Connect with Us

Ecte me shpejtësi skëterrë/ 22-vjeçari nga Kosova i ofron 30 Euro policit

Kronika

Ecte me shpejtësi skëterrë/ 22-vjeçari nga Kosova i ofron 30 Euro policit

Publikuar

-

Ka tentuar t’i japë para policit të qarkullimit, por ka përfunduar në pranga.

Kjo i ka ndodhur, 22-vjeçar me iniciale V.B., nga Kosova.

Sipas Policisë, ai është kapur nga radari duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pas ndalimit ka tentuar t’i japë rryshfet punonjësit të policisë rrugore, një shumë prej 30 euro.

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë në lokalet e natës/ Arrestohet 25 vjeçari, procedohet pronari

Ndalimi i tij është bërë në aksin rrugor Durrës-Plepa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tirana pushtohet nga mjegulla/ Vështirësohet qarkullimi

Publikuar

-

Nga

Një rast i pazakontë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

I gjithë kryeqyteti është mbuluar nga një mjegull, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Në pamjet e siguruara nga CNA.al, shihet se pamja nuk është shumë e qartë, ndërsa raportohet se kryesisht mjegulla më e dendur është regjistruar në Bulevardin e Ri, në zonën e Don Boscos, Laprakës, Casa Italias, Bathores, etj.

LEXO EDHE:  Foto/ Supermakina e së ardhmes

LEXO EDHE:  Mbërrin në portin e Durrësit kroçera “Seven Seas Explorer” me 746 turistë

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar këtë mjegull, që bën pothuajse të pamundur fushëpamjen, ndërkohë vendi është shoqëruar prej disa ditësh nga moti i keq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet ngjarja/ Si u plagos çifti i bashkëshortëve në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pyetjes së dëshmitarëve Policia ka hedhur dritë mbi plagosjen që tronditi mbrëmjen e sotme zonën e Alliasit të Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve janë p/rkatësisht Petrit dhe Afërdita Laze. Ata kishin qenë në banesë në momentin kur dy persona të maskuar kanë hyrë në të.

Njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri drejt bashkëshortëve, të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup.

Çifti Laze merret me tregti, janë pronarë të dy furrave të bukës, ndërsa dyshohet se autorët kanë dashur të vjedhin banesën e tyre.

“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”,  2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L. dhe A.L.

LEXO EDHE:  Skema 3D-Si u ekzekutuan Dalipaj e Dautaj në mes të ditës/Makinat e përfshira

LEXO EDHE:  BASHA: DO ULIM TAKSAT DHE ÇMIMIN E ENERGJISË/ GRIDA ËMBËLSIRË PËR DURRËSIN

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore”, vijon njoftimin më të fundit zyrtar Policia.

Ndërkohë, blutë kanë nisur hetimet intensive, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë aksionin e terrenit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rendë kriminale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja e bashkëshortëve në Tiranë/ Policia njoftim zyrtar

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës jep njoftimin zyrtar për plagosjen e mbrëmjes së sotme në Allias të Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve me iniciale P. L. dhe A. L.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ku po marrin shërbimin mjekësor, pasi raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Kosova: Do shërojmë plagët aty ku dhembin më shumë

LEXO EDHE:  Foto/ Supermakina e së ardhmes

Ndërkohë që policia nuk jep me shumë informacione se një njoftim të raportuar më parë nga mediat, burime jozyrtare bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve meret me tregti dhe ka disa dyqane.

Dyshohet se ata janë plagosur nga persona të maskuar, që kanë shkuar t’i grabisin, por pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE