Connect with Us

Tritol dhe breshëri automatiku/ Sulmohet shtëpia e aktivistit të  PD

Kronika

Tritol dhe breshëri automatiku/ Sulmohet shtëpia e aktivistit të  PD

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sulmin ndaj një aktivisti të PD-së, në Lezhë.

Sipas Berishës në orën dy të mëngjesit të sotëm terroristë të maskuar kanë hedhur tritol dhe kanë gjuajtur me breshëri automatiku drejt shtëpisë së veprimtarit të PD, Tonin Kolthi në Spiten të Lezhës.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, terrorist ndaj veprimtarit të PD dhe paralajmëroj Edvin mafinë dhe Pirinin ish polic bandit se do përgjigjeni personalisht për çdo akt kriminal terrorist ndaj kundërshtarëve politik”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, duke iu referuar një mesazhi që është dërguar në adresë të tij.

Postimi plotë:

Akt terrorist ndaj veprimtarit të PD në Lezhë!

Te dashur miq, sot ne ora 2 te mengjesit terroriste te maskuar kane hedhur tritol dhe gjuajtur me bresheri automatiku drejt shtepise se veprimtarit te PD, Tonin Kolthi ne Spiten te Lezhes.

Duke shprehur solidaritetin tim me te madh ndaj Toninit, familjes se tij, banoreve te Spitenit denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, terrorist ndaj veprimtarit te PD dhe paralajmeroj Edvin Mafine dhe Pirinin ishpolic bandit se do pergjigjeni personalisht per çdo akt kriminal terrorist ndaj kundershtareve politik.

LEXO EDHE:  Rekomandimi për Shqipërinë/ Reagon Berisha: Mirënjohje KE-së, por ...

Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e maskave terroriste! sb

Doktor miremengjes,uroj te jeni mire me shendet ju dhe familja.Doja te te informoja:Sot ne oret e vona te nates rreth ore 2 pa 4 min ,persona te maskuar kane terrorizuar familjen e sekretarit te seksionit Tonin Kolthi ne fshatin Spiten te Lezhes,pasi kane gjuajtur me bresheri automatiku,po ashtu edhe kane hedhur lende plasese tritol ,ne oborr afer hyrjes se shtepise.Duke terrorizuar ate vete dhe bashkeshorten e tij qe ndodheshin ne shtepi ne ato momente.Kamerat e sigurise kane filmuar te gjitha levizjet e dy personave te maskuar(sapo ti kem ti dergoj).Tonini thote qe nuk kam konflikte personale me askend,ndaj mendohet qe e gjitha te kete ndodhur per arsye politike.Bashkangjitur fotot e shtepise se Tonin Kolthit,dhe vendit ku ka shperthyer tritoli.Faleminderit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Detaje nga plagosja e çiftit në Allias/ Vajza tregon momentet e tmerrit

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me çiftin e biznesmenëve të cilët u plagosën mbrëmjen e djeshme në Allias. Mjekët kanë konfirmuar gjendjen e rëndë shëndetësore të Petrit Laze, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por qendron nën kontrollin e mjekëve.

Në dëshminë e saj para grupit hetimor, vajza e çiftit, që ka qenë e pranishme në shtëpi në momentin e grabitjes, është shprehur se autorët ishin dy persona të maskuar dhe njëri prej tyre kishte armë.

“Ishin dy persona të maskuar dhe njëri kishte armë. Kishim planifikuar për të dalë jashtë Tiranës” është shprehur vajza ndër të tjera para grupit hetimor.

Policia dyshon se autorët janë të afërm ose fqinj të çiftit, pasi dinin lëvizjet dhe faktin që kishin planifikuar për të lëvizur nga banesa mbrëmjen e djeshme.

LEXO EDHE:  I vjen fatura stratosferike/ Denoncon kompaninë telefonike

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Rama kërcënoi punonjësit e administratës me shkarkim nëse ...

Dyshimet janë se autorët që kanë vepruar kanë qenë tre, dy u futën brenda për të grabitur, njëri me armë për të kërcënuar dhe tjetri për të kontrolluar, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t’u larguar me shpejtësi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tirana pushtohet nga mjegulla/ Vështirësohet qarkullimi

Publikuar

-

Nga

Një rast i pazakontë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

I gjithë kryeqyteti është mbuluar nga një mjegull, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Në pamjet e siguruara nga CNA.al, shihet se pamja nuk është shumë e qartë, ndërsa raportohet se kryesisht mjegulla më e dendur është regjistruar në Bulevardin e Ri, në zonën e Don Boscos, Laprakës, Casa Italias, Bathores, etj.

LEXO EDHE:  Rekomandimi për Shqipërinë/ Reagon Berisha: Mirënjohje KE-së, por …

LEXO EDHE:  Fiks- Fare publikon skandalin/ Në Spitalin Ushtarak mungojnë protezat

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar këtë mjegull, që bën pothuajse të pamundur fushëpamjen, ndërkohë vendi është shoqëruar prej disa ditësh nga moti i keq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet ngjarja/ Si u plagos çifti i bashkëshortëve në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pyetjes së dëshmitarëve Policia ka hedhur dritë mbi plagosjen që tronditi mbrëmjen e sotme zonën e Alliasit të Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve janë p/rkatësisht Petrit dhe Afërdita Laze. Ata kishin qenë në banesë në momentin kur dy persona të maskuar kanë hyrë në të.

Njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri drejt bashkëshortëve, të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup.

Çifti Laze merret me tregti, janë pronarë të dy furrave të bukës, ndërsa dyshohet se autorët kanë dashur të vjedhin banesën e tyre.

“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”,  2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L. dhe A.L.

LEXO EDHE:  FOTO DITE/Kur i tregon babait arat

LEXO EDHE:  Rekomandimi për Shqipërinë/ Reagon Berisha: Mirënjohje KE-së, por ...

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore”, vijon njoftimin më të fundit zyrtar Policia.

Ndërkohë, blutë kanë nisur hetimet intensive, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë aksionin e terrenit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rendë kriminale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE