Connect with Us

Përplasjet me Metën/ Basha: Ju qëndrojmë kushteve tona

Politikë

Përplasjet me Metën/ Basha: Ju qëndrojmë kushteve tona

Publikuar

-

Gjatë konferencës së sotme përballë gazetarëve kreu i opozitës Lulzim Basha, referuar përplasjeve me Metën është shprehur se Presidenti i Republikës po asiston në zgjidhjen e krizës politike. Sipas Bashës, thelbi i qëndrimit të opozitës është ardhja në pushtet me zgjedhje

“Presidenti po përpiqet në mënyrë aktive të ndihmojë në zgjedhjen  e krizës. Ne vazhdojmë ju qëndrojmë kushteve që patëm zgjedhje pa Edi Ramën. Thelbi është të vijmë në pushtet me zgjedhje. Këto ditët e fundit dhe përfshirë edhe zvillimet e 30 Qershorit kanë konfirmuar atë që ne si opozitë kemi paralajmëruar.”, ka deklaruar Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD akuza të forta/ Dako në krye të piramidës së ndërtimeve, Prokuroria e mbron

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dakos se kryeson piramidën e ndërtimeve dhe masakrën urbane në Durrës.

Me anë të një deklarate për mediat, PD e Durrësit thotë se Prokuroria nuk e heton Dakon, pasi pretendon se e mbrojnë për shkak të Ramës.

“Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti. Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.
Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.
Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës”, thuhet në reagimin e PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takon banorët e prekur nga tërmeti në Laç/ Askush nuk iu ka ardhur në ndihmë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Laç, ku ka zhvilluar takime me banorët e prekur nga tërmeti, të cilët janë strehuar në Kishën 100-vjeçare të Shën Mhillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se askush nuk ka shkuar ti ndihmojë këta banorë përveç kishës dhe vullnetarëve.

Basha thekson se edhe vetë Kisha ka pësuar dëmtime, gjë që sipas tij rrezikon jetën e atyre banorëve por edhe të shërbyesëve të Zotit.

“Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush.

Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar.

Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëve, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia.”-shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Ngjelës/ Ja cilat janë partitë që do të shpërbëhen

LEXO EDHE:  Çfarë e bashkon Dulen me Idrizin apo çamët me grekët?

Më tej, kreu i opozitës ngre shqetësimin se vlerësimet e objekteve po kryhen nga punonjës të administratës, të cilët nuk kanë asnjë kualifikim duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.

“Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa.

Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit.

Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar.

Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës.”-përfundon postimin e tij Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohen prapaskenat e ndalimeve në Durrës/ Si Rama po tenton të shpëtojë Dakon

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas ndalimeve të disa personave në Durrës, të cilët akuzohet si përgjegjës për tragjedinë e 28 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se ajo çfarë po tenton të bëjë kryeministri Rama është të shpëtojë nga përgjegjësia ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

“Rama e nxorri Gjushin prape “akullore”…!!!

Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas “nje pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofes. Plot 17 urdher ndalime…
“Fajtoret” rezultokan disa inspektore lagjesh, ndonje “ndertues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjte e pallateve!
Gjushit nuk i del emri kurrekund!!!
Ne Durres e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako eshte kryepergjegjes per kete situate, jo vetem se ka mbi dhjete vjet qe drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmen e tij “3D” , ne ndertimin e shumices se pallateve te demtuara.”-shkruan Paloka.

Më tej, Paloka thekson se e gjithë përgjegjësia bie mbi Vangjush Dakon, por sipas tij prokuroria nuk e heton sepse Dako ka mbështetjen direkte të Ramës.

LEXO EDHE:  Ja letra e Metës për Bashën

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Ngjelës/ Ja cilat janë partitë që do të shpërbëhen

“Kete fakt e kane denoncuar dhe keto dite me dhjetra qytetare durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmes se tij, Gjushi edhe ndertonte me firmen e tij !
Po pse atehere emri i Gjushit nuk del ne listen e polico-prokurorise se Durresit?!
Shume e thjeshte dhe e qarte per kedo; Gjushi ka mbrojtjen direkte te Rames i cili gjate gjithe kesaj kohe po kujdeset personalisht qe mos preken pergjegjesit e vertete, po si ne gjithe rastet e tjera, te mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga rradhet e ushtareve.”-shkruan Paloka.

Sipas Palokës, Rama po kerkon ta nxjerre dhe nje here Gjushin “akullore” dhe kjo ben sens.

“Gjushin deri dje ne Durres e quanin “Bankomati i Rames” ! Ne fakt tanime eshte me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin me te pare te fjales) imunitetin e tij, prandaj ne vend qe te ishte ne qeli, eshte rikthyer me urdher te Rames ne zyren e bashkise per te rregulluar “ATO LETRAT”-përfundon postimin e tij, Edi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE