LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti/ Erion Braçe “masakron” Bashën: Bindju ligjit dhe dorëzohu para gjykatës!

9 Gusht 2019, 17:06, Politikë CNA
Dokumenti/ Erion Braçe “masakron” Bashën: Bindju ligjit

Zëvendës kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të bëra nga kreydemokrati Lulzim Basha, sipas së cilit qeveria po vjedh me anë të rrugës Thumanë-Kashar.

Teksa shkruan se një akuzë e tillë është krejtësisht e pavërtetë pasi kjo rrugë nuk është në ndërtim, e për pasojë, nuk ka se si të vidhet, Braçe i kundërpërgjigjet duke publikuar dokumentin e rrugës Rrëshen-Kalimash, kur Basha ishte ministër i Transporteve, për të cilën është paguar më shumë se 900 mln euro, nga 418 euro që ishte kostoja e synuar e rrugës.

Postimi i plotë

?LYRZIM, A E MBAN MEND KETE KONTRATE?

LYRZIM, A E MBAN MEND KETE TABELE?

Eshte kontrata e ndertimit te rruges ?RRESHEN-KALIMASH;

Eshte tabela ne kontrate-faqe 151, E KOSTOS SE SYNUAR:418 MILION EURO!

NE FAKT TI PAGOVE PER TE 900 MILION EURO E CA ME SHUME!

Vec per kete segment!

Te lexova dje per segmentin THUMANE-KASHAR;

Shkruaje se aty ishin vjedhur-fakt i kryer, mbi 200 milion euro!

Pas teje dhe nje gazete sot, shkruante se ne THUMANE-KASHAR, qeveria ka faturuar-fakt i kryer, mbi 200 milion euro!

E para gje; Rruga Thumane -Kashar nuk po ndertohet, nuk ka nisur te ndertohet, nuk ka asnje volum punimesh, per pasoje,

AS KA FATURUAR KUSH E AS KA PAGUAR KUSH QOFTE EDHE NJE QINDARKE NGA PARATE E BUXHETIT TE SHTETIT!

Pra ZERO LEKE, ZERO EURO!

Perkundrazi, kjo Qeveri, sot eshte ne gjyq me kompanine Gener 2 qe i kerkon fitimin e munguar per anullimin e asaj kontrate!

E ben dot dallimin Lyrzim?

Tabela ne foto, ne faqen 151 te Kontrates se Ndertimit te Autostrades Rreshen-Kalimash, ka nje vlere te synuar prej 418 milone eurosh;

Ti gjate prokurimit e me pas ndertimit, e cove ne 900 milion euro,

ATA FATURUAN DHE TI PAGOVE FATURE ME FATURE DERI NE 900 MILION EURO!

Ky eshte fakti i kryer Lyrzim! Vlera e synuar, vlera e faturuar, vlera e paguar, rruga ashtu e ndertuar!

Me gjen dot nje fature te paguar per rrugen Thumane-Kashar Lyrzim? Nese nuk ndertohet e nuk paguhet, si vidhet?

Ne dosje bashke me kontraten, kam akuzen e ngritur ndaj teje nga Prokuroria e Republikes;

ATY TREGOHET SI ESHTE VJEDHUR!

ASHTU ESHTE VJEDHUR NE RRUGE!

PERGJEGJESI PER VJEDHJEN SIPAS PROKURORISE, JE TI!

Bindju ligjit e dorezohu para gjykates Lyrzim!?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga