Connect with Us

Foto- Si “e sfidojnë” të nxehtin fëmijët e kryeqytetit

Sociale

Foto- Si “e sfidojnë” të nxehtin fëmijët e kryeqytetit

Publikuar

-

Muaji gusht ka ardhur më i nxehtë se muajt e tjerë dhe qytetarët e Tiranës kanë gjetur disa mënyra të ndryshme për t’u freskuar në këto ditë të nxehta.

Në fotot e mëposhtme mund të shikoni sesi fëmijët janë dyndyr pranë shatërvanit në sheshin “Skëndebej”, në qendër të kryeqytetit.

Pavarsisht vapës dhe të nxehtit, këto pamje ndërsa fëmijët luajnë në një hpasirë e cila është tërësisht e dedikuar për këmbësor të bën të ndihesh mirë dhe të buzëqeshësh./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rrebeshe të dendura dhe vranësira/ Zbuloni si do të jetë moti deri në fund të muajit shtator

Publikuar

-

Fundi i shtatorit duket se do ta gjejë vendin tonë me vranësira e kthjellime të herëpashershme. Sipas Meteoalb, në orët në vazhdim në zonat jugore-juglindore madje pritet të ketë rrebeshe shiu e stuhi të forta.

Ndërsa përgjatë gjithë fundjavës, pritet të ketë vranësira.

“Oret vijuese paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat ne zonat jugore-juglindore do të sjellin rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere.

Fundjava karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.”- shkruan Meteoalb.

Ndërsa përsa i përket javës në vazhdim, pritet një rikthim i shirave, por me një përmirësim përsa i përket ditëve të fundit të muajit.

“Përsa i përket javës tjetër sërish pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë shira në të gjithë vendin, më të dendura gjatë ditës së martë. Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të muajit do të ketë ri-kthim te kthjellimeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta gjatë ketij episodi 3-4 ditor KU vlerat minimale do të zbresin deri në 8⁰C gradë C NDERSA maksimalet do të luhaten nga 29 apo 30⁰C.

Era do të jetë e fortë gjatë këtyre ditëve duke arritur shpejtesinë deri në 60 km/h duke sjellë në brigjet detare dallgezim të lartë deri 6 ballë.”-shkruan Meteoalb.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Marrëveshje me Poliklinikën e Barit për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rralla

Publikuar

-

Nga

Pas Turqisë, edhe Italia merr përsipër trajtimin e specializuar të rasteve të veçanta të pacientëve shqiptarë, me sëmundje  të rralla. Marrëveshja u arrit me Poliklinikën e Barit, gjatë vizitës së Ministres Manastirliu në Rajonin e Puglias.

“Jam shumë e kënaqur që bashkë drejtorin e përgjithshëm të Poliklinikës së Barit konkretizojmë dy projekte të rëndësishme, projektin rajonal për zhvillimin e telemjekësisë për menaxhimin e rasteve të infarkteve si dhe binjakëzimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit Universitar të Barit apo siç njihet, Poliklinika e Barit, që do të mundësojë trajtimin e pacientëve me sëmundje të veçanta në Itali”, tha Manastirliu gjatë vizitës së zhvilluar në Poliklinikën e Barit.

Drejtori i Përgjithshëm i Poliklinikës së Barit u shpreh se binjakëzimi i dy spitaleve universitare do t’i vlejë forcimit të marrëdhënies së miqësisë e vëllazërisë mes popujve tanë, por edhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë vizitës në Poliklinikën e Barit, u prezantua projekti ndërkufitar që konkretizohet mes tre shteteve të Adriatikut të Poshtëm, Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e Telemjekësisë.
Projekti E-Shëndetësi ka si pritshmëri t’i përgjigjet më mirë nevojave të pacientëve, të reduktojë shpenzimet e kujdesit shëndetësor, duke mbajtur të njëjtën cilësi shërbimi.

Në një nivel më të lartë, do të jetë në dispozicion një komunikim i dyfishtë me profesionistët e shëndetësisë, telemonitorimi i personalizuar i parametrave biomjekësor, monitorimi i përputhshmërisë me terapinë, etj.
Me anë të këtij projekti që nis të implementohet në tre shtete, do të bëhet i mundur krijimi dhe zhvillimi i rrjetit të infarktit territorial, duke përfshirë ambulancat instrumentale, ndihmën e largët për pacientët në rrezik, telemonitorimin dhe tele-emergjencën, me qëllim rritjen e efikasitetit të menaxhimit të infarktit, sidomos minutave pas ngjarjes dhe shkurtimit të kohës për ndihmë mjekësore.

Qasja e re do të mundësojë përkufizimin dhe personalizimin e shërbimeve të reja sociale dhe të kujdesit shëndetësor të cilat janë përshtatur bazuar në faktorët socio-ekonomik dhe mjedisor, modelet e sjelljes, etj, duke krijuar një model të ri, më afër pacientit, modelin e mjekësisë personale. Projekti parashikohet të jetë 3-vjeçar dhe nis brenda muajit Tetor të këtij viti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shtypi i ditës, 21 shtator 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 21 shtator 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Dënimi i Tahirit shkurajues, SHBA: Drejtësia, hap përpara”, ndërsa një tjetër titull vijon “Kartmonedhat e reja, falsifikimi shumë i vështirë”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Legalizimet, emrat e 2640 familjeve që marrin tapinë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Ndahet dy vite pas martesës çifti i 100 milionëve. Misteret e udhëtimeve të Olta Gixharit drejt Spanjës”.

“Tema’” ka si titull kryesor “Pse nuk bindën provat e prokurorisë kundër Tahirit”, ndërsa një tjetër titull vijon “Tom Doshi e Stërkaj ankuhen për deputetë e Shkodrës, Rama: Kur ulem unë me Berishën e Metën, pse nuk uleni ju?”.

“Shekulli” hapet me titullin “Saimir Tahiri dhe fuqia e “Oktapodit Rilindja”, ndërsa një tjetër titull vijon “Vrasësit e dyshuar të Santiago Malkos u liruan”.

LEXO TE PLOTE