LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grushti i shtetit turk në Tiranë/ “Kaubojsi” kryqëzon Ramën dhe Veliajn

9 Gusht 2019, 19:26, Politikë CNA
Grushti i shtetit turk në Tiranë/ “Kaubojsi” kryqëzon

Ngritja e monumentit përkujtimor në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit në korrik të 2016 në Parkun e Liqenit nga Bashkia e Tiranës, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Një ndër ta është edhe kandidat i zgjedhjeve të 30 qershorit për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj.

Ndocaj shkruan se ka ardhur koha për të mbrojtur edhe njëherë kombin si dikurë, nga i njëjti pushtues qeë na mbajti të shtypur për 50 vite. Ndërsa i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër turkut dhe ?hamzave tanë? duke iu referuar Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Hashim Thaçit.

Postimi i plotë

JU BËJ THIRRJE TË GJITHË SHQIPTARËVE PA DALLIM FEJE DHE KRAHINE SE KA ARDHUR KOHA PËR TË MBROJTUR KOMBIN EDHE NJEHERË, SI DIKUR MOTIT, NGA I NJËJTI PUSHTUES QË NA MBAJTI TË SHTYPUR PËR 500 VITE! TË DASHUR MIRDITORË, PUKJANË, SHKODRANË, MALËSORË, ZADRIMORË, TROPOJANË, KUKSIANË, DIBRANË, KURBINAS, HASIANË, BURRELAS, TIRANAS, KORQARËT , VLONJATËT , FIRAKËT ! PROVOJENI TA THYENI ATË PLLAKATË TURPI, NJËLLOJ SI PLLAKA E SULLTANIT LESHIT QË E THYEN LEZHIANËT ! JEMI NË LUFTË KUNDËR TURKUT DHE HAMZAVE TANË, SI RAMA, VELIA, THAQI, TARE E SHUMË TË TJERË. SHPATA GJERGJ KASTRIOTIT SHPEJT DO BJERI MBI TA. RROFTË KOMBI SHQIPTAR, POSHTË SHQIPFOLËSIT TURQ E TRADHTARËT!/CNA.al

Lajmet e fundit nga