Connect with Us

Pazare me Ramën/ Lëkundet Basha

Politikë

Pazare me Ramën/ Lëkundet Basha

Publikuar

-

Në konferencën e sotme, kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama kërkon pazar. Sipas tij, standari i kreut të qeverisë është grabitja e zgjedhjeve me dhunën e pushtetit.

Referuar një marrëveshjeje të mundshme me kreun e qeverisë, Basha është shprehur se asgjë nuk është personale dhe se opozita e bashkuar ka marrë një vendim të cilit duhet t’i përmbahen.

“Standarti që Rama po vendos është standarti i grabitjes me dhunë të pushtetit vendor. Çdo hap pas 30 Qershorit është jo i drejtë. Prokuroria duhet të kishte marrë masa dhe të kishte hetuar pas 30 Qershorit. Çdo hap i marrë, i kapjes me dhunë të bashkive të pushtetit vendor.

Ka një vendim politik të PD-së nga vetë forumi i PD-së, i cili qëndron i pa vënë në pikëpyetje, të cilit do t’i përmbahemi. Ky vendim është opozitës së bashkuar. Në koalicion ka njerëz me eksperiencë politike, të cilët kanë mendime ndryshme, por të gjithë qëndrojnë pranë vendimit politik që kemi marrë së bashku. Nuk ka asgjë personale.

Këtu kemi një hajdut të certifikuar në zgjedhje, i cili në vend që tu hapte rrugën zgjedhjeve demokratike ka helmuar qytetarët e tiranës me gaz. Asgjë nuk qëndron në qëndrimet tona politike të marra në Konsensus të plotë. Nuk ka përçarje midis aleatëve të opozitës.

Ne nuk na thyen presionet, nuk na thyeu gazi lotsjellës dhe nuk do të na thyejnë një grusht mercenarësh mediatik të Ramës” , ka deklaruar Basha./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse nuk i këput një kontratë me turistët? /Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD tallet me Bashën

Publikuar

-

Nga

Ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka ironizuar  kreun e PD -së Lulzim Basha, lidhur me të ashtuquajturat kontrata që ai reaklamon.

Basha deri më tani ka nënshkruar një kontratë me artistët, që janë kundër shembjes së Teatrit si dhe një kontratë besimi me banorët e Unazës së Re.

“Pse nuk i këput një kontratë Luli me turistët se “sa të vije në pushtet nuk do bëjnë fjalë apo rrahin njerëzit pronarët e lokaleve dhe hoteleve”!

Se dy kontrata i bëri, t’i këpusë dhe një të tretë se i shtohen 4 milion vota! Si tha njeri “ më duhen 100 mijë euro! Po pse s’kërkon 500 mijë i thotë një shok, ti s’kenë s’ke as 100?!Bëje tamam, je që je”?!?!”, ka shkruar Kulluri në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Lutu që të mbajë kohë e mirë me Lulin”/ Ibsen Elezi thumbon Ramën

Publikuar

-

Nga

ish-kreu i pd ne kukes, ibsen elezi

Ish kreu i PD-së Kukës, Ibsen Elezi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me të inkriminuarit që ai kandidon për kryebashkiakë apo dhe deputetë.

Elezi nuk ka lënë pa thumbuar as Lulin, duke sjellë në vëmendje indirekt rastin e Valdrin Pjetrit.

“E thjeshtë, i fut në garë, pra konkurojnë dhe nëse ka gjë del shumë kollaj, se ja gjejnë njëri-tjetrit ata që e njohin.
Pra ke vrarë konkurencën zoti Kokëministër, themelin e zhvillimit të natyrës dhe shoqërisë. E ke vrarë në tenderà, ekonomi, akademi, në parti, qeverisje dhe shoqëri”, shkruan Elezi në rrjetet sociale.

Më tej Elezi ka një apel për kryeministrin, ndonëse ironik.

“Pema e së keqes që po ngre të duket e “madhe”, por ështe pa rrënjë dhe do e rrëzoj era e parë që fryn. Harrova, lutu që të mbaj kohë e mirë me Lulin”, shkruan ndër të tjera Elezi.

Postimi i plotë:

Kur i del kunder natyres, perdon keq ose shume keq !

Zoti Kokeminister, vullneti i Zotit beri natyren dhe ne themelin e saj vendosi konkurencen, diku e bute e diku e ashper por pa te s’ben.
Psh. fale saj ca peme jane te gjata e ca te shkurtra, si ne rastin tuaj.

U be shume i gjate vragu i te perzgjedhurve tuaj qe te dalin te ftohur.
Del e thua se nuk e dija dhe ke shume te drejte se nje njeri ska nga di informacionin e gjithe dynjase.
Po dynjaja si i zgjidh keto pune ?!

E thjesht, i fut ne gare, pra konkurojne dhe nese ka gje del shume kollaj, se ja gjejne njeri-tjetrit ata qe e njohin.
Pra ke vrare konkurencen zoti Kokeminister, themelin e zhvillimit natyres dhe shoqerise.
E ke vrare ne tenderà, ekonomi, akademi, ne parti, qeverisje dhe shoqeri, sepse eshte rruga me e thjeshte per te kontrolluar cdo gje.

Katapultove e Erjone Veliat, Gent Cakajt …. deri te Valdrinat, se edhe vet nga kjo filozofi vjen, Pema e se keqes qe po ngre te duket e “madhe”por eshte pa rrenje dhe do e rrezoj era e pare qe fryn.
Harrova, lutu qe te mbaj kohe e mire me Lulin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Shushunja e LSI, shoku i Ilir hajdutit”/ Kryqëzohet zëvendësi i Monika Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka lëshuar gojën ndërsa ka komentuar projektin e prezantuar nga kryeministri Edi Rama për bregdetin e Sarandës.

“Edi Rama e lëshoi nëmën e re, do që të bëjë lungomare edhe në Sarandë. Hiqu tutje nga Saranda i mallkuar, nuk mjafton gjithë ai beton që e ka shkatërruar Sarandën deri tani, por edhe betonin tënd ka mangët. Mjaft or ti mjaft, mos e dh…t edhe Sarandën siç dhj…e Vlorën”, ka shkruar Vasili në rrjetet sociale.

Mirëpo gjuha e përdorur prej tij ka çuar në reagimine qytetarëve që e ndjekin në rrjete sociale.

“Petrit Vasili turp të të vijë për fjalorin sikur je në rrugë. Ke qenë dhe ministër ti”, i shkruan një qytetar.

Komentet janë të shumta, madje sipas qytetarëve me të duhet të merret drejtësia.

“Shoku Ilir hajdutit, ku ka gjë më të bukur se lungomare në Vlorë, i ka dhënë jetë qytetit.. O Petro, pse lodhesh kot duke shkruar, ti e di që s’të p…..njeri…..Petraqi i l… është i shqetësuar për Saranden, pasi me nder më thënë dh… shëndetësinë, drejtësinë dhe kudo ku punoj. Tani po na shqetësohet për bregdetin e Sarandës, ky pleh duhet t’i jepet drejtësisë…. e ka nga halli plaku i pështirë, se çfarë ka vjedhur deri më sot, ka për ti dorëzuar, deri në fund të këtij viti, shushunja i LSI -së”.

Janë këto disa nga komentet e qytetarëve.

Kujtojmë se Vasili, pasi Ilir Meta mori postin e Presidentit u zgjodh kryetar i LSI, për t’u larguar nga Monika Kryemadhi pas një sërë dështimesh./CNA.al

Projekti për bregdetin e Sarandës/ Petrit Vasili lëshon gojën

LEXO TE PLOTE