale.

Sipas Bashës, kryedemokrati shprehet se tani populli duhet ta marrë vetë zgjidhjen në dorë.

“Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama” – deklaroi ai.

“Kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit të 10 qershorit do të ndëshkohet- theksoi kreu i opozitës. “Mos harroni, duke nisur nga data 11 qershor çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve që është harxhuar për procesin kriminal dhe fals të 30 qershorit, është dëm ekonomik. Për çdokënd që ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ligji është i qartë. Ju siguroj që me qeverisjen e re dhe prokurorinë e çlirurar nga kapja, gjithsecili prej tyre do të marre atë që meriton para ligjit”. – u shpreh kreu i opozitës.

Kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit të 10 qershorit do të ndëshkohet- theksoi kreu i opozitës.

“Agron Kapllanaj do të jetë kandidat për Kryetar Bashkie në zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor dhe pa asnjë dyshim, edhe Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Mallakastër. Pseudokandidatura e Rilindjes që u refuzua bindshëm edhe nga vetë socialistët nuk mund të jetë kurrë kryetar i bashkisë Mallakastër. Koha për të vendosur me votë kryetarin e vërtetë të bashkisë, sipas Kushtetutës shqiptare, sipas Kodit Zgjedhor nuk do të vonojë. Beteja jonë ka nisur me një qëllim, t’u rikthejë shqiptarëve të drejtën e dhunuar të votës së lirë. Kjo betejë ka për të përfunduar me një rezultat, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë‌.

Vjedhja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës, ka harxhuar 3.2 mln euro pa tender për vetëm për zyrën e tij. Çfarë mendon? Se do ta mbrojë përgjithmonë Ulsi Manja me Arta Markun dhe me Donika Prelën? Jo, jo, do të vijë dita shumë shpejt dhe atë ditë secili prej tyre do të japë llogari para shqiptarëve” – u shpreh Basha.

“Popullit sovran i lind e drejta t’i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutën dhe ligjin, në Mallakastër, në Fier, në Durrës, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha në Tiranë, atje ku paligjshmëria ka hedhur rrënjët, atje ku hajdutëria dhe kriminaliteti janë ngritur në fron.

Atje, popullit sovran, nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike, zgjidhjes që çdo vend tjetër i rajonit e ka patur në kushte akoma më të lehta sesa kriza e sotme shqiptare, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë.”, përfundoi ai./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha ‘zgjohet” me Agim Kajmakun/ Zbulon gruan që ndikoi në kandidimin e tij

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar me deklarata kundër kryeministrit Edi Rama.

Nga rrjetet sociale, Basha ka thënë se Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

Sipas Bashës, ashtu si për Valdrin Pjetrin Rama, e ka dituar edhe për Agim Kajmakun, por nuk ia ka prishur dot ministres Belinda Balluku.

“Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik  #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pazaret me kufinjtë/ Tritan Shehu, “shuplakë” Baton Haxhiut?

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar  idenë e korrigjimit të Kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Shehut, pas jo-së të përsëritur të kancerlares gjermane Angela Mercel, Vuçi shpreh dëshpërim për zbehjen e kësaj ëndërre.

Po ata shqipfolës nga Prishtina pse heshtin tashmë me ”planet” e tyre për të “bindur” Serbinë tu ”dhurojë” territore të tëra, thjesht si “pendesë” ndaj historisë?!

Ndër ndër shqipëfolësit që është lakuar se është pro ndarjes së Kosovës, është këshilltari i kryeministrit Edi Rama, gazetari Baton Haxhiu.  Në media ështe se Haxhiu po zbaton planin Presindetit të kosovës, për ndarjen e Kosovës.

Më tej, Shehu ka përmendur edhe Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, duke thënë se kjo ide lidhet gjithashtu edhe me goditjen vdekje- prurëse, që iu dha Ministrisë sonë të Jashtme së fundmi, mbasi prej 5-6 vitesh e mbajten atë në agoni.

Kujtojmë se Genta Cakaj që drejton aktualisht Ministrinë e Jashtme, thuhet se është emëruar me bekimin e Baton Haxhiut.

Postimi i Shehut:

Vucic vajton, shqipfoles fshihen, shqiptaret te reagojne! Nje vit me pare shqipfoles nga Prishtina dhe Tirana lancuan endren e Serbise se Madhe nepermjet te ashtuquajtures platforme te shkembimit te territoreve.

Keto dite Vucic, mbas Jo se perseritur te Merkelit, por qe duket edhe prej matane Atlantikut, duke e rikonfirmuar ate ender Serbe shpreh deshperim per zbehjen e saj

Po ata shqipfoles nga Prishtina pse heshtin tashme me ”planet” e tyre per te “bindur” Serbine tu ”dhuroje” territore te tera, thjesht si “pendese” ndaj historise?!

Le te shpresojme qe keto teori shume te rrezikeshme per shqiptaret te jene arshivuar dhe qe shqipfoles nuk do te behen perseri “promotore” te ringjalljes se tyre. Sidoqofte e deri kaq demi eshte i pa llogaritshem, gje qe shprehet edhe ne bllokimin e njohjeve te Kosoves, te problemeve me avancimin e saj ne institucionet nderkombetare, ne “forcen” qe ka marre diplomacia serbe etj.

Pa asnje dyshim pasojat e asaj teorie te artikuluar nga shqipfoles jane shume here me demtuese per neve sesa eshte ajo teori vete e mbrojtur nga serbet, duke vene ne dyshim keshtu Paketen Ahtisaari, vendimin e Gjykates Nderkombetare, etj akte thelbesore.

Kjo lidhet gjithashtu edhe me goditjen vdekje prurese, qe ju dha Ministrise sone te Jashteme se fundmi, mbasi prej 5-6 vitesh e mbajten ate ne agoni. Ndersa Vucic po vajton endren serbe e shqipfoles po veprojne si struci, shqiptaret duhet te reagojne per sovranitetin e nxjerre ne treg!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Se ku e kam parë këtë skenë”/ Edvin Kulluri thumbon Bashën

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka thumbuar kreun e selisë blu, Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kulluri, ndërsa ka komentuar situatën politike në Itali, ka përmnedur edhe 17 Majin.

17 Maji njihet si dita e marrëveshjes Basha-Rama, me të cilët demokratët thonë se u tradhtuan dhe se gjithçka u bë për interesa personale të Bashës.

“Conti i kërkon ndihmë Merkel për të mposhtur Salvinin. Po italianët çfarë mendojne për politikën e tyre?! Ku janë interesat e tyre?! Ja, pra, ky është establishmenti liberal! Mbajnë njëri-tjetrin përkundër opinionit të qytetarëve të vet. Se ku e kam parë këtë skenë në Shqipëri, me 17 maj apo….. gaboj?”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE