Connect with Us

Aksident në Tiranë/ Përfshihen disa makina

Kronika

Aksident në Tiranë/ Përfshihen disa makina

Publikuar

-

Një aksident ka ndodhur sot në kryqëzimin e Komunës së Parisit, Tiranë.

Në aksident janë përfshirë katër automjete, mes tyre edhe një makinë e mbledhjes së mbeturinave.

Sipas fotove që shihni në posht një nga makinat ka rrëzuar përtokë një pemë dhe ka përfunsuar në ambientet e jashtme të një lokali.

Nuk ka raportime për të lënduar ndëra ende nuk dihen detale ldhur me shkaqet e këtij aksidenti./CNA.al

Basha 4 gusht

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbulohet kryebashkiaku i videos me kokainë

Publikuar

-

Nga

Një video skandaloze ku një prej kryebashkiakëve të Shqipërisë merr lëndë narkotike, është paralajmëruar të publikohet sot nga gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Sot në mëngjes nga ekrani i televizionit ABC News ai ka publikuar fotot e kryebashkiakut, por jo videon.

Burime jo zyrtare i thanë CNA.al (City News Albania) se personi që dyshohet se është filmuar duke marrë lëndë narkotike është një nga kryebashkiakët e qarkut të Dibrës.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Plagosen dy maturantë

Po të njëjtat burime theksuan se të gjitha dyshimet janë për kryebashkiakun e Bulqizës.

Mësohet se po bëhen verifikimet përfundimtare dhe më pas do të ketë edhe qëndrim zyrtar nga institucionet qeveritare si dhe pitet të ketë reagime të forta edhe nga opozita./ CNA.al

Artan Hoxha publikon fotot e kryebashkiakut duke pirë kokainë

LEXO TE PLOTE

Kronika

U maskua si “profesor” pikture/ Kush janë politikanët që ndihmuan të arratisej Aldo Baren

Publikuar

-

Nga

Gjatë verës, dhe vjeshtës së vitit 1999, Policia e Shtetit nis një aksion të gjerë për goditjen e bandave në të gjithë vendin. Para operacionit, ministri i Rendit të asaj kohe Spartak Poçi zhvillon një vizitë në komisariatin e Lushnjes.

“Prej aty shkova, bëra vizitë në Karavasta, në Lagunën e famshme. Gjatë kohës që goditnim bandat e tjera hapësirat e saj avash avash i ngushtuam shumë”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Banda e Aldo Bares, përflitej për lidhje në nivele të larta brenda mazhorancës së kohës. Për goditjen e saj, u zgjodh pikërisht data 11 tetor e vitit 1999, që përkonte me një moment të rëndësishëm në Partinë Socialiste. Atë ditë, në Tiranë zhvillohej Kongresi ku kandidonin për kryetar Pandeli Majko dhe Fatos Nano.

“Edhe pse i identifikonin me mbështetje majtas, kanë pasur lidhje edhe në krahun tjetër”, tregon gazetari Hoxha.
“Në një konferencë shtypi që bëra disa ditë përpara, nuk e shpalla si datë por një gazetare vajzë më bëri pyetje dhe tha i keni mbaruar të gjitha, po këtë pse se keni prekur? Unë i thashë që do goditet edhe ajo, e aty në vend improvizova datën që më erdhi në mend ishte kongresi partisë, ne ishim përgatitur ta bënim dhe të nesërmen, por e lamë me grupin atë ditë”, tregon Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Në Lushnje u arrestuan pjesa më e madhe e anëtarëve të bandës veç më të rëndësishmit, kreut të saj Aldo Bare. Atë ditë ai ndodhej në Tiranë, madje është parë pranë Pallatit të Kongreseve ku zhvillohej aktiviteti i Partisë Socialiste.
Sipas informacioneve nga drejtues të lartë të policisë për kohën, Aldo Bare është ndihmuar të fshihet nga një deputet. Banesa ku fshihej ka qenë e rrethuar për dy ditë. Aldo Bare është larguar pikërisht me mjetin e një deputeti të Kuvendit. Thuhet se në atë kohë, ka pasur edhe një kërkesë nga policia për marrjen e një autorizimi për kontroll, por leja nuk u dha kurrë.

