LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tatimet "me dorë të hekurt"/ Bllokohet resorti luksoz në Dhërmi

9 Gusht 2019, 08:25, Politikë CNA
Tatimet "me dorë të hekurt"/ Bllokohet resorti luksoz

Kryeministri Edi Rama, ka postuar disa foto të resortit luksoz Havana në Dhërmi, i cili është bllokuar nga Tatimet, pasi nuk lëshonte kuponin tatimor.

Sipas Ramës, askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë ata që punojnë në mënyrë informale do të goditen.

Postimi i plotë i Ramës

Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane?

Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën?
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT?

ASKUSH s?është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë ?nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit./CNA.al

Lajmet e fundit nga