Connect with Us

“Arroganca u ka zënë sytë”/ Leonard Olli “shuplakë” dyshes Rama-Veliaj

Politikë

“Arroganca u ka zënë sytë”/ Leonard Olli “shuplakë” dyshes Rama-Veliaj

Publikuar

-

Anëtari i Partisë Bindja Demokratike, Leonard Olli, e ka quajtur një marrëzi  dhe turp shtetëror memorialin për ushtarët turq.

Sipas tij, për marrëzi të tilla nuk duhet të fajësohet populli pasi nuk pati asnjë kërkesë, qoftë edhe formalisht që të mund të shfajësonte dyshen Rama-Veliaj.

Olli shkruan në rrjetet sociale, se arroganca u ka zënë sytë dyshes Rama-Veliaj ndërsa shton se “mjafton të dëshmojnë “devotshmërinë” e rastit që ndoshta u jep dhe kockën e radhës…. Para saj atdheu nuk vlen një grosh.”

Postimi i Leonard Ollit

Sa i takon memorialit të marrëzisë rilindiste dhe turpit shtetëror, besoj se nuk mund të fajësojnë popullin sikundër kam vënë re në disa statuse. Nuk pati as formalisht ndonjë kërkesë nga ndonjë grupim i caktuar, çka mund të shfajësonte disi dyshen Rama-Veliaj. Është një marrëzi e turp sa institucional, po aq edhe diplomatik, madje në çdo nivel nga ta kapësh. Është një servilosje deri në pështirje absolute. Por ka dhe një aspekt ligjor, që besoj është anashkaluar si gjithmonë. Një memorial, përmendore apo gjithçka tjetër e këtij lloji nuk mund të vendoset në hapësira publike pa një vendim të Këshillit Bashkiak Tiranë. Sigurisht që numrat i kanë, por arroganca u ka zënë sytë dhe kam bindjen se këtë aspekt, edhe pse formal në këtë rast e kanë lënë pas dore. Mjafton të dëshmojnë “devotshmërinë” e rastit që ndoshta u jep dhe kockën e radhës…. Para saj atdheu nuk vlen një grosh…./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Masat për koronavirusin/ Basha mbledh ekspertët dhe ish-deputetët në PD

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot një grup ekspertësh ku po diskuton lidhur me masat e marra në vendin tonë kundër koronavirusit.

Basha ka mbledhur në takim eskpertë të mjekësisë, si dhe ish-deputetë me profesion mjekë, të cilët mund të ndajnë opinione për menaxhimin e situatës në vendin tonë.

Mësohet se mes personave të pranishëm në takim janë: Halim Kosova, Tritan Shehu, Orjola Pampuri, Albana Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta nuk humbet kohë/ Depoziton sot kallëzimin penal për Gjonajn

Publikuar

-

Nga

Presidenca ka njoftuar se sot presidenti Ilir Meta do të depozitojë personalisht në ora 13:00, në  Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi.

Kujtojmë se tre ditë më parë, Meta akuzoi ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila sipas tij, ka konsumuar disa vepra penale në tentativën për një grusht shteti.

LEXO EDHE:  Gara per kreun e FRPD/Kaos gjate votimit ne Korce (foto)

LEXO EDHE:  Zbulohen qeli të kohës së diktaturës në qendër të Korçës/ Në mure ka dëshmi të torturave

Sipas Metës, në këtë tentativë për grusht shteti bazuar mbi provat e bëra publike, të cilat do të dorëzohen SPAK, rezulton të jetë përfshirë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj por dhe funksionarë të lartë për llogari të kapjes së Gykatës Kushtetuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Boshatiset Italia/ Coronavirusi zbraz metrotë dhe trenat në Milano

Publikuar

-

Nga

Italia po kalon ditë të vështira për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Deri tani katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 210 janë prekur nga

Përhapja e coronavirusit në Itali ka bërë që njerëzit të izolohen nëpër shtëpitë e tyre dhe rrugët e qyteteve të jene boshatisur.
Metrotë dhe trenat në Milano janë bosh nga frika e coronavirusit.

Gjithashtu raportohet, se në Milano janë mbyllur edhe shkollat, palestrat, muzetë, kinematë etj.
Deri më tani në Itali janë të prekura 7 rajone ku kryeson Lombardia me 165 të prekur nga virusi i tmerrshëm dhe Veneto me 27 të prekur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE