Connect with Us

Foto-Kanina gati për turistët/ Rama jep lajmin e mirë

Sociale

Foto-Kanina gati për turistët/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Kanina është një nga zonat me potencial të pashfrytëzuar turistik dhe kulturor.

Kjo për shkak të infrastrukturës. Por, sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar se turistët mund ta përfshijnë Kaninën në listën e vendeve për t’i vizituar.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje spektakolare të rrugës së re dhe panoramike të Kaninës, e cila ka rritur numrin e vizitorëve në këtë zonë me histori të pasur e natyrë fantastike duke krijuar perspektiva të reja punësimi dhe zhvillimi për të gjithë banorët e saj, ju uroj një ditë të mbarë”, ka njoftuar Rama në rrjete sociale, duke shtuar fotot, nga duket një panoramë e mrekullueshme që të ofron Kanina.

Kalaja e Kaninës është një nga objektet që ngjall interes për vizitorët e huaj por edhe ata venda.

Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës, në një kodër me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Muri rrethues është i gjatë 1 km dhe përfshin një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ditët e fundit të verës? Njihuni me parashikimin e “frikshëm” per motin në ditët në vijim

Publikuar

-

Vera po numëron ditët e fundit të saj dhe hyrja e vjeshtës është në prag. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve ndërkombëtarë kjo vjeshtë do të jetë me mot të paparashikuar. Stuhi të herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Shërbimi meteorologjik “AccuWeather” raporton se rajonet më të prekura nga një mot i tillë do të jenë në Europë, Italia, por dhe vendet e Ballkanit, ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Sipas këtij shërbimi, parashikohet që stuhitë me shi do të jenë të befasishme dhe të shpeshta përgjatë gjithë vjeshtës.

“AccuWeather” në parashimin për vjeshtën raporton se më së shumti reshje do të ketë në tetor dhe nëntor.  Me kalimin e muajit nëntor “Accuweather” njofton për mundësinë e depërtimit të ajrit të ftohtë nga lindja dhe veriu duke sjellë ulje ekstreme temperaturash dhe më shumë dëborë në Ballkan. Një mot i tillë nuk do e prek Europën Perëndimore. Kjo pjesë e Europës gjatë vjeshtës do të ketë mot të qëndrueshëm./Burimi:intv

LEXO TE PLOTE

Sociale

Memoriali turk/ Shoqëria Civile fillon protestën

Publikuar

-

Nga

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, aktivistë të shoqërisë civile sot po zhvillon një protestë kundër memorialit turk, në nder të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi.

Protesta po mbahet tek Kodrat e Liqenit, aty ku dhe është vendosur memoriali turk.

Kujtojmë këtu se vendosja e memorialit për të rënët e ushtrisë dhe policisë gjatë grushtit të shtetit para tre vjetësh në Turqi, është cilësuar një provokim i fortë për kombin shqiptar duke ngjallur edhe reagime të shumta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shtypi i ditës, 20 gusht 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 20 gusht 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me tiullin “Socialistët marrin Shkodrën, protesta”, ndërsa një tjetër titull vijon “PPP Milot-Balldren, si ndryshoi pazari”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Pronat, formulari për të përfituar kompensimin”, ndërsa një tjetër titull vijon “”Na turpëruat” zbardhet debati mes këshilltarëve të PD e deputetëve në Shkodër: Rama të na kërkojë falje”.

“Shekulli” ka si titull kryesor “Nuk respektuan kriteret në tendera, përjashtohen 18 kompani”, ndërsa një tjetër titull vijon “PS merr Këshillin Bashkiak mes protestave, Shkodra në krizë”.

“MAPO” ka si titull kryesor “Shkodra rikthen protestat dhe tensionet politike”, ndërsa një tjetër titull vijon “Merkel mesazh të fortë për integrimin, ja kush po përfiton që tani”.

LEXO TE PLOTE