Connect with Us

“Kombi, nyje në fyt!”/ Bushati mesazh politikës shqiptare me fjalët e Ismail Qemalit

Politikë

“Kombi, nyje në fyt!”/ Bushati mesazh politikës shqiptare me fjalët e Ismail Qemalit

Publikuar

-

Në një moment kur vendi ndodhet në krizë politike dhe institucionale, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka zgjedhur pikërisht Ditën e Adhuruesve të Librit për t’i dërguar një mesazh ndryshe politikës shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati sjell në vëmendje fjalët e Isamil Qemalit, i cili thoshte se “kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati në dhimbje”.

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare deklaron se fjalët e Ismail Qemalit duhet t’i shërbejnë shoqërisë dhe politikës shqiptare për reflektim dhe përulësi përballë historisë.

“Dija është antipodi më i qëndrueshëm i shoqërisë përballë krimit dhe fenomeneve negative”, vijon më tej Bushati teksa përpiqet t’iu bëjë thirrje palëve për të lënë mënjan mosmarrëveshjet dhe të reflektojnë.

Mesazhi i Bushatit:

Ismal Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi – thoshte plaku i urtë – përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati një dhimbje.

LEXO EDHE:  Basha shënon “autogol”/ Skandali i radhës i kreut të Republikës së re

Kjo thënie e Ismail Qemalit të kujtohet sidomos kur sheh këtë Pasqyrë të gjendjes kulturore të vitit 1927, dëshmi e sakrificave për edukimin e kombit. Në fakt, forcimi i identitetit kombëtar nëpërmjet arsimit, artit e kulturës kanë qenë në themel të projektit të rilindasve tanë që në fillim të shekullit XIX, për një Shqipëri të përparuar, pavarësisht prapambetjes së saj.

Kjo tablo e vitit 1927 është dëshmia e gjallë sesi qytetet që kanë mbajtur peshën kryesore në historinë e vendit janë po ashtu në krye të përpjekjes për rrugën e dijes. Një varg sakrificash të cilat duhet të na shërbejnë për reflektim dhe përulësi përballë historisë që i ka rezistuar me dinjitet shtrëngatave, herë prej kohës e herë prej njeriut.

Dija është antipodi më i qëndrueshëm i shoqërisë përballë krimit dhe fenomeneve negative. Dija mbetet tipari dallues i shoqërive europiane, ku ne do të shkojmë si komb duke mbajtur me vete amanetin e parardhësve dhe premtimin për pasardhësit. #BookLoversDay U.S. Embassy-Tirana.

foto galeri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta dorëzoi kallëzimin për Gjonajn/ Përshëndet nga SPAK-u me simbolin e shqiponjës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta dorëzoi personalisht në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe dy zyrtarë të ministrisë.
Pas dorëzimit të padisë Meta bëri me duar simbolin e shqiponjës përballë gazetarëve.

Në një prononcim për median, presidenti tha se tubimi i qytetarëve nuk është e paprecedentë, pasi sipas tij përpara kryeministrisë më 2 mars nuk do të protestohet për Ilir Metën, por për mbrojtjen e kushtetutës.

“Mbrojtja e Kushtetutës është krye detyra e presidentit. Nuk ka ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se ky akt mafioz, ku së fundmi rezulton e përfshirë edhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së Drejtësisë. Të gjithë shqiptarët në Bulevard, jo për presidentin, por për Kushtetutën. Një vend që synon të çelë BE-në, i rrëmbehet kompetenca presidentit. Nuk ka asnjë vend në Europë që vonohet ngritja e GjK me qëllim kapjen e saj. Më 2 Mars, kundër murtajës që quhet ‘Rilindje””, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama në samitin e BERZH/ Na kanë vënë veton shumë herë, por këtë radhë do e vëmë ne

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër në Samitin e BERZH mbi investimet 2020, të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Ballkanin Perëndimor

Rama u shpreh se nëse pjesëmarrësit në Samitin e BERZH prekin Zv/Drejtorin për Çështjet Politike dhe të Qeverisjes, Oleg Levitin Shqipëria do të vërë veton dhe nuk do të marrë pjesë.

“Jemi në një pozicion të mirë duhet të vazhdojmë dhe të punojmë.
Nuk dua që t’ju bezdis tani me emrat e rrugëve ku fillojnë dhe ku përfundojnë sepse ka vetëm në autostradë që na duhet të ndërtojmë së bashku. Autostrada Ballkan Perëndimor – Bashkim Europian dhe kjo është ajo për të cilën kemi nevojë.
Për ta përmbyllur me komentin më të rëndësishëm, po nëse ju doni që kjo të vazhdojë vitin tjetër Olegu nuk duhet të largohet si President i ri i BERZH.
Ne na është vënë veto shumë herë në Këshillin Europian, por mendoj që në këtë pikë ne mund të vëmë veton. Kështu që nëse prekni Olegun harrojeni pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe jam shumë i sigurt që Millo nuk do ta lërë Dushkon të kthehet sërish. Kështu që për të tjerët nuk e di”, u shpreh Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ben Blushi, ky “Robin Hood” i medias shqiptare

Publikuar

-

Nga

Në 20 vitet e fundit një personazh mjaft i njohur në media dhe në politikë. Një gazetar me një penë jo të keqe, por mesa duket nuk mjafton vetëm të shkruash mirë.

