Connect with Us

Plazhet “blindohen” nga policia/ Zyrtarë dhe biznesmenë nën hetime

Sociale

Plazhet “blindohen” nga policia/ Zyrtarë dhe biznesmenë nën hetime

Publikuar

-

Lirimi i plazheve ka vijuar në Vlorë, Himarë, Pogradec dhe rek Shkëmbi i Kavajës.

Policia e Vlorës ka liruar një hapësirë zonë të mbrojtur në Plazhin e Gjipesë – Himarë, e cila shkon deri në 3000 m2, si dhe rreth 600 metra në Potam e Qeparo. Në total janë liruar 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 200 shezlongë dhe 100 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike si dhe janë proceduar 4 administratorë subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Pushtimi i tokës”.

Nën hetime ka përfunduar edhe një zyrtar në Bashkinë e Himarës.

Operacioni ka vijuar edhe në Pogradec ku janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” tre inspektorë të Drejtorisë së Tatim Taksave në Pogradec, konkretisht shtetasit: G.L, A.P, dhe E.B, banues në Pogradec, (të tre me detyrë inspektorë kontrolli në Drejtorinë e Tatim Taksave në Pogradec), pasi nuk kanë ushtruar kontrollin e nevojshëm në disa subjekte private të cilat kishin lëshuar me qira më shumë shezlongë, sesa iu kishte miratuar me leje Bashkia Pogradec, duke zënë hapësira publike në zonën e plazhit.

Në Durrës tek shkëmbi i Kavajës, gjatë kontrollit në një plazh privat u konstatuan rreth 160 shezlongë në administrim nga shtetasja D.D., e cila nuk lëshonte kupton tatimor. U procedua penalisht shtetasja D.D për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Pogradec/Durrës

Vijon operacioni “Plazh i lirë”

Lirohen rreth 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Porcedohen penalisht 5 administratorë subjektesh si dhe 4 zyrtarë bashkiakë.

Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave ” Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”.

Policia e Vlorës liron një hapësirë zonë të mbrojtur në Plazhin e Gjipesë – Himarë, e cila shkon deri në 3000 m2, si dhe rreth 600 metra në Potam e Qeparo. Në total lirohen 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen rreth 200 shezlongë dhe 100 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike.

LEXO EDHE:  Ultimatumi për ndërkombëtarët/ Mbani fjalën që keni dhënë për hetimin e Tahirit

Procedohen 4 administratorë subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Pushtimi i tokës”.

Procedohet penalisht edhe një zyrtar në Bashkinë e Himarës.

Komisariati i Policisë Himarë në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e FNSH Fier, kanë ushtruar kontrolle në subjektet që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit përgjatë plazhit të Himarës (Gjipe, Potam dhe Qeparo). Nga ky kontroll rezultoi se 4 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e “Stacionit të plazhit” pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Himarë. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Ll. Sh., M.Dh., F.B. dhe A.Z., me detyrë administratorë të këtyre subjekteve.

Po gjatë operacionit, Policia procedoi penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasin L.M (Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave pranë Bashkisë Himarë) pasi dyshohet se ka lejuar dy nga këto subjekte tregtare të ushtrojë aktivitetin në plazh pa u pajisur me kontratë qiraje në Bashki dhe pa kupon tatimorë, duke mos vepruar në funksion me detyrën e tij.

-Operacioni ka vijuar edhe në Pogradec ku janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” tre inspektorë të Drejtorisë së Tatim Taksave në Pogradec, konkretisht shtetasit: G.L, A.P, dhe E.B, banues në Pogradec, (të tre me detyrë inspektorë kontrolli në Drejtorinë e Tatim Taksave në Pogradec), pasi nuk kanë ushtruar kontrollin e nevojshëm në disa subjekte private të cilat kishin lëshuar me qira më shumë shezlongë, sesa iu kishte miratuar me leje Bashkia Pogradec, duke zënë hapësira publike në zonën e plazhit.

-Në vijim të operacionit, në Durrës tek shkëmbi i Kavajës, gjatë kontrollit në një plazh privat u konstatuan rreth 160 shezlongë në administrim nga shtetasja D.D., e cila nuk lëshonte kupton tatimor. U procedua penalisht shtetasja D.D për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Operacioni po vijon çdo ditë me shtrirje në gjithë zonat bregdetare në territorin e Republikës së Shqipërisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Drejtoresha e ISHP: Virusi nuk kërkon “pasaportë”, kemi rritur mbikqyrjen  

Publikuar

-

Nga

Nisur nga situata e Koronavirusit në Itali, Ministria e Shëndetësisë ka dyfishuar masat mbrojtëse.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm është mbledhur Task-Forca në Rinas, ku është diskutuar për masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico,u shpreh se është rritur survejanca dhe mbikëqyrja, ndërsa shtoi se kontrollet dhe izolimi i rasteve të dyshuara nuk mund të bëhet në spitale publike.

“Raste të konfirmuara ne nuk kemi. Ne në mënyrë aktive kemi rritur survjancën dhe mbikqyrjen. Në shumë vende nuk e gjen dot pacientin zero. Në fund të ditës ke vetëm një instrument të bësh mbikëqyrjen. Ne po kontrollojmë me shumë kujdes ccdo lloj aspekti. Virusi nuk kërkon për të hyrë në Shqipëri sepse nuk ka kërkuar në asnjë vend tjetër.

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Ksamil/ Policia zbardh të tjera detaje

LEXO EDHE:  Nisin hetimet pas tërmetit/ Prokuroria sekuestron dokumenta në zyrat e Urbanistikës

Ka njerëz që duan të vijnë në ISHP për kontrolle. Ky nuk është një testim si bëhet për turbekulozin. Nuk është ccështje para. Është çështje sistemi.  Nëse do kishte 100 vetë që do donin të vinin ne do e zhvendosnim strukturën dikur tjetër. Ne testojmë të gjitha rastet e dyshuara. Ata duhet të telefonojnë në urgjencën kombëtare. Numri i rasteve të dyshuara pranë ISHP është 6 dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, deklaroi ajo.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria i hoqi licencën/ “Udha e shkronjave” nuk ndalet: Po bëjmë mësim online dhe po na shijon shumë

Publikuar

-

Nga

Shkolla jo publike “Udha e shkronjave” ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për heqjen e licencës.

Në njoftimin e shkollës thuhet se sot mësimi po vazhdon online dhe të gjithë janë shumë të kënaqur.
Gjithashtu theksohet se dje janë pyetur 100% e prindërve të nxënësve të shkollës, dhe më pas është marrë vendimi.

“Sot, mësim online. Sot, mësimi në shkollën “Udha e shkronjave” është duke u zhvilluar online dhe po na “shijon” shumë 🙂 sepse jemi të kënaqur që kemi marrë një masë për mbrojtjen e shëndetit të tyre, duke shkëputur kontaktet fizike dhe duke ulur në maksimum ekspozimin ndaj sëmundjeve infektive, ndër to edhe coronavirusi i dyshuar (e theksojmë i dyshuar).
Dje, janë pyetur 100% e prindërve të shkollës “Udha e shkronjave” deri në orën 17:00. Më pas, është marrë vendimi”, thuhet në reagimin e shkollës./CNA.al

Frika nga koronavirusi/ Mbyllet për 2 javë shkolla e parë në Tiranë

Mbyllja e shkollës nga frika e koronavirusit/ Ministria e Arsimit i heq licencën: Udhëheqësit të ndiqen nga organet e drejtësisë

“Inspektorët dhunuan drejtorin e shkollës private në Tiranë”/ “Udha e shkronjave” sqaron heqjen e licencës nga Ministria

LEXO TE PLOTE

Sociale

A ka Shqipëria maska për të gjithë?/ Manastirliu qetëson qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu ka qetësuar qytetarët shqiptarë lidhur me gjendjen e maskave në vend për të përballuar koronavirusin.

Sipas Manastirliut, spitalet janë të furnizuara dhe tregu ka mjaftueshëm stok për të përballuar kërkesën.

“Përgjigja do të përmbush pritshmëritë tuaja. Ashtu si ekspertët rekomandojmë maskat nuk parandalojmë virusin. Vendosen tek ata persona që kanë probleme më shëndetin ose i shërbejnë dikujt që është i sëmurë. Kemi bërë një verifikim të importeve të maskave. Ekzistojnë dhe kompanitë që janë distributor. Spitalet disponojnë të gjitha masat mbrojtëse duke nisur nga maskat. Ndërsa farmacitë janë private dhe porosisin sipas kërkesës, tregu ka stokun e mjaftueshëm që të përballojë kërkesën. Spitalet kanë marrë të gjitha masat për furnizimin e tyre. Kështu që pa asnjë lloj shqetësimi”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE