Connect with Us

Foto- Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës/ Makinat ngecin në trafik për 30 minuta

Kronika

Foto- Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës/ Makinat ngecin në trafik për 30 minuta

Publikuar

-

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar, ndërsa makinat kanë ngelur në trafik për rreth 30 minuta.

Mësohet se në këtë aks rrugor kanë ndodhur tre aksidentet të njëpasnjëshme, gjë që ka rënduar tej mase trafikun deri në bllokimin total të tij.

CNA.al ka siguruar edhe disa foto ku duket trafiku i rënduar tej mase dhe makinat që presin në radhë të gjata./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL ndalet në Tiranë/ Ultimatum për deklarimin e pasurisë dy të dënuarve

Publikuar

-

Nga

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

L. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Përmbyset makina në Kamëz

LEXO EDHE:  Video-Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen 4 makina

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrimi i 800 kg lëndë narkotike/ Policia zbardh detajet

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka reaaguar në lidhje me lajmin e publikuar sot në media, për sekuestrimin e një sasie prej 800 kg lëndë narkotike në Igumenicë.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit thekson se lënda narkotike është ngarkuar në territorin grek.

“Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me një lajm të publikuar, për një sasi lënde narkotike cannabis sativa të kapur në Igumenicë, Greqi, që mund të kishte kaluar ne PKK Qafë Botë, Sarandë, informojmë se:

Policia Kufitare ka marrë menjëherë kontakt me homologët grekë, të cilët kanë deklaruar se kamioni nuk është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga PKK Qafë Botë, Sarandë.

LEXO EDHE:  Pas aksidentit tragjik/ Reperi shqiptar mer vendimin drastik pas vdekjes së menaxherit

LEXO EDHE:  Aksident në Kamëz/ Plagoset rëndë një person

Autoritetet e Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës, të palës greke, konfirmuan faktin se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në territorin grek.”-thuhet në deklaratë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapen 800 kg kanabis në Igumenicë/ Arrestohet çifti i bashkëshortëve

Publikuar

-

Nga

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 800 kg kanabis, mëngjesin e sotëm në Igumenicë.

Mësohet se aksioni është zhvilluar rreth orës 06:00 në afërsi të Qafë Botës, ndërsa droga, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria ishte fshehur në një kamion frigoriferik.

Po ashtu policia ka vënë në pranga burrë e grua, përkatësisht shoferin dhe pasagjeren e mjetit, ku u gjet droga./ CNA.al

LEXO TE PLOTE