Përtej kësaj qëndron dikush tjetër, ndoshta një personazh që e gjen diku në një libër, ndoshta një shkrim i shkruar ashpër, një sulm, një akuzë apo një gjobë diku.

Ben Blushi do të ishte figura qesharake e “Robin Hood”, i njohur si personazhi që vjedh të pasurit, për t’ua dhënë të varfërve.

Ben Blushi kështu tentoi të luante në politikë, megjithëse ai është një miliarder. Ai është një oligark i medias.

Në 20 vitet e fundit ai është paguar nga taksat e shqiptarëve, është paguar si zv.ministër, si ministër, deputet, prefekt e detyra të tjera shtetërore.

Për disa vite gazetar, më pas një kohë të gjatë në politikë dhe në dy vitet e fundit si menaxher.

Por, pasuria e tij vlerësohet të jetë miliona dollarë. E deklaruar në disa dhjetëra mijë dollarë menjëherë sapo ka filluar ligji për të bërë vetëdeklarimin. Më pas përfitime nga shitje librash, por edhe prona me çmime të dyshimta, pasi janë të blera 10 herë më lirë sesa çmimi i tregut.

Ben Blushi është “Robin Hoodi” qesharak i medias shqiptare. Është personazhi që pasurohej gjatë kohës së Rilindjes së Edi Ramës. Mbushte xhepat e tij, e nga ana tjetër në media fliste a thua se po shpëton shqiptarët e varfër dhe ishte ky “çlirimtari” i tyre. Në fakt kishte vënë maskën e një politikani karaxhoz, që tjetër thoshte, e tjetër ishte.

Nuk ka asnjë dyshim tashmë. Deklarimi i pasurisë së tij i tregon të gjitha. Ndërkohë që vetë pasurohej me qindra milion lekë, betohej sesi do t’i shpëtonte shqiptarët nga varfëria.

Ben Blushi ka edhe të tjera bëma dhe gjëma, të cilat ne do të vazhdojmë t’i themi, me një investigim të plotë të të gjitha pasurive, jo vetëm të tij, por dhe të rrethit të afërt familjar.

Sot në momentin kur po bëhet një vetting për drejtësinë dhe gjyqtarë e prokurorë po ikin për pesë milionë lekë të vjetra, Ben Blushi është njeriu që ka deklaruar një pasuri me vlerë 500 milion, për vetëm 30 mijë euro dhe shumën e blerjes e ka nxjerrë për gati 2 vite. Pra, të gjithë investimin e ka rikthyer pas.

Ka edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij, nga prona që administrohen nga bashkëshortja e tij notere me katër biznese, e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  Kryebashkiakët me probleme/ PD, gati denoncime të tjera

LEXO EDHE:  Çim Peka i vërsulet Lulit/ Po u njohën zgjedhjet Basha IK

Së fundi Ben Blushi po luan me variantin “KÇK” në krye të Top Channel, duke rrëmbyer “shpatën” dhe “prerë kokat” e shumicës së stafit që ka pasur ky televizion. Pa kursyer teknikë, drejtorë, regjisorë, që nga ata themeluesit e deri tek të rinjtë.

Gjithësesi vepra e Ben Blushit tregon shumë. Tregon se ai është “Robin Hoodi” më qesharak i medias shqiptare. Është e njëjta kastë e politikës së korruptuar të Shqipërisë. Është e njëjta fytyrë e medias së shitur dhe të blerë në pazaret e tregut çam.

Është Ben Blushi i akuzuar se me vajtjen e tij në Top Channel e ktheu atë televizion, nga një institucion ikonë të shqiptarëve, në një media të akuzuar se kishte vënë gjobë, por edhe një media e keqpërdorur për interesa gjyqesh e krejtësisht klienteliste të aksioneres së saj.

Por, ky “Robin Hood”, tashmë duket se përtej qesharakut do të jetë edhe përgjegjës ligjërisht, sepse faktet dhe provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë.

Gjithsesi nga nesër dhe në vijim ne do të sjellim faktet dhe të vërtetën e një pallati të ndërtuar në Tiranë, në emër të të afërmve të Ben Blushit.

Sot sollëm argumentet sesi i paguar në 20 vite në shtet, Ben Blushi u bë një miliarder. Shkrimet i gjeni më poshtë, por ky “Robin Hood” qesharak i medias shqiptare, tani pritet që të ketë llogari me drejtësinë.

E në rast se tani ka filluar të ketë sy dhe veshë në Shqipëri, personazhi nga të parët që SPAK dhe institucionet e saj mund të na tregojnë vullnetin e drejtësisë, është Ben Blushi./ CNA.al

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

LEXO TE PLOTE