Connect with Us

Ristani e konfirmon publikisht/ Lëvizje në bazë, Basha s’ka strategji

Politikë

Ristani e konfirmon publikisht/ Lëvizje në bazë, Basha s’ka strategji

Publikuar

-

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka kritikuar sërish kreun e partisë, Lulzim Basha, duke thënë se fakti që Partia Demokratike nuk ka më asnjë pushtet është për shkak se Lulit i mungon strategjia.

Kritikat Ristani i ka artikuluar pas lajmeve për lëvizje në bazë në muajin shtator dhe mohimit nga Basha sot në daljen e tij mediatike.

Ristani, deklaroi se duhet biseduar me demokratët ndërsa shtoi se Basha e ka çuar PD-në në një rrugë pa krye, pasi nuk ka strategji të qartë dhe askush nuk e di çfarë ndodh dhe si veprohet në parti.

Postimi i plotë i Ristanit

Bashkite e fituara nga PD, iken nje nga nje dhe perfundimisht PD eshte jashte sistemit, si ne pushtetin qendror edhe ne ate vendor.
Nderkohe PD ka nje objektiv te vendosur dhe te shpallur: qeveri kalimtare, pa Ramen Kryeminister dhe zgjedhje te parakohshme te pergjitheshme, mundesisht edhe lokale.
Objektivin afat shkurter e kemi, por rrugen se si do e realizojme dhe mjetet qe do perdorim, askush nuk i di, ose se paku nuk jane transparente per demokratet.
Cdo dite deklarohet se cdo beje PD pasi te vije ne pushtet dhe vertet qe vetem PD mund ti beje realitet, por si do vi PD ne pushtet? Kete askush nuk di.
Duke mos ditur nga do kalojme, me se do luftojme, si do organizohemi, kush eshte perpara, kush mbrapa, kush majtas, kush djathtas, cilat jane aleancat etj etj, elemente te luftes opozitare, qe demokratet duhet ti dine, nuk krijohet kurre besim ne aritjen e objektivit.
Pa besim nuk ka kurre fitore.
Ta bisedojme edhe nje here me demokratet cfare do bejme, si do e bejme, me ke do e bejme, kur do e bejme, te jete e gjitha transparente dhe gjithperfshirese dhe me vullnet dhe deshire, ta bejme betejen per Shqiperine europiane.
“Shqiperia ndodhet sot ne nivelin me te keq te ndotjes morale qe ka njohur ndonjehere. Nga kjo grope ajo, ose duhet te dale me ngut, ose do te fundoset pergjithmone” thote Kadare./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta komenton “JO-në” e Macron për negociatat/ Presidenti për median franceze: NATO organizata më serioze

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me “Jo-në” e Francës për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Metës, Franca nxit vendet që aspirojnë BE të thellojnë reformat për të qenë sa më të besueshme.

Në një intervistë për për “Radio France International” Meta komentoi gjithashtu edhe deklaratat e Presidentit Macron lidhur me NATO-n për të cilën tha se është në një gjendje të “vdekjes së trurit”

“NATO është organizata më serioze, më e besueshmja. Punon shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore: lirinë dhe paqen në Evropë dhe në botë. Aleanca Atlantike përballet me sfida të mëdha për të rifituar vendin e saj në një kontekst të vështirë global. Të gjithë duhet të kontribuojnë në mënyrë më inteligjente për ta bërë NATO-n më të sukseshme në misionin e saj”, shprehet Meta.

Intervista e Plotë:
GAZETARI: Cilat janë pritshmëritë e Shqipërisë me rastin e këtij Forumi të Paqes në Paris?
PRESIDENTI META: Shqipëria është e vendosur dhe dëshiron të jetë një faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkan. Është në interes të rajonit dhe përgjithësisht të Europës. Ne kemi besim te partnerët tanë europianë, veçanërisht tek Franca dhe Gjermania. Për të pasur një Europë të sigurt dhe të zhvilluar, Ballkani, në të njëjtën kohë, duhet të jetë i qëndrueshëm dhe paqësor. Historia na e ka treguar gjithmonë këtë. Të gjithë e dimë se në Ballkan filloi Lufta e Parë Botërore.
Pjesëmarrja në Forumin e Paqes në Paris është një kënaqësi, por edhe një detyrim. Ky është një moment i rëndësishëm reflektimi për të përshpejtuar bashkëpunimin në nivelin ndërkombëtar. Ky Forum vjen në një moment të rëndësishëm për shkak të gjendjes aktuale të botës, Evropës dhe natyrisht të Ballkanit.
GAZETARI: Në tetor, Franca e deklaroi veten “jo në favor” për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian. Çfarë mbetet për t’u bërë nga pala shqiptare?
PRESIDENTI META: Franca dhe Gjermania kanë qenë shtyllat kryesore të BE që nga krijimi i saj. Këto dy vende kanë marrë përsipër përgjegjësi të mëdha dhe tani janë duke hedhur themelet për të ardhmen e Europës përballë shumë sfidave.
Kjo nuk është hera e parë që Franca u ka kërkuar vendeve që aspirojnë për t’u bërë anëtare të BE-së të jenë më efikase dhe më të qëndrueshme në plotësimin e reformave. Franca kërkon që procesi i zgjerimit të BE-së të kontrollohet dhe monitorohet më mirë përpara se të mirëpresin anëtarët e rinj. Në të njëjtën kohë, ajo nxit vendet aspirante si Shqipëria të thellojnë reformat në mënyrë që të jenë më të besueshëm, veçanërisht në fushat e imigracionit, drejtësisë, luftës kundër trafikimit, krimit të organizuar, etj.
Ju e dini, gjeografikisht, Shqipëria dhe Ballkani janë në qendër të Europës. Ndaj, politikisht duhet të jemi pjesë e plotë e BE-së. Edhe pse në tetor, Franca e deklaroi veten “jo në favor” për nisjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, ne e dimë se Parisi na inkurajon dhe na mbështet në realizimin e përpjekjeve tona për t’u integruar me BE. Përpjekje të bazuara në demokraci, zhvillim, stabilitet dhe bashkëpunim.
GAZETARI: Emmanuel Macron u shpreh kohët e fundit se NATO është në një gjendje të “vdekjes së trurit”. Si kreu i një shteti anëtar të NATO-s, çfarë mendimi keni mbi këtë deklaratë?
PRESIDENTI META: NATO është organizata më serioze, më e besueshmja. Punon shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore: lirinë dhe paqen në Evropë dhe në botë. Aleanca Atlantike përballet me sfida të mëdha për të rifituar vendin e saj në një kontekst të vështirë global. Të gjithë duhet të kontribuojnë në mënyrë më inteligjente për ta bërë NATO-n më të sukseshme në misionin e saj.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shengeni i Vogël apo Hileja e Madhe?

Publikuar

-

Nga

Nga Arian Galdini
Le ti marim disa gjëra me radhë e të përpiqemi të hulumtojmë mbi to.
1. Presidenca Juncker.
Që ditën e parë kur sapo mori detyrën e tij si President i Komisionit Europian, z. Juncker deklaroi se gjatë Presidencës së tij nuk do të ketë zgjerim të BE.
Dhe ashtu ndodhi.
2. Proçesi i Berlinit.
Si alternativë administruese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa portat e Europës u ishin mbyllur, Krerët e BE vendosën të krijojnë një mirazh europian të cilin e quajtën Proçesi i Berlinit.
Nuk u kujdes më askush në Europë për të gjetur shtigjet dhe mekanizmat që do ti përafronin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me BE, por u shpik Proçesi i Berlinit për të shëtitur 6 liderë të korruptuar ballkanas, me dosje pune në duar, nëpër Kryeqytetet e Europës.
6 liderët e korruptuar ballkanas u pëdorën nga Europa, për të krijuar iluzionin e një ndihmese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimit dhe përshpejtimi të Integrimit.
E vërteta është se Proçesi i Berlinit ishte fillimi i Limbos, as në BE e as jashtë Europës, për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
6 liderët e korruptuar fituan legjitimitet nëpërmjet marrëdhënies speciale me Kancelaren Merkel dhe fotove të rastit që u jepeshin si shpërblim për rolin e tyre si pezullues vullnetarë të Integrimit të vendeve të tyre në BE.
Me fotot me Merkelin dhe liderë të tjerë të BE dhe vendeve të BE, me deklaratat e pakursyera mbështetëse si shpërblim për rolin pezullues, 6 liderët e korruptuar të Ballkanit a dolën ti mbysin krejtësisht të gjithë zërat kritikë dhe opozitarizmin në vendet e tyre.
6 autoritarë të korruptuar të shëtitur si arlekinë në barkën e Proçesit të Berlinit, nëpër kryeqytetet europiane ia dolën ta shuajnë e zhbëjnë demokracinë në vendet e tyre dhe bënë çfarë deshën me të tjerat.
Psh, Edi Rama mbolli kanabis sa deshi, krijoi Oligarkët që deshi, e mbyti ekonominë shqiptare me taksidarë shteti e bandash, e mbërtheu çdo pushtet me horra, cuba e kriminelë, e zhyti Shqipërinë në borxhe të paimagjinueshme me PPP e Konçensione, u bë garanti i malavitës dhe dyndi Europën me azilantë shqiptarë të dëshpëruar dhe me kanabis, kokainë e heroinë, i ngjiti shkallët e korrupsionit në përmasa të paimagjinueshme, e ka bërë Qeverinë dhe qeverisjen si kuplaranë e tij personale, e përsëri, mbështetja europiane për të ka qenë e padrojë e shpesh e pacipë.
3. Shkëmbimi i Kufijve.
Kur Proçesi i Berlinit po dilte boje sepse nuk po jepte asnjë zgjidhje, asnjë shpresë e asnjë ndihmë, u aktivizua plani tjetër.
Iu kërkua arlekinëve të korruptuar të Ballkanit që të zihen mes tyre.
Këtu hyri në lojë Hashim Thaçi i pari e pastaj Vuçiçi dhe patjetër edhe vëllami i tyre Edi Rama.
Askush nuk e ka pasur ndonjëherë realisht dhe seriozisht tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Të gjithë e dinë se është e pamundur dhe e vdekur si ide.
Por plani është tjetërkund.
Spiralja e konfliktualitetit të lartë me fjalë e përplasje mes mbështetësve të shkëmbimit të kufijve dhe kundërshtarëve të saj, do të ndihmonte në disa fronte.
Si fillim do krijohej vetëpezullimi kombëtar i këtyre vendeve drejt Europës, sepse marrja e rolit mbështetës për tezën e shkëmbit të kufijve nga Mogherini dhe Hahn, do ta përvijonte BE si armik të çështjes kombëtare për shqiptarët, psh.
Më tej, fabula do të ishte e thjeshtë.
Franca dhe Macron do të mbështesnin Serbinë dhe shkëmbimin e kufijve, ndërsa Gjermania dhe Merkel do ta kundërshtonin tezën, duke u shfaqur si mbështetës të shqiptarëve.
Në këto kushte, të 6 vendet e Ballkanit, nuk do të flisnin e as aspironin më për Integrimin Europian, por do të kaurdiseshin me nevojën e tyre ekzistenciale për mbijetesë.
4. Macroni bllokon Integrimin.
Nën këtë frymë dhe plan, Europa vendosi të ndajë rolet mes policit të mirë dhe policit të keq.
Macroni mori rolin e policit të keq dhe Merkel mori rolin e policit të mirë.
Merkeli u bë luftëtarja e Integrimit  kur Macroni u shndërrua në Antiheroin e Bllokimit.
Dhe ja ku jemi. Presidenca Juncker u përmbyll pa zgjerim të BE.
E tillë do të përmbyllet edhe Presidenca e re e BE, e ish-Ministres së Merkelit.
Faktet janë kokëforta.
Presidencën e BE e ka disenjuar dhe kontrollon Kancelarja Merkel.
Nëse Presidentja e BE nuk e ka në programin e saj të punës dhe në axhendën e saj, zgjerimin e BE, nuk do të ketë zgjerim të BE.
Të tjerat janë lojëra dhe fjalë.
Merkeli dhe Macroni janë duke bërë të njëjtën lojë, thjesht kanë ndarë rolet, polici i mirë – polici i keq.
5. Shengeni i Vogël.
Për sa kam shkruar sa më sipër, unë mendoj se Shengeni i Vogël është vijimësi e të njëjtës lojë.
3 vendet nënshkruese, kanë marrëveshje të tregëtisë së lirë, e kanë të gjithë mundësinë që me marrëveshje dypalëshe ti lehtësojnë pafundësisht barrierat tregëtare, doganore, kufitare, etj, etj. Hyrja në një territor termash pakuptim e projektesh pa asnjë qartësi e objektiv, tregon se loja vazhdon.
Pikësëpari, Shengeni i Vogël e ka kthyer KM e Shqipërisë në Drejtor të Marketingut të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiçit.
Së dyti, Shengeni i Vogël është rrethimi dhe izolimi i radhës i Kosovës.
Së treti, rezulton se taksa 100% e Ramushit paska qenë prishje e lojës. Ndaj Shengeni i Vogël është masë sigurie e Serbisë, Ramës e të tjerëve për të rrethuar Kosovën e për ta bërë atë më të brishtë.
Me shumë gjasa edhe fitorja e VV dhe LDK në Kosovë e ka prishur përsëri lojën.
Për këtë, Shengeni i Vogël vjen si lak trysnie që shtrëngohet në fytin e Qeverisë së Kosovës.
Jo më kot Hashim Thaçi rendi dje të deklaronte se ai dhe Macroni biseduan për rinisjen e samëparshme të Dialogut Kosovë – Serbi.
Tek Macroni bllokues i Integrimit, Hashim Thaçi gjeti interlokutorin zhbllokues të Dialogut.
Me pak fjalë, 3 apo 6 arlekinët e korruptuar të ballkanit po përdoren kundër popujve të tyre.
Duhet ti themi të vërtetat dhe të ballafaqohemi me dinjitet me këdo./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas takimit me ambasadorët e SHBA dhe BE/ Christina Vasac i shkon në zyrë Bashës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja  franceze në Tiranë, ChristinaVasac ka shkuar në selinë blu ku do të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Vasac në zyrën e Bashës dhe tema e diksutimit.

Ky takim i Bashes më ambasadoren franceze vjen një ditë pas takimit të kryedemokratit me ambasadoren e SHBA, BE, ambasadorin gjerman dhe atë britanik./CNA.al

LEXO TE PLOTE