LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimi për Metën/ Komisioni i Venecias "zbarkon" në Tiranë

9 Gusht 2019, 11:26, Politikë CNA
Hetimi për Metën/ Komisioni i Venecias "zbarkon" në

Komisioni i Venecias do të dërgojë një delegacion që do të vizitojë Shqipërinë në datat 9-11 shtator, ndërsa mësohet se ai do të mbaj takime në Presidencë, Kuvend dhe Kryeministri.

Kjo vizitë lidhet me kërkesën për opinion që Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta i ka dërguar Komisionit të Venecias.

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës është mbledhur në datën 11 korrik 2019. Kuvendi miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e këtij Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me argumentin se ai ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Komisioni, veprimtaria e të cilit do të zgjasë tre muaj, ka në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita parlamentare. Në krye të tij është kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja./CNA.al

Lajmet e fundit nga