“Natyrisht ai ka qenë në Tiranë atë ditë, ne nuk e dinim, kur u vumë në lëvizje ta arrestonim është fshehur, është ndihmuar për tu fshehur, pastaj ka lëvizur derisa iu bë e pamundur qëndrimi këtu pasi nuk ndaluam përpjekjet për ta vënë në pranga”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Pas këtij episodi, në drejtim të ministrit të kohës, zotit Poçi ka pasur mjaft presione nga kolegë të tij.
“Elementë të veçantë, kanë ngritur shqetësime, mua më kanë thërritur edhe në grup parlamentar e kanë kërkuar shpjegim për këtë por kam dhënë përgjigjen”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Top Story ka zbuluar nga arkivat edhe këtë dokument që mban datën 19 tetor e vitit 1999, e firmosur nga ish-ministri Spartak Poçi. Ai, informon kryeministrin Pandeli Majko se kryetari i Partisë Socialiste në Lushnje Kujtim Rusho dhe deputeti i zonës Dalip Pero, kanë ngritur shqetësim për arrestimin e anëtarëve të bandës. Ata kanë takuar shefin e komisariatit dhe i kanë thënë se janë arrestuar njerëz që kanë shoqëruar gjithë udhëheqjen.

LEXO EDHE:  Motori del nga rruga në Ballsh/ Plagoset shoferi 45-vjeçar

LEXO EDHE:  Përplaset makina me motoçikletën/ Në gjendje të rëndë 18-vjeçari

“Ata i kam thërritur para se ti bëja letër Kryeministrit, në zyrë dhe njëri prej tyre ka qarë, kështu ka qenë, është fakt..Por, absolutisht kjo nuk duhej, opozitës së kohës i interesonte ta përgjithësonte çështjen”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Skandaloz është fakti se Aldo Bare u arratis në Itali duke u bërë pjesë e një delegacioni zyrtar të Lidhjes së Shkrimtarëve në fund të vitit 1999.

Ai ishte regjistruar si piktor. “Profesori”, kishte siguruar një pasaportë false me emrin Mikel Kodra, e cila mbante pikërisht këtë foto që shihni.

“Ne e morëm vesh, u njoftuam nga homologët italianë pas 2 ditësh”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.
Pas aksionit banda filloi hakmarrjen. Më 25 Shkurt të vitit 2000, në periferi të qytetit i është bërë atentat shefit të komisariatit Lushnje Sinan Meta. Fatmirësisht ai shpëtoi pa lëndime. Ndaj tij organizohet një atentat i dytë, këtë herë me përmasa terroriste. Në 25 Mars, pranë stadiumit të Lushnjes, në vendin ku parkonte mjetin zakonisht Meta, vendosen 5 kilogramë tritol.

Maksim Çela, Dritan Vila, Enver Dondollaku dhe Leonard Prifti vendosën lëndën plasëse. Personi që e aktivizoi ishte Riza Balla, një xhenier i ushtrisë. Plani dështoi. Riza Balla, e çaktivizoi lëndën plasëse dhe njoftoi policinë, duke shmangur kështu një tragjedi.

Alfred Shkurti nuk u ndal me kaq. Ai jep urdhër për eliminimin e një punonjësi policie që po u hapte shumë punë. Bëhej fjalë për Klenti Banon. Në 14 prill të vitit 2000, Bano po i drejtohej banesës në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Leonard Prifti, Dritan Vila, Maksim Çela, Gentjan Kulla dhe Enver Dondollaku i bëjnë pritë. Personi që qëlloi ishte Leonard Prifti, i njohur me nofkën “Çibiku”. Bano, ndërron jetë në vend./ TCH

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tenton të vjedhë në një banesë/ E pëson keq 36-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pas ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Mësohet se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi T. V., 36 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit I. D., 50 vjeç, në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu, shtetasi T. V. ka thyer vendimin e gjykatës, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 277, datë 16.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

LEXO EDHE:  Aksidenti rëndë/ Humb jetën i riu shqiptar

LEXO EDHE:  Përplaset makina me motoçikletën/ Në gjendje të rëndë 18-vjeçari

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

LEXO TE PLOTE